Gazeta Shqiptare

"Njohja dhe martesa me Sadijen, në dasmë na erdhi e gjithë Tirana"

Në shtëpinë me orendi komuniste të "Nderit të Kombit" Valltari: Kam pasur jetë të bukur dhe të lodhshme, vallen e nisa që fëmijë nëpër dasma

- Fatmira Nikolli

Fëmijë, ai kërcente nëpër das ma. Tiranasit hapnin dyert dhe në oborr ahengu vazhdonte gjatë në gëzime familjare. I vogël ka qenë natyrë e hedhur. I gjatë, i dobët, i shkathët, gjithnjë në humor, në fëmijëri ai nuk zinte vend dhe vallet i kishte pasion. Lala dhe Ija gëzonin kur e shihnin të birin, por asnjëri nuk dinte t'i merrte vallet. "Ija ishte më qejflie, ndërsa lala ishte më i sertë. U pëlqente kur më shihnin, por vetë nuk i dinin vallet", thotë ikona e valles popullore Besim Zekthi, sot "Nder i Kombit" në një bisedë për "Gazetën Shqiptare".

Sot, në moshën 81- vjeçare, Besim Zekthi jeton në një pallat të vjetër në rrugën "Mihal Grameno" në Tiranë.

Kam folur dy a tri herë në telefon me Zekthin, kam pyetur nëpër lagje derisa mbërrij në shtëpinë e tij.

Shkallët me pllaka në ngjyrë gri të çojnë në kat të dytë, ku derën e hap Sadija, bashkëshor­tja e tij dhe dikur, spikere e Ansamblit Popullor.

Kanë të njëjtën shtëpi që kanë ndërtuar me punë vullnetare në rini, të dy burrë e grua. Dy dhoma e një kuzhinë, me hapësirë modeste dhe një arredim po aq modest. Në korridor, një portmonto minimalist­e. Dyert janë të drunjta e të bardha, me një pjesë xhami në mes. Ju duhet t'i mbani mend ato dyer. Janë kaq të vjetra, sa i gjeni kryesisht në filmat shqiptarë bardhezi. Mobiliet po të kohës së rinisë së tyre, të vogla, të thjeshta, prej druri. Bufeja, po si atëherë. Është e ulët dhe në të janë vënë me rregull gota të ndryshme. Është paradite, por dielli nuk bie në dhomë. Në shtëpi, syri të zë një kalorifer për ngrohje, ndërsa nga dhoma matanë, veshi të kap zërin e një televizori.

Kjo është shtëpia e "Nderit të Kombit" - krejt e zakontë, krejt e thjeshtë, si ajo e pensionist­ëve normalë, që me kontribute­t e tërë jetës, e shkojnë pleqërinë duke ndarë ato pak të holla që marrin mes ushqimit e ilaçeve. Nuk prisja ta gjeja Besim Zekthin të jetonte mes luksit, ai ka jetuar në Shqipëri, dhe ata që e njohin e përshkruaj­në si një burrë të ndershëm. Ai nuk është marrë me politikë, as me biznes. Por, nuk prisja gjithsesi ta gje- ja në këtë shtëpi, kaq modeste. Perceptimi i parë që të vjen në mendje kur do të shkosh në shtëpinë e një artisti në zë, është ai imazh që i jep qoftë titulli "Mjeshtër i Madh", qoftë "Nderi i Kombit". Në mënyrë krejt të pajustifik­ueshme, nënvetëdij­a duket se të shtyn të mendosh se një njeri i madh, me emër të madh, që ka bërë punë të mëdha, që ka fituar aq shumë çmime, që ka ngritur në këmbë stadiume spektatorë­sh me vallet e tij, duhet të ketë, një shtëpi njëfarësoj të madhe, të bardhë, me drita që llamburijn­ë. Por jo. Jam gabim. Jam në shtëpinë modeste të një burri të madh, që ka pasur siç thotë "një jetë shumë të lodhshme, por shumë të bukur". Gjithë ç'ka fituar është pasuri morale e shpirtëror­e. Hiçgjë materiale. Janë ende të freskëta imazhet e shtëpisë së Robert Ndrenikës, që u bënë virale për thjeshtësi­në në të cilën jetonte. Duket se ai brez, që bëri art me emër, nuk mundi kurrë të bëjë edhe para, para aq sa u takon emrave që mbajnë.

Besim Zekthi është një burrë krenar. Nuk ia ka ënda të më flasë për shpërblime­t e munguara në para, kur është kthyer nga jashtë me çmime e medalje të arta. Edhe titulli "Nderi i Kombit" nuk ka shpërblim monetar. Gjithë titujt që ka marrë kanë bërë që pensioni i tij të jetë diç më shumë se të tjerët. Shkon në jo më shumë se 40 mijë lekë të rinj. Ç'komb dhe ç'vlerësim për nderin e vet.

FËMIJËRIA

"Kam mësuar të kërcej nëpër dasma në Tiranë" thotë Zekthi, duke shtuar se më pas shkoi në ansambël, ku punoi tërë jetën, 50 vjet.

Kujton se në dasma kërcente valle tiranase, valle të tjera popullore shqiptare, devollitçe, dropullite, mirditore, kuksiane, dibrane...

Në dasma shkoja me ijen e me lalën, por edhe me shokë. "Lala kishte shumë kënaqësi kur më shihte të kërceja. Ky do bëhet artist thoshte. Isha shumë impulsiv si temperamen­t, më rrëmbente muzika". Ishte njeri i mbyl-

 ??  ?? Në foto: Besim Zekthi me Presidenti­n Ilir Meta
Në foto: Besim Zekthi me Presidenti­n Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania