Gazeta Shqiptare

Mes mjerimit dhe autizmit, historia e familjes Tabaku në Kuçovë

"Jetojmë vetëm me 200 mijë lekëshin e KEMPI- t, nuk i blejmë dot as ilaçe" Nëna: Na ndihmoni të kurojmë vajzën e sëmurë

-

Në fshatin Vodez të Kuçovës, në një dhomë të vogël plot lagështi, me dritare të thyera e mure të plasaritur­a jeton familja Tabaku. Tashmë që po vjen dimër, atyre u është dashur të izolojnë me ngjitës xhamat e thyer në mënyrë që të mbrohen sadopak nga i ftohti, e njëkohësis­ht shpresojnë që këtë vit, moti mos tregohet po aq mizor sa shteti. Shiu futet brenda nga të katër anët e tavani pikon ujë mbi krevatet e dy vogëlushev­e të kësaj familjeje. E si të mos mjaftonte e gjithë kjo, prindërit duhet të përballen përditë me një tjetër realitet edhe më të vështirë. Që në moshën 3 vjeçare vajza e vogël e familjes është diagnostik­uar si një fëmijë me nevoja të veçanta të spektrit autizëm, por gjendja e mjeruar ekonomike e prindërve ka bërë që trajtimi për vogëlushen mos të jetë i plotë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Laura Tabaku, nëna e fëmijës më autizëm që tashmë ka mbushur 6 vjeç, tregon se ajo dhe bashkëshor­ti nuk janë në punë dhe pagesa e KEMPI- t për vajzën prej 200 mijë lekësh të vjetër është i vetmi burim të ardhurash për të mbajtur frymën gjallë. Ajo, me lot në sy, bën thirrje për ndihmë ndaj instancave përkatëse, duke kërkuar të paktën t'i mbulohet shpenzimi i rrugës që duhet të bëjë përditë për të dërguar vajzën në qendrën shëndetëso­re të Beratit, për të ndjekur trajtimin me një psikolog.

Si quheni dhe prej sa personash përbëhet familja juaj?

Unë quhem Laura Shahin Tabaku, jam 31 vjeç dhe jetoj së bashku me bashkëshor­tin dhe dy vajzat, 6 dhe 8 vjeç në fshatin Vodez, Komuna Lumas në Kuçovë. Të 4- t jetojmë në një dhomë Jetojmë vetëm me pagesën e KEMPI- t prej 200 mijë lekësh të vjetër që merr 100 vajza, e 100 unë si kujdestare e saj. Por kjo nuk na mjafton për të blerë as gjërat që na duhen më shumë, sidomos ilaçet e vajzës së sëmurë. të vogël që na e kanë dhënë vjehrra me vjehrrin.

Kjo dhomë është gjithçka që ju keni në pronësi?

Po! Këtu ne duhet të rrimë, të hamë, të gatuajmë, të flemë, por kjo hapësirë nuk është e mjaftueshm­e për katër persona. Vajza e madhe, që është në klasë të dytë, duhet të mësojë e ne nuk i ofrojmë dot as një tavolinë ku të ulet të shkruajë. Kësh- tu që ulet në gjunjë e shkruan në karrige për të bërë mësimet.

Si janë kushtet e ambientit ku jetoni?

Skandaloze, siç mund ta shikoni edhe vetë. Dritaret janë të vjetra, disa xhama të thyer që bashkë me burrin i kemi izoluar me ngjitëse që të mbajnë jashtë të ftohtin pasi edhe ngrohje nuk kemi. Tani që fillojnë shirat, tavani pikon e duhet të vëmë legenë që të mbledhin ujin. Na mbyti lagështia e më shumë kam frikë për vajzat se mund të kapin ndonjë sëmundje.

Si e përballoni jetesën në Vodez nga ana ekonomike?

As unë, as bashkëshor­ti nuk jemi në punë. Unë duhet të rri gjatë gjithë kohës me vajzën e vogël që ka autizëm, madje shkoj edhe në kopsht rri me të pasi nuk ka ndihmë të specializu­ar. Kështu që jetojmë vetëm me pagesën e KEMPI- t prej 200 mijë lekësh të vjetër që merr 100 vajza, e 100 unë si kujdestare e saj. Por kjo nuk na mjafton për të blerë as gjërat që na duhen më shumë, sidomos ilaçet e vajzës së sëmurë. Edhe librat e vajzës së madhe i bleva duke marrë lekë borxh dhe i kam larë kur kam marrë pagesën e KEMPI- t e tjetrës.

Kur u diagnostik­ua vajza juaj me autizëm dhe a po merr trajtim mjekësor?

Kur ishte 3 vjeç e morëm vesh që ishte me autizëm. Ky lajm na ra si bombë se nuk e prisnim. Për momentin e dërgoj në një qendër shëndetëso­re në Berat, por jo përditë, sepse rruga kushton 3 mijë lekë të vjetër e nuk na del llogaria. Kur kemi lekë shkoj bashkë me të dhe bën seanca me një psikolog.

A keni kërkuar ndihmë nga instancat përkatëse?

Unë kam trokitur në të gjitha institucio­net e zyrat e shtetit dhe nuk më janë përgjigjur pasi më përcjellin me pretekstin se kam pagesën e KEMPI- t të gocës. Kam shkuar në komunën Lumas dhe i kam thënë të vijnë të shikojnë situatën. Më premtuan që do vijnë, por nuk erdhën dhe as më ndihmuan.

Cila është thirrja juaj ndaj shtetit?

I lutem që të më ndihmojnë, të paktën me transporti­n e rrugës që bëj deri në Berat kur çoj vajzën në qendrën shëndetëso­re. Gjithashtu, kërkojmë që burrit t'i sigurohet një punë pasi është tejet e vështirë ta gjejë në fshat.

 ??  ?? Laura Tabaku, nëna e dy vajzave
Laura Tabaku, nëna e dy vajzave
 ??  ?? Faksimile e vërtetimit që vajza e vogël merr KEMP
Faksimile e vërtetimit që vajza e vogël merr KEMP
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania