Gazeta Shqiptare

Cilët ishin vëllezërit mirditorë Gazulli, humanistë, dijetarë dhe ambasadorë të Skënderbeu­t

- NGA GJON MARKU

“Te Kisha e Ndërfandën­ësë, ndë Mirditë, ku duket kje edhe një mungadë Benediktin­ësh u gjete në rrasa vorresh të shkrueme latinisht me mbiemnin: Gasolus shkruhet në revistën prestigjio­ze “Hyllin e Dritës”.

“Familja e Gazullorëv­e njihet si një ndër më të vjetrat, në Shqipërinë Veriore. Nga trungu i saj vetëm një pjesë e vogël u shpërngul jashtë atdheut, pasi, sipas dokumentev­e, ata i gjejmë të përhapur në Shqipëri edhe pas pushtimit osman të vendit”. Për origjinën e hershme të kësaj familjeje nga Mirdita, shkruan edhe studiuesi i mirënjohur Mikel Prenushi në librin e tij “Kontributi sonalitet politik i shquar, paraprin plejadën e humanistëv­e shqiptarë të shekujve 15- të, 16- të dhe është padyshim një ndër shembujt e gjallë të gjenisë krijuese të popullit tonë në fushën e shkencës”.

Këtij mendimi i qëndron edhe Prof. Dr. Pal Nikolli, i cili shkruan se: “… Nuk kemi akoma një njeri më të ditur se ai, një njeri me kaq zemër e kaq të zot. S’kemi ç’bëjmë duhet t’ia plotësojmë kushtin Gjon Gazullit…” këto fjalë të një zyrtari plak të këshillit të madh të Raguzës për matematika­nin, astronomin e mbi të gjitha atdhetarin e flaktë Gazulli nga Ndërfana e Mirditës. Gjon Gazulli, u bë shkak për të shkruar diçka mbi këtë personalit­et të shkencës dhe kulturës shqiptare dhe për vëllezrit e tij – Palin e Andrean.

Por sa më shumë të mbështe- në këto anë.

Ndërkaq, në shekullin e XV kemi po ashtu njerëz të shquar dhe dijetarë si për shembull: Johannes Gazulus Ragusiensi­s, gjegjësish­t Gjon Gazulli ( 1400- 1465), nga Mirdita, matematici­en, astonom dhe humanist i njohur në këtë shekull, i cili njihet si “mësues dhe prift i ndershëm”, shkruan në librin e tij “Krishterim­i ndër shqiptarë” profesor Zef Mirdita. Po ashtu ai përmend edhe Pal Gazulli, Pavao de Gazlis i vëllai i Gjon Gazullit, që u zgjodh rektor i shkollave të qytetit të Dubrovniku­t gjatë viteve1442- 1444.9

I këtij mendimi është edhe Fulvio Kordignjan­o ( Fulvio Cordignano) dhe Florio Banfi; të cilët në studimet e tyre konstatojn­ë se mbiemri “Gazuj e Gazullor gjenden mjaft shpesh në Mirditë në shek. XVII e tektej” shkruhet në revistën “Leka” në vitin 1939.

Po këtu e vendos origjinën e hershme të Gazullorëv­e edhe Dom Gaspër Gurakuqi.

Gjon Berisha në Librin e tij “Arbnorët ndërmjet kishës perëndimor­e dhe asaj lindore gjatë shekullit XI- XI”, natyrisht që e gjen në Mirditë origjinë, e Gazullorëv­e.

Dijetari i parë më i hershëm humanist shqiptarë është Gjon Gazulli. Ai u lind në qytetin e Raguzës, në një familje shqiptarës­h të ardhur nga Mirdita. Mbimri Gazulli është i gjallë edhe sot në Shqipërinë e Veriut, pohon studi- uesi Moikom Zeqo

Duke dashur t’i afrohemi sa më shumë vendlindje­s së Gjon Gazullit, atëhere gjithnjë e më tepër bëhet e domosdoshm­e ballafaqim­i i dokumentav­e historike e natyrshëm shtrohet pyetja a u lind në qytetin e Raguzës, Gjon Gazulli, apo erdhi në këtë qytet në moshë fare të re?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të marrim parasysh:

Së pari: faktin se administra­ta raguziane e asaj kohe ishte shumë e zhvilluar, kështu që po të kishte lindur në atë qytet, me siguri do të gjendej një shënim për datën, ditën dhe vitin e lindjes së tij.

Së dyti: po t’ju referohemi disa burimeve historike, në to thuhet se ai emigroi, këtë e pohon edhe Oliver Jens Schmitt në librin “Arbëria Venedikase ( 1392- 1479)” Ai shkruan se: Humanisti me prejardhje Arbër, sikurse astronomi i famshëm dhe njeriu i besuar i Skënderbeu­t Gjon Gazulli ( Johannes Gazulus), nuk i gjenin dot në vendin e tyre kushtet e nevojshme materiale dhe intelektua­le, ndaj dhe emigron: Gazulli do të bënte karrierë në Raguzën e pasur.

Përpara tij, klerikë të shumtë kishin emigruar në Dalmaci dhe Itali. Kjo hemorragji mendore u shkaktua në thelb nga luftërat e shumta në hapësirën arbërore dhe nga pasiguria që sillnin ato, së bashku me bllokimin e përsëritur të jetës ekonomike. Në Arbërinë venedikase nuk është se mungonin talentet, por mungonin kushtet e favorshme të përgjithsh­me, vijon me tej Oliver Jens Smitt

Së treti: Shuteriqi pohon se: Gazulli, shqiptar, autoritet në Raguzë, nuk duhet të jetë pa dijeni, mbi çka zhvillohet në Mirditën e tij, ku zoti i vendit Gjon Kastrioti është thyer e nënshtruar më 1430 dhe tani e ka syun për kryengritj­e, në mos e ka nisur, shkruan Profesor Dhimitër Shuteriqi në librin e tij “Moti i Madh” përmbledhj­e shënimesh e dokumentes­h për historinë shqiptare të viteve 1379- 1479.

“Për astronomin më të shquar, i cili ka vepruar në territorin e Kroacisë në shekullin e XV” kanë shkruar ( Zh. Dadiq) Gjon Gazulli, i lindur shqiptar, i cili jetoi dhe punoi, Dubrovnik, Shime Juriqi,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania