Gazeta Shqiptare

"Çështja ' Tahiri', ende në proces" Kukan: Kapni "peshqit e mëdhenj"

-

për Sh qipërinë, Eduard Kukan deklaroi dje për "ABC", se institucio­net evropiane po përdorin një retorikë shumë pozitive, konstrukti­ve dhe të bukur për anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit, por kjo duhet vijuar me rezultate konkrete, se përndryshe do t'i kthehet si bumerang BE- së. Për Kukan, Shqipëria ka ende kohë deri në prill për rezultate konkrete për të hapur negociatat e anëtarësim­it vitin e ardhshëm dhe nuk duhet t'a prishë këtë moment. Kukan foli edhe për "peshqit e mëdhenj" në Shqipëri dhe arrestimin e tyre. "Tani po flasim për datat e anëtarësim­it, gjë që ishte e pamenduesh­me disa vite më parë. Tani po flasim për 2025". Komisioner­i Hahn tha në Shqipëri se, "nëse vendet e rajonit duan të anëtarësoh­en në 2025- ën, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësim­it në 2023- shin, pasi procesi i ratifikimi­t të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare të re", u shpreh Kukan. Po si e sheh ai situatën politike në Shqipëri dhe krye- sisht çështjen e luftës së krimit të organizuar dhe çështjen "Tahiri", që e ka përçarë shumë klasën politike shqiptare? "Nuk do të komentoj çështjen ' Tahiri', pasi ne politikanë­t nuk duhet të komentojmë për çështje që janë sërish në proces. Le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithës­isht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Në shkurt komisioni do të publikojë strategjin­ë e zgjerimit, në prill progresrap­ortet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate", tha z. Kukan. Pyetjes a prisni dhe ju kapjen e "peshqve të mëdhenj", siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë apo edhe komisioner­i Hahn më parë, Kukan iu përgjigj: "Po zonjë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania