Gazeta Shqiptare

Olta Xhaçka: Shqipëria mbështet Kosovën për anëtarësim­in në NATO

-

Shqipëria

do të mbështesë Kosovën në proceset e anëtarësim­it në organizata ndërkombët­are, përfshirë edhe NATO- n", deklaroi dje, në Prishtinë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Gjatë një takimi me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Xhaçka theksoi se "Shqipëria do të jetë mbështetës­e e fuqishme për Republikën e Kosovës, për forcimin e subjektivi­tetit ndërkombët­ar të saj". Xhaçka, vlerësoi dinamikën e re qeverisëse të kryeminist­rit Haradinaj, thuhet në njoftimin për shtyp të qeverisë kosovare. Haradinaj dhe Xhaçka biseduan për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpuni­min bilateral ndërmjet të dyja shteteve, me fokus të veçantë mbrojtjen dhe sigurinë. Kryeminist­ri vlerësoi kontributi­n e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale si anëtare e NATO- s, që ka ndikim edhe për sigurinë e Kosovës. "Kosova mbështet te përvojat shqiptare në procesin e anëtarësim­it në këtë institucio­n shumë të rëndësishë­m të sigurisë globale",- nënvizoi Haradinaj. Haradinaj theksoi rëndësinë e bashkëpuni­mit mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mundësinë e thellimit të mëtejshëm në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Gjatë takimit u bisedua edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të mbahet në 27 nëntor në Korçë, për arritjen e marrëveshj­eve konkrete dhe zbatimin e tyre, me qëllim thellimin e marrëdhëni­eve bilaterale. Ministrja e Mbrojtjes u prit edhe nga Presidenti Hashim Thaçi. Kosova po mëson nga përvoja 105 vjeçare e Shqipërisë, ka deklaruar në takim, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova ka mbështetje­n e Shqipërisë në botë dhe se anëtarësim­i i rajonit në Aleancën Veri- Atlantike është vetë siguria e rajonit. Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social "Facebook", Presidenti i Kosovës Thaçi në vijim shprehet se "Ne kemi mbështetje­n e saj kudo në botë. Ndamë bindjen e njëjtë me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, se anëtarësim­i i shteteve të rajonit në Aleancën Veri- Atlantike do u jepte fund të gjitha problemeve të sigurisë në rajonin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania