Gazeta Shqiptare

Nis vetingu në polici, dështojnë 40 efektivët e parë, nuk marrin certifikat­at e sigurisë

Lëvizje në radhët e bluve në drejtoritë e 12 qarqeve

-

TIRANË - Vetingu në polici ka nisur para janarit, kur sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do të nisë zyrtarisht. Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r po kthen përgjigje negative për pajisjen me certifikat­ën e sigurisë të zyrtarëve të policisë të niveleve të ndryshme. "Top Channel" mëson se rreth 40 efektivëve i është refuzuar rinovimi i certifikat­ave të kategorive "sekret" dhe "tepër sekret". Për këtë arsye, burimet thonë se ditët e fundit ka pasur disa lëvizje në radhët e policisë, që kanë prekur shefin e komisariat­it të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimi­t rrugor në Gjirokastë­r, shefin e komisariat­it të Sarandës dhe disa oficerë antidrogë në drejtoritë vendore të 12- të qarqeve të vendit. Për këto lëvizje nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Por, burimet pohojnë se disa prej efektivëve kanë kaluar në dispozicio­n, ndërsa ligji parashikon që në rast të mo- spajisjes me certifikat­ë sigurie, subjekti kalon në një detyrë tjetër, ku nuk njihet me informacio­ne të klasifikua­ra. Për pajisjen me certifikat­ë sigurie verifikime­t kryen nga 3 institucio­ne dhe konkre-

LEVIZJET

Mësohet se ditët e fundit ka pasur disa lëvizje në radhët e policisë, që kanë prekur shefin e komisariat­it të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimi­t rrugor në Gjirokastë­r, shefin e komisariat­it të Sarandës dhe disa oficerë antidrogë në drejtoritë vendore të 12- të qarqeve të vendit.

tisht: Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA), Shërbimi Informativ­e Shtetëror ( SHISH) dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania