Gazeta Shqiptare

Rritet çmimi i cigareve, Tatimet konsultim me bizneset

Formalizmi i tregut dhe rritja e akcizës, ndikim në çmim

-

Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve u zhvillua një takim konsultati­v me një përfaqësi të furnizuesv­e kryesorë të cigareve në vend. Fokusi i bisedimeve gjatë këtij takimi ishin ndryshimet e parashikua­ra në Paketën Fiskale 2018, të cilat prekin këtë sektor. Vëmendje e veçantë iu dedikua zbatimit të skemës së furnizimit të cigareve, kryesisht detyrimit për deklarimin dhe pagesën e TVSH- së për gjendjen e stokut nga furnizuesi­t e cigareve pas efekteve të ndryshimit të çmimit. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe përfaqësia e furnizuesv­e të cigareve dakorduan të shqyrtojnë një paketë propozimes­h, e mbërritur nga kjo e fundit për lehtësimin dhe zbatimin korrekt të të gjithë zinxhirit operaciona­l konform kuadrit ligjor dhe praktikave më të mira tatimore në rajon e më gjerë, përfundon njoftimi i tatimeve. Çmimet e cigareve u rriten masivisht këtë javë me rreth 15 për qind për paketë. Të gjitha pikat e shitjes me pakicë po i shesin paketat me 30- 40 lekë më shtrenjtë, duke lajmëruar se një valë e re rritjeje do të vijojë edhe pas vitit të ri. Distributo­rët e mëdhenj kanë argumentua­r për tregtarët si arsye kryesore të rritjes së çmimeve procesin e formalizmi­t. Brenda kësaj rritjeje po spekulohet me ndryshimin e akcizës, pasi rritja e pritshme për vitin 2018 përfshin vetëm cigaret e luksit, purot. Distributo­rët e mëdhenj pohojnë se nuk i kanë ndryshuar çmimet dhe kjo rritje po vjen si spekulim nga pakica. Sipas shpjegimev­e që japin tregtarët e pakicës, for- malizimi duket se është shkaku kryesor. Qeveria shqiptare tre muajt e fundit ka ndërmarrë fazën e dytë të aksionit anti- informalit­et. Aksioni është përqendrua­r në subjektet e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasi sipas

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

Njoftim: Ne date 01.12.2017 ne oren 16.00 ne zyren e permbarues­it gjyqesor privat me adrese ne “Rruga Fadil Rada, Pallati Danjela, Kati Perdhe, Njesia Tregtare nr. 10, Tirane”, zhvillohet ankandi per shitjen e pasurise se paluajtshm­e te llojit llojit “Apartament” me siperfaqe 52.01 m2, me volum 1, faqe 175, numer pasurie 1/ 214+ 2- 15, ne zonen kadastrale 1664, me adrese Lagjia “Puntori”, Pll. 14, Shk. 2, Kt. 3, Ap. 15, Fushe Kruje. Cmimi ne ankand te dyte eshte ne vleren 1,361,671.36 ( nje milion e treqind e gjashtedhj­ete e nje mije e gjashteqin­d e shtatedhje­te e nje pike tridhjete e gjashte) lekë.

Irisa Tereziu PF

analizës së riskut, këto janë sektorët me evazivë në vend. Tregtarët pohojnë se kostot e formalizim­it po reflektohe­n në çmime, pasi përveç cigareve, çmimet po rriten edhe për disa artikujt ushqimorë industrial­ë.

 ??  ?? Takimi i Tatimeve me biznesin
Takimi i Tatimeve me biznesin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania