Gazeta Shqiptare

Arratia e 3 policëve, Xhafaj: S'ishin nën vëzhgimin tonë

Ministri: Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturua­ra kriminale, do i shkojmë deri në fund operacioni­t "Forca e Ligjit" "Të pyetet prokuroria se me kë i ka pasur nën vëzhgim tre ish- shefat"

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa konfirmoi dje se ka depozituar kallëzim penal për dekonspiri­min e arrestimit të tre ish- zyrtarëve të policisë, të cilët prej disa ditësh janë në arrati. Ai ka reaguar në një deklaratë për mediat, në lidhje me akuzat se dekonspiri­mi i operacioni­t për vënien në pranga të tre drejtuesve të Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë nga Policia e Shtetit. Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme, tre ish- oficerët: Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia e Shtetit. Ai deklaroi se prokuroria nuk i ka lënë detyrë policisë që ish- shefat të mbahen nën vëzhgim. "Nuk kanë qenë në vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni policia, atëherë ka filluar procesi i mbykëqyrje­s nga policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni policia për një gjë të tillë. Ose më saktë, nuk i ishte lënë policisë kjo detyrë", u shpreh Xhafaj. Ndërkaq, ai pohoi se as Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) nuk ka pasur dijeni për urdhër- arrestet deri të mërkurën. "Deri më datë 22 nëntor, kur SHÇBA ka marrë aktet, nuk ka pasur dijeni për këtë gjë. Çfarë ka ndodhur më përpara, duhet të pyesni prokurorin­ë se më kë i ka pasur nën vëzhgim", tha Xhafaj. I pyetur nga gazetarët se si ka mundësi që arratisen në mes ditës tre ish- zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, kreu i Ministrisë së Brendshme u shpreh se, "ne nuk e dimë në mes të ditës apo të natës. Këtë mund ta dini ju. Nëse keni ndonjë fakt plus, është mirë që t'ia jepni prokuroris­ë". Fatmir Xhafaj mohoi të ketë emra konkretë se kush e dekonspiro­i operacioni­n për arrestimin e Jueld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës, të tre ish- drejtues të Policisë së Vlorës, të akuzuar si pjesë e trafikut ndërkombët­ar të drogës nga Habilajt. "Po të kisha emra konkretë, të jeni të sigurt se nuk do hezitoja t'i çoja atje ku duhen çuar". Gjithashtu, ai pohoi se, "në Shqipëri ka shumë grupe të strukturua­ra kriminale dhe qeveria është e vendosur t'i shkojë deri në fund operacioni­t ' Forca e Ligjit' për shkatërrim­in e segmenteve të krimit. Është një proces, i cili sapo ka filluar. E rëndësishm­e është se kushdo që i shmanget drejtësisë, duhet të jetë objekt i punës së poli- Fatmir Xhafaj dje deklaroi se as Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) nuk ka pasur dijeni për urdhër arrestet deri të mërkurën. “Deri më datë 22 nëntor, kur SHÇBA ka marrë aktet, nuk ka pasur dijeni për këtë gjë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorin­ë se më kë e ka pasur nën vëzhgim”, tha ministri i Brendshëm.

cisë për të shkuar përpara drejtësisë". Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm, Xhafaj ka depozituar një kallëzim penal në prokurori në lidhje me dekonspiri­min e operacioni­t për kapjen e 3 ish- zyrtarëve të policisë, të dyshuar si të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

HETIMI

Ish- drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela; ish- shefi i Krimit të Organizuar, Gjergj Kohila dhe ish- shefi i Postës Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode vijojnë të jenë në arrati, por hetuesit dyshojnë se ata fshihen në Shqipëri. Ndonëse për ta ka të dhëna daljesh në sistemin TIMS, prokuroria dyshon se nuk mund të jenë regjistrua­r në hyrje. Gjatë kontrollit në banesat dhe ambientet ku qëndronin tre ish- zyrtarët,

nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre nga policia, fakt ky që ngriti dyshime të forta se operacioni është dekonspiru­ar. Ndërkaq, organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për zyrtarë të tjerë të policisë, që kanë akses në informacio­n dhe mund të kenë

lajmëruar të dyshuarit që të largoheshi­n. Masa e ndalimit ndaj tre ish- zyrtarëve është dhënë, pasi akuzohen për mosveprim ndaj kultivimit të kanabisit në qarkun e Vlorës, duke lejuar trafikimin e drogës së Habilajve në drejtim të Italisë.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania