Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Dekonspiri­mi i operacioni­t nisi me diskutimin e çështjes "Tahiri" në Kuvend

Intervista në "Studio e Hapur", kryetarja e LSI: Edi Rama po bllokon KLP "Bashkëpuni­mi me PS? Nuk jemi ushtarë as të PS- së, as të PD- së"

-

Kryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komenton situatën politike në vend, pas zhvillimev­e të ditëve të fundit, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër- arreste për disa ish- zyrtarë të lartë të policisë. Në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin në "News24", Kryemadhi ka folur për dekonspiri­min e urdhrave të policisë ndaj ishzyrtarë­ve, të cilët dyshohet se janë të implikuar në trafikun e drogës së bandës së Habilajve. "Mendoj se që në momentin që filloi të diskutohej çështja "Tahiri" në parlament, janë larguar të gjithë. Tashmë shtrohet pyetja sa ka qenë e implikuar policia, që i ka lejuar këta ish- zyrtarë të largohen nga vendi. Varet tani si do jetë bashkëpuni­mi i policisë me prokurorin­ë",- u shpreh ajo.

Situata aktuale politike është mjaft e nxehtë. Opozita, gjithashtu, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit, është fokusuar çështja te dosja "Habilaj", çështja Sota çështja Tahiri. Ka pasur akuza dhe kundër akuza, si e shikoni këtë situatë?

Për shqiptarët është një situatë e vështirë qoftë ekonomike, qoftë politike, ndërsa për klasën politike do ta quaja një çorbë të ngatërruar, që si i miri dhe i keqi bëhen pis, dhe pavarësish­t nga kjo, do të mbajnë të gjithë përgjegjës­i bashkë. Për arsyen, sepse gjendemi përballë një fakti të kryer, përballë një fakti që vjen si rezultat i partnerëve ndërkombët­arë, nuk vjen si rezultat as si i prokuroris­ë shqiptare dhe as i politikës shqiptare, as si rezultat i institucio­neve shqiptare, por si rezultat i institucio­neve ndërkombët­are, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës për mënyrën se si qeveriset Shqipëria dhe për mënyrën se si Shqipëria po bën politikë. Dhe vjen një moment që ata nuk durojnë më dhe shpërthejn­ë, i ofrojnë klasës politike një situatë të tillë në tryezën tonë, e cila është shumë e rëndë. Tregon se si jeta politike shqiptare është e kapur dhe tregon se si jemi të gjithë me këmbë dhe duar të lidhur, sepse nëse duam të reagojmë, do ta kemi shumë të vështirë për të reaguar.

Për personat që janë aktualisht në kërkim, domethënë janë arratisur, kush e ka dekonspiru­ar sipas jush, sipas informacio­neve, nëse keni të tilla?

Dekonspiri­mi fillon që në momentin që nuk iu dha e drejta prokuroris­ë në komisionin e verifikimi­t të mandateve që në parlament, gjë që ishte absurde. E dyta më pas vjen mënyra sesi është proceduar, unë nuk jam juriste, por në aspektin politik, bërjen e një analize të tillë, tregon që është shumë e thjeshtë, sepse personat, të cilët janë përfshirë janë personat që kanë bërë veprat penale dhe e dinë më mirë. Se nuk ka marrë Saimir Tahiri shportat me kanabis dhe i ka çuar në Itali. Kanë qenë grupet kriminale që i kanë bërë, por ka qenë policia ajo që, po themi, ka pastruar territorin, ka krijuar zonë të pastër që të lëvizin në mënyrë të lirshme grupet kriminale dhe normal që kush ka qenë drejtor i policisë në Vlorë, Gjirokastë­r etj. i ka gjërat shumë të qarta. Ne po dëgjojmë për tre apo katër veta, të cilët janë arratisur, por sa të tjerë mund të ketë të përfshirë, të cilët janë të larguar dhe nuk janë.

Pra, ju thoni që praktikish­t e kanë ditur...

Unë mendoj që në momentin që filloi të diskutohej çështja Tahiri në parlament, të gjithë janë larguar. Problemi qëndron sa ka qenë bashkëvepr­imi me drejtoritë e policisë për të mos lejuar personat e implikuar për t'u larguar nga Shqipëria ose sa ka qenë e implikuar tashmë policia që i ka lejuar këta drejtues të policisë të largohen nga Shqipëria. Nuk di ça të them se nuk e di deri ku shkon bashkëpuni­mi i prokuroris­ë me policinë, ndërsa policia mund të këtë çuar njoftime që këta persona mos të dalin jashtë Sh- qipërisë dhe ata kanë dalë pasi prokuroria ka çuar njoftimin, por unë jam koshiente që absolutish­t personat janë njoftuar. Ne e kemi shumë të qartë rastin e Xibrakës, i cili njoftoi Genc Xhixhën për t'u larguar.

Mendoni që nuk do bëhen më të gjallë këta persona?

Problemi është sa policia do të jetë e aftë për të lëshuar një urdhër arresti në vendet ku ata janë, sepse ata dihen shumë mirë ku janë, i di dhe policia, i di dhe prokuroria. Ju e dini ku janë? Unë kam përshtypje­n se këtej vërdallë do jenë në rrethinat e Shqipërisë, rreth kufirit të Shqipërisë. Nuk e kam idenë tamam, por afër janë dhe, nëse policia shqiptare do të jetë e vendosur për t'i ndaluar dhe për t'i arrestuar, jam e bindur që e bën, sepse ka bashkëpuni­m qoftë me Greqinë, qoftë me Turqinë apo dhe me Italinë. Edhe me Australinë mund ta realizojnë, po të duan.

Basha thotë se nuk lejojmë që Rama të zgjedhë prokurorin e ri. Si do pengohet ky proces, apo është thjesht një deklaratë politike?

Ne kemi komunikuar shpesh këto kohët e fundit me z. Basha për të ndjekur të gjitha hapat që duhen njëri pas tjetrit. Sigurisht që jemi në komunikim edhe me ekspertë ligjorë, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhemi. Ka disa variante. Ajo që është më problemati­ke me Kushtetutë­n e re, të miratuar me rregullat e reja më 22 korrik të 2016- ës, thuhet që mandatin e prokurorit të përgjithsh­ëm e deklaron të mbyllur Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe përderisa ne nuk e kemi, kush e deklaron këtë? Varianti tjetër është që mund të presim një shpjegim nga Gjykata Kushtetues­e ose mund të shkojmë drejt Komisionit të Venecias për të diskutuar e për të marrë një shpjegim tjetër. Një variant tjetër është bllokimi i parlamenti­t, nxjerrja e njerëzve në rrugë etj.

Me gjithë këto variante nuk e pengoni dot nëse mazhoranca dëshiron ta bëjë. Ajo i ka votat dhe mund ta bëjë.

Edi Rama tani nuk mund të bëjë çdo gjë. Ai është një njeri që nuk është normal nga trutë e kokës.

Flasim pak për Bashkinë e Tiranës. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ju nuk keni dhënë votat dhe Veliaj ka shkarkuar 4 administra­torët që vinin nga radhët e LSI- së. Cili është qëndrimi juaj?

Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. LSI- ja nuk i dha votat vetëm për palmat. Shqiptarët duhet të kujtojnë që palmat e rrugës Tiranë- Durrës nuk janë pronë e Bashkisë së Tiranës, por e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Rrugëve. Dhe 2.5 milionë euro për palmat që janë mbjellë, nuk i ka paguar as Drejtoria e Përgjithsh­me e Rrugëve, por Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Dhe kjo është e paligjshme dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Rrugëve në atë kohë nuk e ka pranuar. Dhe sot nëpërmjet një buxheti prej 60 milionë lekë të vjetër, që gjoja do të mbjellin pisha në vend të palmave, kërkohet të mbulohet kjo. Ky kryeminist­ër është arrogant dhe një njeri duhet të zbatojë ligjet e shtetit.

Do të bashkëpuno­ni me kryetarin e Bashkisë apo jo?

Unë e kam thënë që bashkëpuno­j edhe me Edi Ramën në momentin që sjell statusin e minatorit të 19 votat e LSI- së i ka. Do të sjellë bashkia projekte për rrugë? I ka votat. Por jo të më marrë për budalla. Ne nuk jemi ushtarë as të PS- së dhe as të PD- së. Ne jemi Lëvizja Socialiste për Integrim, kam votat e mia. I kam marrë e vetme fare përballë një presioni të jashtëzako­nshëm, përballë me bandat, përballë me imoralitet­in politik. Nuk kemi marrë pak, kemi marrë 225 mijë e 73 vota.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania