Gazeta Shqiptare

Përgjimet e grupit Habilaj zbuluan lidhjet me drejtuesit e policisë

Taulant Haxhiraj u thoshte bashkëpunë­torëve: Kjo punë bëhet me shtet Emrat e 3 ish- zyrtarëve dolën pas përgjimit të bisedave të menaxherit të parcelave me 24 tonë kanabis

-

Përgjimet e grupit të Ha bilajve kanë bërë të mundur zbulimin e emrave të tre ish- zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për ish- kreun e bluve të Vlorës, Jaeld Çela; ish- shefin e Krimit të Organizuar, Gjergji Kohila dhe ish- shefin e Postës Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode. Sipas TV "Klan", Taulant Haxhiraj, i cili menaxhonte parcelat me 24 tonë kanabis të Habilajve të zbuluara në tetor vitit 2016 në Treblovë u thoshte shpesh bashkëpunë­torëve të tij shprehjen: "Kjo punë bëhet me shtet". Pas këtyre sinjaleve, hetuesit e Krimeve të Rënda forcuan dyshimet se kultivimi dhe trafikimi i drogës nga Vlora drejt Italisë realizohej me mbështetje­n e strukturav­e policore. Nga thellimi i hetimeve rezultoi se 3 ish- zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës dilnin të përfshirë si bashkëpunë­torë me grupin kriminal të Habilajve. Taulant Haxhiraj, një prej të arrestuarv­e në vitin 2016 gjatë një operacioni në Treblovë, pritet të ripyetet nga prokuroria lidhur me këtë hetim. Ish- drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si edhe dy kolegët e tij, Kohila e Bode, tashmë janë në kërkim, pasi efektivët e SHÇBA nuk gjetën vendndodhj­en për arrestimin e tyre. Ndaj tre ishzyrtarë­ve kanë dalë edhe urdhrat e arrestit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Burime nga grupi hetimor shprehen se lista e zyrtarëve policorë mund të zgjatet edhe më tej. Për përfshirje në grupin kriminal Habilaj, më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga parlamenti autorizim për heqje e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri si dhe autorizimi­n për arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës. Ndaj Nga thellimi i hetimeve rezultoi se 3 ish- zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës dilnin të përfshirë si bashkëpunë­torë me grupin kriminal të Habilajve. Taulant Haxhiraj, një prej të arrestuarv­e në vitin 2016 gjatë një operacioni në Treblovë, pritet të ripyetet nga prokuroria lidhur me këtë hetim.

 ??  ?? Sokol Bode me Moisi Habilajn
Sokol Bode me Moisi Habilajn
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania