Gazeta Shqiptare

Shqipëri- Serbi, 120 milionë euro shkëmbime tregtare gjatë 2017

Mbledhja e parë e Dhomës së Tregtisë mes dy vendeve, diskutohet për bashkëpuni­min ekonomik Isuf Ferra: Do punojmë për eliminimin e pritjeve në pikat kufitare

-

Mbi 100 kompani shqiptare dhe serbe morën pjesë në mbledhjen e parë të Dhomave të Tregtisë ShqipëriSe­rbi, ku u diskutua për forcimin e bashkëpuni­mit mes dy vendeve në fushën e tregtisë dhe ekonomisë. Mbledhja u hap nga presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi, Isuf Ferra. Ai premtoi se Dhoma që drejton do krijojë të gjitha lehtësirat për të nxitur shkëmbimet tregtare mes kompanive të të dyja vendeve dhe do veprojë si urë lidhëse për rritjen e investimev­e dypalëshe. "Akoma mbetet shumë për t'u bërë lidhur me përmirësim­in e efiçencës së shkëmbimev­e tregtare midis dy vendeve. Për shembull, në eliminimin e pritjeve në pikat kufitare, të cilat mbartin kosto të larta për biznesin. Nisur nga ky fakt, po punojmë dhe do angazhohem­i më fort në organet shtetërore për të lehtësuar procedurat, duke bërë që të ndërmjetës­ojmë minimizimi­n e këtyre kostove. Një tjetër ngërç është dhe mosshfrytë­zimi siç duhet i portit të Durrësit. Ne do punojmë më tej që ky port i Adriatikut, i kombinuar edhe me korridorin efikas të transporti­t, Rrugën e Kombit dhe hekurudhën të shndërrohe­t në një portë hyrëse dhe dalëse shumë të vlefshme për dy vendet tona", - tha zoti Ferra në fjalën e tij. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Sonila Qato u zotua se do të jetë avokate e sipërmarrj­es vendëse dhe të huaj. "Tregtia dypalëshe ka pasur zhvillim të qëndrueshë­m, duke arritur në 118. 6 milionë euro në periudhën janar- shtator 2017. Një rritje domethënës­e, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zyra e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es të cilën përfaqësoj, do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për plotësimin e detyrës si një avokate e sipërmarrj­es vendëse dhe të huaj në vendin tonë për garantimin e mbarëvajtj­es së dy realitetev­e ekonomike, të cilat tashmë vijnë kaq afër njëritjetr­it. Ndaj, ju ftoj të trokisni sa herë të jetë e nevojshme për kërkesa, sugjerime diskutime apo çfarëdo lloj tematike që ju e shikoni të nevojshme e për të rritur këtë bashkëpuni­m reciprok midis sipërmarrj­eve të dy vendeve tona", theksoi

Në këtë takim të rëndësishë­m ishte i pranishëm ministri serb i Ekonomisë, Goran Knezevice, si dhe biznesmenë serbë e shqiptarë mes tyre edhe Presidenti i "Hysenbelli­u Group", Irfan Hysenbelli­u. Për ministrin serb të Ekonomisë, Goran Knezevic e ardhmja e dy vendeve tona është Bashkimi Europian, ndaj ai kërkoi që Shqipëria dhe Serbia t'i zgjidhin sfidat politikeek­onomike me dialog në funksion të së ardhmes së përbashkët. "Evropa këtë rajon e sheh si një tërësi dhe prandaj interes të përbashkët kemi të bashkëpuno­jmë që sfidat politike dhe ekonomike t'i zgjidhim me dialog dhe me bashkëpuni­m. Është e nevojshme që t'i thellojmë marrëdhëni­et në bazë

të interesave dhe qëllimeve të përbashkët­a për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian. Kemi shumë sfida me të cilat ballafaqoh­emi, por ne duhet të fokusohemi te ndërtimi i së ardhmes më të mirë për qytetarët tanë", u shpreh

ministri serb i Ekonomisë. Në fund të takimit të Tiranës, Isuf Ferra u rikonfirmu­a si kryetar i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Serbi, ndërsa Miroljub Aleksic mori miratimin e të pranishmëv­e si bashkëkrye­tar.

 ??  ?? Mbledhja e parë e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Serbi
Mbledhja e parë e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Serbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania