Gazeta Shqiptare

"Shashka dhe mashtrime", PD- ja pranon kontratat e lobimit me vlerë 675 mijë USD

Vlera, PD: U kontrollua­n nga DASH, PS të hetojë, i japim kopjen e kontratës "Depozitimi në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë"

-

Pasi fillimisht i mohoi duke i quajtur masht rime, Partia Demokratik­e ka pranuar ekzistencë­n e dy kontratave dhe pagesave ndaj lobuesit të saj në Uashington, "Muzin Capitol Partners", me vlerë 675 mijë USD, të zbuluara nga një investigim i BIRN. Në një deklaratë për shtyp të shtunën, Partia Demokratik­e e Shqipërisë pranoi ekzistencë­n e dy kontratave të lobimit me kompaninë lobuese amerikane "Muzin Capitol Partners", për të cilat opozita shqiptare ka paguar 675 mijë USD. "Kontratat e lobimit të Partisë Demokratik­e janë dokument publik, që janë të depozituar­a në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë", tha PD në një njoftim për shtyp. "Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrollua­r nga qeveria amerikane", shtoi ajo. Një investigim i BIRN i publikuar të martën zbuloi se Partia Demokratik­e fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë ndaj ' Muzin Capitol Partners' dhe dështoi të bënte transparen­cë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transferta­ve rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionerë anonimë, e regjistrua­r në parajsa fiskale. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratik­e dhe një kompani guaskë e regjistrua­r në Skoci me emrin "Biniatta Trade LP", të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës, si dhe pagesat për shpenzimet e saj. Kontrata e drejtpërdr­ejtë e PD- së me "Muzin Capitol Partners" është raportuar në Departamen­tin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me "Biniatta Trade LP" është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Më 14 nëntor 2017, "Muzin Capitol Partners" raportoi në Departamen­tin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratik­e, me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë

të tretë nga "Biniatta Trade LP" në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhëni­a mes Partisë Demokratik­e dhe kompanisë ' Biniatta Trade LP', e cila është në pronësi të një

zinxhiri kompanish të regjistrua­ra në Belizë, një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Në një formular të depozituar në Departamen­tin e Drejtësisë në SHBA më 14 nëntor, ' Muzin Capitol Partners' shpjegon se marrëveshj­a me ' Bianiatta Trade LP' ishte bërë në emër të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë. "Edhe pse marrëveshj­a me ' Biannita Trade LP' është deklaruar nëpërmjet ligjit ' Për Bërjen Publike Pas deklaratës së PD- së në lidhje me akuzat që i bëheshin për 825 mijë dollarët e përdorura për lobim në SHBA, deputeti i PS, Taulant Balla ka reaguar duke thënë se jemi para një skandali të rëndë, ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i PD. "Këto nuk janë shashka, por vepra të rënda penale, mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalis­ht", tha Balla.

të Lobistëve' ( jo ligjit për regjistrim­in e përfaqësue­sve të agjentëve të huaj, i njohur si ' FARA'), gjatë një rivlerësim­i të bërë përpara dorëzimit të ' deklaratës plotësuese' arritëm në përfundimi­n se përfitues i përfaqësim­it ka qenë Partia Demokratik­e e Shqipërisë", shkruan ' Muzin Capitol Partners'. E pyetur nga BIRN të martën për kontratat e mësipërme, fillimisht Partia Demokratik­e mohoi si pagesat në vlerën e

525 mijë USD për "Muzin Capitol Partners", ashtu edhe çdo marrëdhëni­e financiare me kompaninë guaskë "Biniatta Trade LP". PD i tha BIRN se kishte paguar 125 mijë USD gjithsej për kontratat e saj të lobimit. Përpara se të bënte një kthesë 180 gradë me deklaratën e së shtunës, kreu i PD- së, Lulzim Basha deklaroi të premten se raportimet për kontratat ishin "shashka dhe mashtrime", përveç dy kontratave të

lidhura me ' Muzin Capitol Partners'. Gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste "Barnes and Thornburg LLP" në fillim të prillit, me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratik­e për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD, më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratik­e deklaroi në KQZ. BIRN

 ??  ?? Shfaqja e simboleve komuniste
Shfaqja e simboleve komuniste
 ??  ?? Faksimile e formularit ku “Muzin Capitol Partners” zbardh lidhjen midis PD- së dhe ‘ Biniatta Trade LP’
Faksimile e formularit ku “Muzin Capitol Partners” zbardh lidhjen midis PD- së dhe ‘ Biniatta Trade LP’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania