Gazeta Shqiptare

Ngjela: Rama të ikë, ndryshe do të përfundojë keq

-

Një rilindës, i cili është bërë simbol i demokracis­ë liberale në Shqipëri dhe, gjithashtu, një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeminist­ër që mban veshur T- shirt të Machael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit",- shkroi në këtë kohë djali i Soros. Ndërkohë në Shqipëri kryeminist­ri Rama ka marrë kritika të shumta nga opozita për raportin që ai ka më George Soros. Madje këto kritika u shtuan në kohën, kur Rama kritikoi presidenti­n aktual Donald Trump në kohën kur ai ishte kandidat për president i SHBA- së. Soros është i njohur për mbështetje­n e kandidatëv­e të majtë në shumë vende të botës, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fun- dit, mbështeti hapur Hillari Klintonin. Soros është mik kryeminist­rit Edi Rama. Madje shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar edhe në dasmën e tretë të multimilia­rderit para tre vitesh. Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë. Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko- social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacioni­t Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeminist­ri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin "Qytetar Nderi". Avokati

i njohur, Spar tak Ngjela deklaroi dje, se kryeminist­ri Edi Rama do të përfundojë shumë keq nëse nuk jep dorëheqjen. Në një koment të tij, Ngjela analizoi situatën ku ndodhet qeveria dhe vendi. "Gjendja ekonomike është në rrënim; dhe nga qeveria paraqiten përqindje të rritura zhvillimi si kongreset e tiranisë Hoxha. Vetëm borxhe dhe gjobitje drastike se shteti është pa para, por njerëzit e papunë duhet të hanë bukë me përqindjet e Ramës. Pa prodhim dhe pa asnjë skemë investimi, se qeveria është e izoluar ngaqë po bllokon reformën në drejtësi",- shprehet Ngjela. "Në fakt, ky kryeminist­ër tani ka ikur, por ligësia nuk e lejon ta mendojë, dhe i jep një shpresë se mendon edhe Saliun si ndihmë",- tha Ngjela. "Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeminist­ër. Po kush është ky? Fakti që nuk jep dorëheqjen është një nga ata që po ikin që tani nga sytë këmbët. Nëse nuk jep dorëheqjen, provon se ka plane ogurzeza në mendje. Por, do të përfundojë shumë keq"- u shpreh Ngjela.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me Alex Soros
Kryeminist­ri Edi Rama me Alex Soros

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania