Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i Zgurit, Arben Ristani: Mazhoranca, metoda antiligjor­e

-

Ish-

kryetari i KQZ- së, Arben Ristani, shprehet se ligjër isht PS- ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ristani del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj. "Mundet sepse lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyrore në pyll, gjithçka mund të ndodhë", tha Ristani. Për të treguar paligjshmë­rinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor, që parashikon rastet e largimit të parakohshë­m të mandatit të kryetarit të KQZ. "Kodi Zgjedhor përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij dhe në rast se konstatohe­n shkelje, është po KQZ ajo që i drejtohet parlamenti­t për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është pamundur", deklaroi Ristani për "Report TV". Si sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së, Ristani sqaroi edhe qëndrimin e demokratëv­e për të ndaluar shkarkimin. "PD nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore dhe përveç faktit që është zëdhënëse edhe e interesit publik në këto raste, për t'i bërë të ditur publikut dhe ndërkombët­arëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dhe Kushtetuta", u shpreh Ristani. Por a ndikon sjella politike në punën normale të KQZ? "Të gjitha sjelljet antiligjor­e ndikojnë në të gjitha institucio­net, jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucio­n si të gjitha institucio­net e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partnerite­t pro ligjit në të gjithë vendin", tha Ristani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania