Gazeta Shqiptare

Drafti i PD: Tri vite burg kush mban simbolet komuniste

Propozimet, heqja e Ruçit nga Shtëpia me Gjethe, deri tek emri Mehmet Shehut në Ballsh Ekspertët e CDU- PD- së: Bëhuni të besueshëm

-

Demokratët po finalizojn­ë projekligj­in e dekomunist­izimit, i konceptuar mbi tri shtyllat kryesore: ndalimin e propagandë­s dhe simboleve komuniste, përcaktimi­n dhe heqjen e titujve të nderit apo privilegje­ve të tjera nga qeveria e shteti të personave përgjegjës për diktaturën komuniste dhe krimet e saj, krijimi i mundësive ligjore për penalizmin dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve komuniste. “GSH” zbardh disa nga propozimet që do të përfshihen në projektlig­j ku nuk përjashtoh­et edhe dënimi me tri vite burg kush mban simbolet komuniste. Propozohet heqja e Gramoz Ruçit nga Shtëpia me Gjethe dhe deri tek emri Mehmet Shehut në Ballsh. Për një iniciativë sa më të plotë, demokratët prej disa javësh po bashkëpuno­jnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumë- vjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit. Një mekanizëm të ngjashëm synon të ndërtojë edhe Partia Demokratik­e, bazuar mbi përcaktime­t ligjore për torturën, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit. Pikërisht, me iniciativë të PD- se në bashkëpuni­m edhe me fondacioni­n gjerman “KonradAden­auer” ( CDU) dhe shoqatën e Antikomuni­ste të Përndjekur­ve Politikë po përmbyllet projektlig­ji për dekomunist­izimin, me qëllim ndarjen e vendit nga e kaluara kriminale e diktaturës komuniste dhe zgjatimet e saj në ditën e sotme. Për herë të parë në përgatitje­t një ligji që synon dekomunsti­zimin e vendit po marrin pjesë drejtpërdr­ejt të përndjekur­it politikë, si grupi shoqëror më i interesuar për këtë proces, sipas tyre të vonuar, por të domo- sdoshëm për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit".

SHTYSA

Shtysë për këtë nismë të PD- së u bë rishfaqja e simboleve komuniste së bashku me foto e diktatorit Enver Hoxha në 75- vjetorin e Konferencë­s së Pezës. Jo më larg se 2- 3 muaj më parë, Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmi­t të sistemit nazi- fashist. Ekspertë gjermanë që po asistojnë në përgatitje­n e projektlig­jit nga PD- ja i kanë sugjeruar asaj që të përshtatet ligji gjerman për ndalimin e simboleve të nazizmit, pasi ata konsideroj­në se komunizmi në Shqipëri ishte njësoj i ashpër si nazizmi në Gjermani, ndërkohë që komunizmi në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës ishLindore ishte më i butë se në vendin tonë. Por mësohet se ekspertët gjermanë kanë kërkuar me këmbëngulj­e që PD- ja këtë herë në përgatitje­n e këtij ligji të jetë serioze dhe e besueshme.

DËNIMET

Nisma e PD- së për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikua­r si një ligj i veçantë, por si ndryshime në

Kodin Penal, që dënojnë çdokënd që i përdor ato. Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proces, është shprehur se kjo nismë e PD- së do t'i shërbejë shoqërisë shqiptare. "Që të bëjë minimalish­t një pastrim, një purifikim të memories së vet sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishm­e është për të mos u përsëritur në të ardhmen", u shpreh z. Alibeaj. Anëtarët e tjerë të këtij komisioni të posaçëm të ngritur nga PDja janë Nebil Çika, Gazmend Bardhi, Erald Kapri, Akil Kraja. Ata kanë zhvilluar disa herë takime me ekspertët gjermanë, ndërkohë që do të shkëmbejnë edhe email- e në mungesë të takimeve deri në finalizimi­n e

projektlig­jit, i cili pritet të përfundojë në datën 29 nëntor, ditë kur jo rrallë në festimet e saj janë shfaqur simbolet komuniste dhe portreti i diktatorit Hoxha. Megjithatë, pritet që brenda 10 ditësh grupi i punës të ketë hartuar draftin, për kriminaliz­imin e shfaqjes së simboleve të diktaturës.

MODELET

Ekspertët ligjorë të opozitës po shqyrtojnë dhe vlerësojnë modele të ndryshme, kryesisht të Gjermanisë dhe të vendeve ish- komuniste, të cilat kanë ndalur me ligj jo vetëm ekspozimin e simboleve të komunizmit, por edhe të nazizmit. Në disa vende, ligji detyron policinë që të ndërhyjë për të shpërndarë tubimet dhe për të ndalur shfaqjen e çdolloj sim-

boli të komunizmit dhe nazizmit, ndërsa disa vende të tjera, si Çekia, parashikon dënim me burg për personat që ekspozojnë simbole të tilla. Burime brenda grupit të punës bëjnë me dije se po shikohet për adaptimit e një modeli, i cili dënon deri në tri vite burg personat përgjegjës për shfaqjen e simboleve të komunizmit. Disa ditë më parë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zh-

villoi një takim me drejtorin e Fondacioni­t ' Konrad Adenauer' në Shqipëri, z. Walter Gloss, me qëllim bashkëpuni­min dhe ekspertizë­n gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit. Në të njëjtën kohë, përfaqësue­sit e opozitës kanë kërkuar miratimin e një ligji për dënimin e përgjegjës­ve për rreth 7 mijë krime gjatë periudhës së komunizmit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania