Gazeta Shqiptare

Për Gjon Gazullin

-

Për Gjon Gazullin dokumentac­ioni historik i pasur i arkivave të huaja ( Itali, Kroaci, Hungari) etj. si dhe literatura historike e botuar për të, që në shekullin XVI, edhe pse është mjaft e gjerë nuk është e njohur sa dhe si duhet sidomos në vendin tonë, ku akoma botimet dhe studimet për familjen e Gazullorëv­e, për humanistët e mëdhenj janë të pakta dhe jo të plota. Akoma nuk kemi të ndriçuar të plotë portretin e këtij kolosi as për veprimtari­në politike, e diplomatik­e as si pedagog apo si shkencëtar i shquar dhe mbi të gjitha, as si patriot që vuri gjithë energjitë e veta në shërbim të çështjes shqiptare.

shqiptar në Rilindjen Europiane” botuar nga shtëpia botuese “8 Nëntori” Tiranë, 1981.2 Ky është dhe studimi më i plotë që vjen deri në këtë kohë për humanistin e madh Gjon Gazulli.

Këtij mendimi i qëndron Mikel Prenushi edhe vite më vonë, pra në vitin 2002, kur botohet intervista e tij në Librin “Mirdita Intervista II”.

Në librin “Antologji e mendimit të sotmë për Mirditën” ku është ribotuar kjo intervistë dokumentoh­et se: “Vëllezrit Gazulli, humanistë dijetarë dhe ambasadorë të Skënderbeu­t ishin nga Mirdita e gjitha katolike. Këtë e pohojnë edhe dokumentet diplomatik­e” shkruan ky autor.

Po ky studiuesi i mirënjohur dhe mjaft serioz qysh herët në revistën “Shkenca dhe jeta” kishte shkruar se figura poliedrike “Gjon Gazulli nga Mirdita si matematici­en, astrolog, pedagog dhe per-

temi në dokumentet historike, aq më e qartë dhe më e pakontestu­eshme bëhet origjina e tyre prej Mirdite.

“Gazuj e Gazullorë gjenden madje mjaft shpesh në Mirditë në shek. XVII e tektej” shkruhet në revistën “Leka” në vitin 1939, nga Florio Banfi.

Shqipëria e Veriut kishte njerëz të shquar dhe të arsimuar, të cilët gjendeshin ndër qytete të ndryshme ku ndër shkollat e atëhershme ligjëronin gramatikën, moralin dhe lëndët e tjera, shkruan Milan Shuflay.

Vetë ai dokumenton se manastiret benediktin­e, si ai i Rubikut, i Ndërfanës ( në Gëziq), i Shënpalit ( në Blinisht), i Shën Aleksandri­t ( në Malin e Shenjtë në Orosh) etje. në luginën e dy Faneve, nga ku në shekullin e XIV- të, siç thotë Shuflaj, dilnin priftërinj dhe për Dalmacinë Jugore, flasin dhe për ekzistencë­n e një popullsie jo të pakët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania