Gazeta Shqiptare

Mëri alfabetesh, polemikë për disa keqkuptime me alfabetin e Stambollit

Libri “Fjalë për Fjalë”- Eksplorime në hapësirat e shqipes i botuar nga “Çabej”

-

Libri më i fundit i Ardian Vehbiut, “Fjalë për fjalë”, i botuar nga Botime Çabej nën kujdesin e Brikena Çabej, gjendet në librari prej mesit të nëntorit. Ai u promovua në mjediset e Institutit Çabej në Tiranë pak ditë më parë me një diskutim rreth librit, të udhëhequr nga Ardian Vehbiu, Eda Derhemi dhe Ledi Shamku si dhe pyetjet e shumë lexuesve dhe dashamirës­ve. Gjtihashtu Elona Pira dhe Ardian Vehbiun rrëfyen shkurt rrugëtimin e “Peizazhe të fjalës”, për t’i lënë vendin tingujve pianistik të Beethoven, interpretu­ar nga Mikaela Minga. Prej librit më të ri, po shkëpusim një copëz. tirit vendosi që ta lërë të hapur çështjen e njësimit të alfabetit, duke i pranuar të dy alfabetet si të përshtatsh­me për shqipen. Ishte një vendim kompromisi, që i hapi rrugë imponimit të alfabetit thjesht latin, meqë ky ishte më i thjeshtë dhe tipografik­isht më i volitshëm si ai i Stambollit. Të gjitha këto, janë njohuri elementare, të cilat mund t’i gjesh në çdo tekst historie.

Prandaj u çudita tek lexova, në Wikipedia, se: Kërkesa e kombëtaris­tëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtr­imin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Ky informacio­n jo vetëm është i gabuar dhe kumton, në thelb, të kundërtën e çfarë vendosi Kongresi, por edhe lë të kuptohet sikur Alfabeti i Stambollit i përket njëfarësoj traditës së të shkruarit të shqipes me shkronja jolatine.

Kësisoj, zëri i Wikipedia- s në vend që të informojë, haptazi dizinformo­n; dhe e bën këtë jo nga padija. Në fakt, në bibliograf­inë e faqes, citohet edhe vepra e mirënjohur e Sh. Demirajt dhe K. Priftit, për Kongresin e Manastirit, në të cilën këto punë janë sqaruar mirë dhe krejt ndryshe nga ç’thuhet në artikull. M’u kujtua, në këtë kontekst, që para disa kohësh, edhe shkrimtari Albri Brahusha, në një artikull të vetin, pat shkruar ndër të tjera:

“Due me permendë faktin se në Manastir me 1908, prej Mjedës dhe Fishtës asht ba një luftë e madhe që gjuha shqipe me përdor germa latine. Kjo u arrit dhe do ta ndante përfundimi­sht gjuhën shqipe dhe Shqipninë prej ndikimeve turke, greke apo cirilike”.

Ky paragraf, nga mënyra siç është formuluar, lë të kuptohet se ishte krahu katolik i Rilindjes Kombëtare, që luftoi për alfabetin latin të shqipes. Në fakt – dhe kjo duhet mbajtur parasysh mirë. Alfabeti i Stambollit është alfabet MBI BAZË LATINE, i plotësuar me disa shkronja greke dhe cirilike, të cilat përdoren për të shenjuar ato fonema të shqipes që nuk kanë përgjegjës­e të drejtpërdr­ejta në alfabetin latin.

M’u kujtua pastaj edhe një artikull i K. Myftarajt, ku autori e quante Alfabetin e Stambollit “të turpshëm”, për shkak të shkronjave greke dhe sllave që përdoren aty, dhe pastaj vërente me delikatesë­n karakteris­tike: Ata që i imponuan gjuhës shqipe alfabetin me gërma greke dhe me cirilica, morën mbi vete turpin e historisë dhe vepra e tyre u mbulua në varrezën e turpeve të historisë shqiptare.

Me sa duket, ekziston një rrymë e nëndheshme në mendimin shqiptar bashkëkoho­r, e cila po ia mban për faj të madh Alfabetit të Stambollit shkronjat jolatine që ka pranuar – duke harruar rolin që ka luajtur ky alfabet gjatë Ril- indjes Kombëtare, librat që janë shkruar me të, autorët që e kanë krijuar dhe autorët e tjerë që e kanë përdorur.

Siç mund të pritej, dizinformi­mi i faqes në Wikipedia është përcjellë edhe në faqe të tjera të Internetit shqip, të cilat njëlloj flasin për hoxhën që ka përqafuar Gjergj Fishtën në Kongres dhe për vendimin e atjeshëm që të “lihej mënjanë” Alfabeti i Stambollit. Një shpifje- lajthitje, e shumëzuar deri në marrëzi, falë papërgjegj­ësisë brutale të Internetit shqip.

Si do ta shpjegojmë këtë mllef gati histerik ndaj Alfabetit të Stambollit, me të cilin janë shkruar jo vetëm veprat themelore të Rilindjes Kombëtare, por edhe tekstet shkollore dhe abetaret e shkollave të para shqipe; dhe që, pa pikë dyshimi, është pjesë konstituti­ve e Rilindjes Kombëtare? Në sipërfaqe, duket sikur mllefi ka të bëjë me ato pak shkro- nja jolatine që përmban alfabeti; por mllefi për shkronjat jolatine shumë lehtë mund të shndërrohe­t në një vegël për të stigmatizu­ar dhe minimizuar komponente­n jugore ( toske) të Rilindjes, në emër edhe të një revanshi katolik në kulturën kombëtare. Për kureshtarë­t, po sjell këtu më poshtë një tabelë përmbledhë­se të shkronjave të Alfabetit të Stambollit.

Ja edhe si i shpjegon vetë Sami Frashëri arsyet e përdorimit të shkronjave jolatine në Alfabetin e Stambollit: Vërtet shkronjat’ e llatinisht­esë janë aqë të paka, sa jo për gjuhët tënë, që ka kaqë zërra, po edhe për gjuhërat e Evropësë nuk janë mjaft. Evropianët për të mbushurë ato të pakatë, shkruajnë nga dy shkronja, e i këndojënë të dyja bashkë, po kjo është një pun’ e rëndë e e mërziturë. Kësaj i desh gjëndurë një udhë. Përmi këtë shumë njerëz janë menduarë edhe shumë udhëra kanë gjeturë, po nonjë nukë ka qën’ e leht’ e e pëlqyerë sikundrë duhetë. Këtë herë që u duk nevoj’ e madhe për të shkruarët e të gjuhësë sanë, këtë her’ u gjënt edhe një udhë shumë e lehtë’ edhe shum’e mirë: Muarrmë të njëzet e pesë shkronjatë llatinisht­e, u dhamë cave nga ato një këndim pas nevojës së gjuhësë sanë, edhe nga të njëmbëdhje­tat’ e tjera ca i bëmë prapë nga ato shkronja, duke ndërruarë pak fytyrënë, ca i muarrmë nga greqishtja, që ësht’ edhe ajo një nga motërat e vjetëra të gjuhësë sanë, si edhe llatinisht­ja.

Xhevat Lloshi vëren se argumentim­i i mësipërm i Sami Frashërit është i saktë teknikisht, por jo deri në fund bindës, sa kohë që mangësitë e alfabetit thjesht latin mund të plotësohes­hin edhe nëpërmjet përdorimit të shenjave diakritike ( p. sh. ë, ô, ï, ç, ñ, etj.) sikurse edhe veprohet, në dy raste, me alfabetin e sotëm të shqipes; prandaj, zgjedhja e shkronjave greke, përkatësis­ht sllave, nuk do të ketë qenë e diktuar thjesht nga rrethanat teknike dhe tipografik­e. Sipas Lloshit, në të vërtetë:

Alfabeti i Stambollit ishte një zgjidhje kompromisi, një kompromis që theksohej duke e quajtur “alfabet kombëtar.” Ai ishte hapi i fundit, përpara se të arrihej shkëputja vendosmëri­sht nga alfabeti grek.[ po aty, f.

 ??  ?? Ardian Vehbiu
Ardian Vehbiu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania