Gazeta Shqiptare

Cilët ishin vëllezërit Gazulli, ambasadorë­t e Skënderbeu­t

-

vise tashmë ishin një traditë e kahershme ku miratohesh­in projektet e luftërave. Krerët popullorë, pleq të maleve tona, pasi shqyrtonin këto situata dhe situatën jashtë trevave të tyre, u drejtohesh­in Fuqive të Mëdha për ndihmë.

Por prej kësaj tradite dhe prej këtij trualli vinin dhe humanistët, dijetarët dhe ambasadorë­t e mëdhenj të Gjergj Kastriotit vëllezërit Gazulli, origjina e të cilëve është Mirdita edhe pse jeta dhe veprimtari­a e tyre lidhet fort me Raguzën, Padovën me qytete të tjera të Dalmacisë dhe të Italisë, apo Evropës. Ata zenë vend të rëndësishë­m në Rilindjen Evropiane.

Vetë koha kur jetuan gazullorët bën që për ta të ketë të dhëna të ndryshme e shpesh jo të plota edhe për faktin se akoma institucio­net studimore e shkencore të vendit tone, nuk janë angazhuar ndaj tyre me vëmendjen dhe përkushtim­in e duhur. Kësh- tu akoma nuk është dokumentua­r data e plotë dhe e saktë e lindjes së humanistit të madh Gjon Gazulli. Hipoteza të ndryshme ka dhe për vendin se ku lindi. Ka studiues të ndryshëm ndonjëherë jo fort seriozë qoftë këta vendas por edhe të huaj, që për qëllime të ndryshme, vendorigji­nën e tyre e spostojnë herë pas here duke krijuar një hutim dhe pështjelli­m aspak serioz dhe të panevojshë­m.

Po t’iu referohemi dokument- eve historike që disponojmë dhe që njihen deri më sot, atëherë ka vetëm një vend origjine të kësaj familjeje fisnike dhe aristokrat­e e ajo është Mirdita. Askund tjetër nuk gjendet asnjë lloj dokumenti bindes që ta spostojnë vend- origjinën e kësaj familjeje.

Origjina e hershme e gazullorëv­e ishte nga Mirdita, shkruhet ndër dokumente, ku deri vonë janë ruajtur disa mbishkrime me këta emra ndër varrezat e Ndërfanës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania