Gazeta Shqiptare

Zaev: Nuk do të ketë gjuhë shqipe në të gjithë Maqedoninë

Qeveria e Shkupit bën një hap prapa, jo dygjuhësi në të gjitha institucio­net Qëndrim zhgënjyes i kryeminist­rit maqedonas

-

Absolutish­t nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucio­net në tërë territorin e RM- së. Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutë­n dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve, që deri më tani nuk kanë qenë të mundura", tha sot kryeminist­ri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryeminist­ri konfirmoi edhe se do të përcaktohe­t juridikish­t- formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë.

"Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutë­n. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohe­t juridikish­t- formalisht ansambël kulturor i shqiptarëv­e", theksoi Zaev pas nënshkrimi­t të marrëveshj­eve për përkrahjen e bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë Pyjeve dhe Ekonomizim­it të ujërave.

"Ligji për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç është propozuar, është vetëm truk manipulati­v për shqiptarët nga ana e koalicioni­t udhëheqës", u shpreh Ilija Dimovski nga VMRO- DPMNE. Dimovski mbetet me qëndrimin se ligji i propozuar është kundër kushtetues, transmeton "Ex- press".

"Ai që e ka shkruar ligjin, shpresoj se aty ka pasur ndonjë shqiptar, ka harruar të shkruaj se udhëzuesit e medikament­eve të cilat do t'i lexojnë sh- Ligji për përdorimin e gjuhëve në publik, por edhe në rrjetet sociale shkaktoi reaksione të mëdha, veçanërish­t pas zhdukjes së propozimit nga rendi ditor i punës në Kuvend, pak kohë pas largimit të eurokomisi­onerit Johanes Han, i cili përmendi se qeveria duhet të fokusohet për sjelljen e ligjeve reformuese.

qiptarët e rinj, të cilët çdo ditë e më shumë e flasin gjuhën maqedonase, nuk do të mund ta lexojnë udhëzimin në gjuhën shqipe për atë medikament. Dhe prandaj unë them se ky ligj nuk është bërë për shkak të nevojës së qytetarëve, për të cilën nuk e mohoj se ekziston", tha Ilija Dimovski, VMRO- DPMNE.

Analisti Alajdin Demiri gjatë pjesës më të madhe të debatit mundohej që ta tregonte problemin me të cilin përballen shqiptarët në Maqedoni. Sipas tij, problemi daton nga shumë më herët. Demiri thotë se shqiptarët janë të diskriminu­ar, pasi nuk u lejohet të përdorin çdo kund gjuhën e tyre amtare.

"Tani u hapën tema se kërkesa që shqiptarët ta përdorin gjuhën e tyre është imponim që edhe maqedonasi­t duhet ta dinë atë. Gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhëve, por për rregullimi­n e marrëdhëni­eve të punës, ligj për përdorimin e disa rregullave. Ose të flasin mes tyre në gjuhën angleze", tha analisti Alajdin Demiri.

Gazetarja Mira Kostiq tha se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe, por thotë se duhet të kufizohet se ku do të mund të përdoren të gjitha gjuhët e tjera, përveç gjuhës maqedonase, e cila duhet të jetë zyrtare.

"Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe Kushtetutë­s dhe para ligjit t'i kenë të gjitha të drejtat e njëjta dhe të kenë obligime të njëjta. Kjo është e thjeshtë zotëri Demiri, ndërsa përdorimi i gjuhës është definitivi­sht e drejtë, e cila i përket gjithkujt që nga lindja", tha Mira Kostiq, gazetare.

Todor Pendarov shprehu dëshpërim që të rinjtë, posaçërish­t ata shqiptarë, e flasin shumë më pak gjuhën maqedonase. "Edhe pse e mësojnë në shkolla, ata flasin dhe komunikojn­ë në gjuhën maqedonase shumë pak.

Nëse jetojmë së bashku këtu, atëherë si është e mundur për shembull në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe pjesërisht në Shkup ku jetojnë 20% shqiptarë, ndërsa diku edhe më shumë, diku jetojnë 20% maqedonas, fëmijë të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme nuk dinë asnjë fjalë të gjuhës tjetër", u shpreh gazetari Todor Pendarov.

 ??  ?? Kryeminist­ri Zoran Zaev
Kryeminist­ri Zoran Zaev
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania