Gazeta Shqiptare

Fatura e energjisë, 27.8 mln euro vetëm për dhjetorin

Bilanci korrik- dhjetor, thatësira "rrënon" financat e OSHEE Përgjashtë­muaj, kompaniabl­eu135.5mlneuro përenergji­në

-

Operatori i Shpërn darjes së Energjisë Elektrike ka siguruar sasinë e kërkuar të energjisë për muajin dhjetor, ndërkohë që shuma e shpenzuar kap vlerën 27.8 milionë euro. Referuar raportit të OSHEE, çmimi me të cilin kompania ka siguruar sasinë më të madhe është dukshëm më i lartë se ai i një muaji më parë, duke qenë se mbi 222 000 MWh janë blerë me një çmim prej 93.36 euro, nga 75.98 euro që u pagua për muajin nëntor. Thatësira e tejzgjatur si dhe rritja e konsumit për shkak të stinës së dimrit detyruan operatorin e shpërndarj­es të rrisë kërkesën për muajin e fundit të vitit, ndërkohë që kjo u shoqërua edhe me një nga faturat më të shtrenjta për këtë vit. "Totali i energjisë elektrike të ofruar dhe kërkuar për t'u blerë nga OSHEE sh. a. për çdo profil është si me poshtë: Profil: Lot 1, 93,000.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 6,688,969.00 euro, me një çmim mesatar prej 70.97 euro/ MWh. Profil: Lot 222,704.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 21,153,259.00 euro, me një çmim mesatar prej 93.36 Euro/ MWh", thuhet në dokumentin e OSHEE, i cili jep edhe detajet e procedurës. Ndërkohë, kompania OSHEE bleu për muajin dhjetor, përmes platformës ' online', procedurat e blerjes së energjisë elektrike për muajin nëntor. Sasia e siguruar është rreth 270 mijë MWh, me një vlerë prej 21.7 milionë euro, e ndarë në dy lote.

BLERJET NË 6 MUAJ

Sipas të dhënave nga OSHEE, mësohet se që prej muajit korrik vlera e shpenzuar për blerje energjie vetëm nga Operatori i Shpërndarj­es arrin në 107.7 milionë euro. Ndërkohë që, nëse shtojmë edhe shpenzimet për dhjetorin, atëherë fatura shkon në 135.5 mil- ionë euro. Ndërkohë, për t'i ardhur në ndihmë blerjes së energjisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime, duke akorduar 3 miliardë lekë shtesë nga buxheti i shtetit si dhe duke aprovuar një hua prej 1 miliard lekësh për blerjet e nëntorit dhe dhjetorit.

RAPORTI

Nga të dhënat e 8- mujorit 2017, rezulton se kompania ka një trend në rritje të energjisë

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania