Gazeta Shqiptare

Ilir Daja: Me shpërblimi­n do blej një makinë të re

Trajneri rrëfen në një intervistë jetën në Korçë dhe shijen që po i lënë sukseset në Europë Tekniku kryeqyteta­s rrëfehet në "360 gradë"

-

Tani të gjithë e njohin si trajnerin më të suk sesshëm me një ekip shqiptar, pasi këtë sezon ka thyer çdo rekord me Skënderbeu­n. Si askush tjetër, ka kaluar 4 ture në kompeticio­net europiane, ka mposhtur skuadra me emër në Europë dhe ka 5 pikë në grupet e Europa League. Skënderbeu ka një profil të veçantë loje, të portretizu­ar me emrin e Ilir Dajës. Në një intervistë për "Vipsport. al", Ilir Daja rrëfen anën e panjohur, atë jashtë fushës së blertë.

Për të gjithë ata që nuk ju njohin, kush është Ilir Daja jashtë fushe?

Një person si të gjithë të tjerët. I zakonshëm, me profesioni­n që merr gjithë kohën dhe ku impenjimi është maksimal. Thuajse gjithë kohën ma merr përgatitja e materialit, pasioni për futbollin.

Në atë pak kohë që ju mbetet profesor, çfarë preferoni të bëni?

Kur kam ndonjë ditë pushim, preferoj të udhëtoj, të dal jashtë qytetit të Korçës, në vendet e tij të bukura. Kaloj kohë me miq e shokë. Bashkë me pjesëtarët e stafit tim, pra me shoqërinë e punës, rrimë bashkë në darkë dhe pimë edhe ndonjë gotë verë. Kjo është edhe pija ime e preferuar.

A jeni familjariz­uar tashmë me Korçën?

Korça është nga qytetet më të këndshme të Shqipërisë, ka edukatën dhe kulturën. Ka një traditë shumë të mirë në gatim, jo vetëm atë vendëse, pasi ka shumë kuzhinierë, të cilët kanë punuar në vendet fqinje dhe kanë marrë shumë përvojë. Ka larmi gatimesh. Pjata juaj e preferuar? Jam më shumë te gjërat tradiciona­le. Për shembull, qoftet me kungullesh­ka më pëlqejnë shumë. Edhe pastat, makaronat apo dhe gatimet e mishit. Ku banoni në Korçë? E kam shtëpinë 100 metra larg stadiumit, shumë afër. Tani në dimër më pëlqen shumë soba e drurit që kam në shtëpi. Është shumë e këndshme. Çfarë makine keni? Një "Mercedes", por mos më pyesni për vitin e prodhimit… Jam shumë i kënaqur për atë, por them se ka ardhur koha ta ndërroj. Përsëri do të marr një "Benz" ose një "BMW".

Do t'i shpenzoni për makinën e re premiot e ndeshjeve europiane?

Po, ia vlen të pasur një makinë të re me premiot që kemi marrë gjatë kësaj kohe. Gatuani? Të them të drejtën, e porosis me telefon ushqimin. Në përgjithës­i, preferoj të dal jashtë, por kur e kam kohën të limituar, porosis me telefon.

Jeni kursimtar apo shpenzoni?

Nuk më ngjit leku fare. Shpenzoj shumë, edhe pse Ilir Bozhiqi më thotë se jam kurnac.

Jeni miq prej kohësh me profesor Ilir Bozhiqin. Ia keni kopjuar ju modelin e flokëve apo ai juve?

( Qesh) Jemi shokë prej 30 vitesh, por nuk kemi të njëjtë modelin e flokëve. Ai i mban me vijë në mes, unë nuk i kam mbajtur asnjëherë kështu.

Cilat gjuhë të huaja flisni?

Flas italisht dhe anglisht, por këtu më duhet të pranoj se është pika ime e dobët, sepse nuk kam mbrojtur me dëshmi asnjërën prej tyre. I flas, por jo deri në atë pikë sa të komunikoj sa më duhet në profesioni­n tim. Kur i kthehem vetes, e kam "peng" gjuhën, sepse kam pasur ofertë edhe nga jashtë. Komunikimi është shumë i rëndësishë­m, pasi unë jam një trajner demokrat, ku rregulli është primar. Dua që lojtarët të jenë të bindur për atë që bëjnë, jo të urdhëruar. I lë lojtarët në seanca teorike të debatojnë me argumente.

Për çfarë oferte bëhet fjalë konkretish­t?

Para 3 vjetësh kam pasur një ofertë nga Arabia Saudite, por nuk më pëlqen të punoj me përkthyes. Kam pasur një ofertë edhe nga Shkëndija e Tetovës.

Çfarë ndodh me akademinë tuaj?

Akademia vazhdon punën e saj, por atë pjesë që më takon ia kam lënë tim biri, i cili ka edhe licencën e duhur. Modeli juaj në trajning? Për nga mënyra e të luajturit më pëlqen Guardiola. Më pëlqen spektakli dhe loja sulmuese. Mesi apo Ronaldo? Do të zgjidhja idealin. Mesi është talent natyral, kurse Ronaldo është talent dhe shumë punë. Është një shembull shumë i mirë, pasi pavarësish­t emrit që ka, ai vazhdon të punojë njësoj.

Keni punuar në disa skuadra, keni ndonjë moment që do të donit ta veçonit?

Për mua, një moment i paharruesh­ëm është ai me Elbasanin në vitin 20052006. Kemi qenë kryesues nga java e parë deri në fund. Festimi i atij titulli ka qenë një përjetim i paparë. Më parë kisha punuar te Pogradeci në Kategorinë e Parë, ku arritëm objektivin e mbijetesës. Në vitin 2008, pasi punova një vit si drejtor teknik, dolëm kampionë me Dinamon. Kujtoj finalen me Partizanin javën e fundit, që e gjykoi Taljavento. Luajtëm me 9 vetë dhe fituam. Pastaj kam qenë 2 herë të Besa. Herën e dytë kisha një ekip shumë simpatik, ku 6- 7 lojtarë luanin për herë të parë në Superiore dhe ishin të rinj në moshë. Ishte Fejzullahu 19 vjeç, Batha 20, Dita, Berisha, Mustafa. Tirana ishte një kënaqësi më vete, por diferencën e bën pa dyshim Skënderbeu. Jo se jam unë te ky ekip, por ky klub ka një potencial shumë të madh, kushte shumë të mira për të punuar dhe një organizim perfekt.

Çfarë raporti keni me lojtarët?

Jam trajner kërkues në stërvitje, por kam raporte shumë të mirë, jo vetëm me lojtarët që kam aktualisht në ekip, por me të gjithë të tjerët, duke përjashtua­r ndonjë rast. Thonë gjithmonë se në një ekip ka një lojtar, të cilin e quajnë "çuni i presorit". Te Skënderbeu për shembull, Lilaj ngacmon Vangjelin: ' Hë mo çuni i presorit'… Ka një shprehje nga një trajner gjerman, i cili ka thënë: "Dua që 50% e lojtarëve të më duan, 30% të më respektojn­ë dhe 20% të më urrejnë". Flas me të gjithë futbollist­ët që kam pasur, përveç Bledar Devollit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania