Gazeta Shqiptare

Sarandë, sekuestroh­et resorti luksoz "Santa Quaranta"

Policia: Vendosëm nën sekuestro preventive edhe 36 apartament­e e 28,690 m2 truall Në hotelin e Balilit u gjetën familjarët, punonjësit kishin marrë "pushim"

- Arbër Sulo

Kompleksi luksoz "San ta Quaranta" në Sa randë nuk do të jetë në duart e familjes së Klement Balilit, por do të administro­het dhe përdoret nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, policia ka sekuestrua­r pasuritë e 45- vjeçarit Klement Balili, i cili akuzohet për trafik ndërkombët­ar droge dhe njihet ndryshe si "Eskobari i Ballanit". Me vendimin e gjykatës në duar, dhjetëra forca policie dhe përfaqësue­s të Prokuroris­ë zbarkuan dje në qytetin bregdetar dhe vunë nën sekuestro preventive resortin turistik të Balilit, si dhe prona të tjera të familjes së tij. Mësohet se në hotelin e famshëm dhe të përfolur se në të kanë fjetur edhe ministra të kabinetit "Rama" me dashnore, kanë qenë vetëm familjarë të Klement Balilit, të cilët janë dhe pronarë të biznesit. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se gjatë kontrollit në hotel nuk u gjet asgjë e jashtëligj­shme, ndërsa punonjësit ishin njoftuar që më parë që ditën e djeshme të mos shkonin në punë. Ndërkohë, pas ekzekutimi­t të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, policia deklaroi zyrtarisht se ka sekuestrua­r ish- kampin e Pushimit të Punëtorëve në Sarandë ( aktualisht hotel "Santa Quaranta"), 28,690 m2 truall dhe 36 apartament­e e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe. Policia theksoi se, "grupi ' Balili' është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioni­t ' Forca e Ligjit', që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet". Klement Balili është në kërkim prej më shumë se një viti nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

DEKLARATA E POLICISË

Sipas policisë, procedimi penal për grupin e njohur si "Balili", me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit është regjistrua­r më 3 prill të vitit 2016 për trafik lëndësh narkotike. Mësohet

se paralelish­t me procedimin për trafik narkotikës­h, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamen­tin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, ka investigua­r dhe përcjellë në vazhdimësi të dhëna mbi pasur-

itë e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal.

Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria për Krimet e Rënda ka regjistrua­r procedimin pasuror nr. 5, të vitit 2017, për hetim pasuror për gjitha lidhjet familjare të grupit "Balili". Mbi bazën e këtij materiali policor, bazuar në ligjin nr. 10192, "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë", ( i njohur si ligji "Antimafia"), Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës së

Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosjen nën sekuestro të aseteve. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot ( dje) vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë: Ish- kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht hotel ' Santa Quaranta'; 28,690 m2 truall; 36 apartament­e e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestrua­ra do të administro­hen dhe përdoren nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Grupi ' Balili' është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioni­t ' Forca e Ligjit', që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet. Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacio­ne të vlefshme për identifiki­min dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojn­ë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve antiligjor­e. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Klement Balili pjesën më të madhe të pasurive e ka në emër të familjarëv­e të tij dhe shokëve dhe se këto pasuri shtrihen kryesisht në Sarandë, Delvinë dhe në Tiranë. 45- vjeçari është person në kërkim prej më shumë se një viti nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke, pasi akuzohet për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike.

 ??  ?? I kërkuari, Klement Balili
I kërkuari, Klement Balili
 ??  ?? Hoteli "Santa Quaranta" në Sarandë
Hoteli "Santa Quaranta" në Sarandë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania