Gazeta Shqiptare

OSHEE, skemë për pagesën me këste të faturës së dritave

Operatori vijon aksionet kudër vjedhjes së energjisë, OSHEE u rikujton abonentëve skemat lehtësuese Abonentët familjarë dhe bizneset, ja si ndahen pagesat për kamatat

-

Pagesa me këste e ka matëvonesa­ve për faturat e prapambetu­ra të energjisë elektrike do të jetë e vlefshme deri në 31 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë që Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike u kujton abonentëve të lidhin kontrata për të përfituar nga skema e pagesës me këste, duke specifikua­r edhe rastet kur ulet kamatëvone­sa për abonentët familjarë dhe bizneset. Operator i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike lajmëron se abonentët që do të gjenden në shkelje do të ndëshkohen. Kështu, vetëm dje grupet e Task Forcë, në prani të policisë gjyqësore kanë proceduar 32 abonentë nga Ballshi, Fieri, Roskoveci, Patosi, etj. Këta shtetas janë shoqëruar në polici, pas procesverb­alit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësue­s të policisë gjyqësore mbi shkeljen e bërë, në kundërshti­m me nenin 137 të Kodit Penal. Vjedhjet e konstatuar­a janë kryesisht: cenim i matësit, ndërhyrje në matës për të manipuluar të dhënat, lidhje të paligjshme, furnizim pa pasur kontratë me OSHEE, etj.

ABONENTËT FAMILJARË

Për kategorinë e abonentëve familjarë, skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave. Kështu, në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvone­sa me 70%. Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëve­shjes për paguar detyrimin, atëherë do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit. Ndërkohë që dokumentac­ioni i nevojshëm për të përfituar nga skema është kopje e librezës ose e faturës së fundit. Ndërsa, në rastet kur mbajtësi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi, atëherë kërkohet edhe dokumenti i pronësisë në një nga

format ligjore të tyre që janë parashikua­r në procedura.

KATEGORIA PRIVAT

Për klientët e lidhur në Tension të Ulët ( TU) ofrohet pagesë me këste sipas masës së detyrimit. Produktet për bizneset e lidhura në Tension të Mesëm ( TM) mbeten të pandryshua­r dmth., afati maksimal i ripagesës, ba-

zuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE - 20 KV deri në fund të vitit 2016 dhe 10/ 6 KV deri në fund të vitit 2017. Për herë të parë, biznesit ( kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia t'i reduktohet me 50% kamatëvone­sa, nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh. Dokumentac­ioni i

nevojshëm për të lidhur kontratën është kopje web e QKR të shoqërisë ose personit fizik, identifiki­mi i administra­torit të shoqërisë ose personit fizik. Për SHPK dhe SHA duhet autorizimi nga organet përkatëse për lidhjen e AKM dhe identifiki­m i të autorizuar­it, nëse ka të tillë.

Afatet e ripagesës nuk kalojnë datën 30 prill 2019 për bashkitë. Sipas OSHEE, për institucio­net e qeverisjes qendrore dhe shoqëritë me kapital shtetëror, afatet e ripagesës janë sipas tabelës si më poshtë: Në rast

ripagese të detyrimit total nga të gjitha kategoritë, ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%. Për lidhjen e AKM, këto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qendrore në Tiranë, pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore dhe jobuxhetor­e, në departamen­tin e shitjes dhe arkëtimeve.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania