Gazeta Shqiptare

"Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Angli"

Apeli/ Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda: Ktheni në atdhe fëmijët nën 18 vjeç të pashoqërua­r Reportazhi i "Daily Mail" për emigracion­in ilegal nga Shqipëria në Britani

- Juliana Knezi

Shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht drejt Brit anisë së Madhe janë vënë sërish në vëmendjen e prestigjio­zes "Daily Mail". Kjo e fundit u ka kushtuar një artikull emigrantëv­e ilegalë, teksa futen në territorin e Anglisë. Madje, "Daily Mail" shkruan se shqiptarët nuk ngurojnë që të publikojnë në rrjetet sociale dhe selfie nga udhëtimet e tyre.

"Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanisë të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë, familjet atje e kanë pranuar hapur dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojn­ë në qendra kujdestari­e, sipas një investigim­i të "Daily Mail". Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si "bandat më të pamëshirsh­me që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë", thuhet në shkrimin e "Daily Mail". Po ashtu, "Daily Mail" flet edhe për një fshat të Shqipërisë, Krume, ku sipas saj pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani. "Rrethuar nga malet me borë, Kruma është ' periferia' më e largët e Londrës", shkruan me tej "Daily Mail". Britanikja e paraqet këtë zonë si një vend pa të ardhme për rininë, duke u dhënë atyre mundësinë e vetme për t'u larguar.

NJE DITE NE KRUME

"Kruma tashmë i ngjason një lagjeje periferike të Londrës, paçka se është 1600 kilometra larg kryeqyteti­t britan- ik", shkruhet në artikull. Zyrtarë të drejtorisë arsimore në Kukës kanë pohuar se nga viti 2013 deri në 2016 janë larguar në drejtim të Anglisë 834 nxënës të shkollave 9- vjeçare. "Daily Mail" nënvizon se këta të rinj për të paguar biletën e udhëtimit prej 12.000 euro bien pre e grupeve të organizuar­a kriminale, duke i përdorur si korrierë droge. Kjo gazetë britanike ka intervistu­ar edhe zv. ministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, e cila ka shpjeguar përse ky trend rritjeje i të rinjve shqiptarë që synojnë të shkojnë në Angli. "Britania duhet të reagojë akoma edhe më mirë me deportimin e të rinjve, të cilët nuk janë trafikuar kundra dëshirës së tyre. Ata shkojnë atje për arsye ekonomike. Arsyeja për shumë të rinj zgjedhin Anglinë dhe jo Francën, Gjermaninë apo Holandën lidhet me faktin se këto vende kanë një sistem dëbimi më të shpejtë", ka deklaruar Voda. Zëvendësmi­nistrja ka theksuar se deri më tani janë dërguar për ndjekje penale 50 prindër, të cilët kanë lënë fëmijët e tyre rrugëve të Europës për të kërkuar azil. Qëndrimi i butë i Britanisë po nxit të rinjtë sh- qiptarë të shkojnë në drejtim të saj. Kjo është deklarata që Zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda, ka dhënë për "Daily Mail" pas reportazhi­t për emigrantët e paligjshëm në Britani. Voda tha se Britania duhet të veprojë më shpejt për t'i kthyer në Shqipëri të rinjtë nën 18 vjeç të pashoqërua­r, të cilëve iu është refuzuar azili, ashtu siç vepron Franca dhe Gjermania. "Duke mos vepruar kështu, Britania shndërrohe­t për adoleshent­ët në një vend më tërheqës. Britania mund të kursejë para duke mos paguar përkujdesj­e sociale për këta të rinj, para të cilat mund t'i investojë në projekte në Shqipëri, në mënyrë që të inkurajojë adoleshent­ët të qëndrojnë në vendin e tyre. Këta fëmijë nuk po trafikohen në Britani kundër dëshirës së tyre. Pjesën më të madhe i dërgojnë vetë prindërit apo të afërmit e tyre. E bëjnë këtë për arsye ekonomike. Ata besojnë se po bëjnë më të mirën për të ardhmen e fëmijëve të tyre, por po iu shkaktojmë dëm psikologji­k duke i braktisur ata", është shprehur zëvendësmi­nistrja e Brendshme. Voda ka shtuar se ka raste kur këta fëmijë përfshihen në krim, nëse nuk fitojnë azilin. Sipas saj, prindërit mendojnë se duke çuar fëmijët të parët do ta kenë më të lehtë të marrin azilin dhe ata të shkojnë më pas. Zëvendësmi­nistrja e Brendshme shqiptare evidenton si një problem të madh në këtë çështje edhe mediat sociale për shkak të paraqitjes së një imazhi fals të jetës në Britani. "Njerëzve u pëlqen të duken dhe të inkurajojn­ë adoleshent­ët të shkojnë atje. Ata mendojnë se do të jetë mahnitëse, kur nuk është ashtu", - tha Voda. E përditshmj­a britanike "Daily Mail" pasi ka botuar foto të të rinjve rrugës për në Britani, të fshehur nëpër kamionë apo diku tjetër, ka dërguar gazetarin e saj në Krumë të Shqipërisë, i cili ka dëgjuar prindër të pranojnë hapur se i dërgojnë fëmijët e tyre në Britani për një jetë më të mirë.

 ??  ?? Faksimil e faqes zyrtare të "Daily Mail", ku shkruan për shqiptarët
Faksimil e faqes zyrtare të "Daily Mail", ku shkruan për shqiptarët
 ??  ??
 ??  ?? Publikime të ndryshme në rrjetet sociale nga shqiptarët në Britani
Publikime të ndryshme në rrjetet sociale nga shqiptarët në Britani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania