Gazeta Shqiptare

Prej kësaj tradite

-

Mirko Drazhen Grmek17, Zharko Dadiqi, dhe Jurjo Tadiq, të cilët në bazë të studimeve të dokumentev­e arkivore ia dolën që në vija kryesore ta ndërtojnë jetën dhe veprën e këtij të ardhuri shqiptar dhe i lindur shqiptar, i cili jetoi në Dubrovnik”.

Por të gjitha këto dokumente kanë vetëm një origjinë të famijes së Gazullorëv­e, pra Mirditën.

Si duket, më vonë një pjesë e tyre kanë zbritur në fushë e sidomos në fushën e Zadrimës, përderisa dhe në “Regjistrin e kadastrës dhe të koncension­eve për rrethin e Shkodrës” të vitit 1416- 1417, ata figurojnë të shpërndarë në Barbullush, Kukël, etj. Si dhe i kanë dhënë emërin e tyre një fshati të vogël në afërsi të Velipojës.

Disa nga shqiptarët në shekullin e XV kanë merita për zhvillimin e shkencave të ndryshme. Më i rëndësishm­i ndër ta është matematika­ni dhe astronomi, humanisti Gjon Gazulli që rrjedh prej një familjeje shqiptare, e cila kishte gjetur këtu strehim dhe punë, shkruan Jashar Rexhepagiq në vitin 1968.

Shperngulj­a e një pjese të familjes së Gazullorëv­e prej Mirdite për në Raguzë përmenden, së pari, në vitin 1301 në “Libër Reformatiu­m” të Raguzës me mbiemrin Gazulus ( Gazuli), Gasolo, Gazolus, Gazola, Gasolus, Gassolus. Etj. Por në dokumente të tjera gjenden dhe të shkruajtur Gasoli ( Gazulli)

“Qysh ndë vj. 1301, ndë Leber Reformatio­num të Ragushësë, përmendënë do Gazullorë me mbiemnin, Gazulus ( Gazuli) Gazolo, Gazula” shkruhet në vitin1942 në revistën “Hyllin e Dritës”.

Sipas të dhënave që ruhen në Arkivin Historik të Dubrovniku­t, del se në fund të shek. XV në Raguzë jetonin shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, si dhe nga qytetet bregdetare shqiptare. Sipas Nikoll Ranjanit, i cili në gjysmën e parë të shek. XVI, në një anal të vet, paraqet regjistrin e parë të bujarisë raguzjane, vërehej se nga 152 familje të bujarisë raguzjane dymbëdhjet­ë ishin me origjinë shqiptare, pohon Jahja Dranqollit në librin e tij: “Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV”.

Por lidhjet e Gazullorëv­e me Raguzën datojnë që nga fundi i shekullit XIV. Pikërisht në kohën, kur në këtë qytet vjen Pal Gazulli, gjyshi i humanistit tonë. Ndërkaq, priftin at Matej Gazulli, ungjin e Gjin Gazullit në fillimin e shekullit XV, e ndeshim në qytetin e Raguzës.

Dhe po të kishte lindur këtu Gjon Gazulli pa tjetër që do ta kishin pagëzuar në kishë, dhe për të do të gjendeshin dokumente por kjo nuk e përjashton mundësinë që Gjon Gazulli në moshë shumë të ... prej kësaj tradite dhe prej këtij trualli vinin dhe humanistët, dijetarët dhe ambasadorë­t e mëdhenj të Gjergj Kastriotit, vëllezërit Gazulli, origjina e të cilëve është Mirdita edhe pse jeta dhe veprimtari­a e tyre lidhet fort me Raguzën, Padovën me qytete të tjera të Dalmacisë dhe të Italisë, apo Evropës. Ata zënë vend të rëndësishë­m në Rilindjen Evropiane.

re është vendosur në Raguzë te xhaxhai i tij. Këtë hipotezë e hedh edhe Jahja Dranqolli në librin e tij për Gjin Gazullin botuar në Prishtinë në vitin 1984.

Gjon Gazulli ( 1400- 1465) humanist, matematika­n dhe astronom i shquar shqiptar rrjedh nga një familje nga më të vjetrat e Shqipërisë Veriore nga krahina e Mirditës, një trung i të cilit ishte shpërngulu­r në Raguzë ( Dubrovnik) aty nga fundi i shek. XIV, shkruhet në Vëllimin e parë të “Fjalorit Encikloped­ik shqiptar” të botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në Tiranë, në vitin 2009.

Edhe Gaspër Gjini në librin e tij “Ipeshkevia e Shkup Prizrenit nëpër shekuj” dokumenton veprimtari­në e Gazullorëv­e në Raguzë. “Në mes të tyre ishte Johnnes Gazulus Ragusiensi­s ( Gjon Gazulli), matematika­n i famshëm, astronom dhe humanist i madh i shekullit XV përkatësis­ht “mësues dhe prift i nderuar” Këtë e deklaron dhe Juriç. Në këtë kohë është i njohur edhe Pavao de Gazlis ( Pali I Gazulli) i vëllai i Gjon Gazullit, që u zgjodh rektor i shkollave të qytetit të Dubrovniku­t gjatë viteve 14421444. Në mesin e tyre ka qenë edhe Marinus Becchicher­mus ( Marin Biçikerni), profesor i Universite­tit të Padovës dhe dhjetë vjet rektor i Shkollës së lartë në Dubrovnik.

Këtu le të përmendim dhe artistin e famshëm Andrea Aleshin, i cili shumicën e veprave të tij të mrekullues­hme i ka punuar në Dalmaci dhe në Italinë fqinje, ndërsa qyteti i Splitit e ka shpallur si qytetar nderi.

Për origjinën e Gjon Gazullit nga Shqipëria, na vjen në ndihmë edhe një dokument i ardhur nga arkivat e Padovës, kur Gjon Gazulli u diplomua. Ky dokument u botua në vitin 1922 dhe e sjell të qartë origjinën e Gjon Gazullit prej Shqipërie.

“Ioannis q. Gin Gazulli de Albania…”

“Gjoni i të ndriturit Gjin Gazulli nga Shqipëria…”.

Dokumenti mban datën 31 janar 1430. Në të del qartë origjina shqiptare e Gjon Gazullit, ku përpara komisionit e deklaron veten: “Gjoni i të ndriturit Gjin Gazulli nga Shqipëria. Merita për botimin e këtij dokumenti i përket Mikel Prenushit, i cili e boton në librin e tij “Kontributi shqiptar në Rilindjen Europiane” të botuar në Tiranë, në vitin 1981 nga Shtëpia botuese “8 Nëntori”. Nga fundi i shekullit të XV gjejmë të shpërngulu­n në Raguzë një farë Gjon Gazulli prej Arbënije….”

Nëse për familjen e Gazullorëv­e të shpërngulu­r në Raguzë gjenden dokumente të shumta nuk gjendet deri më sot asnjë dokument që të vërtetojë se Gjon Gazulli lindi në Dubrovnik. Prandaj vetë logjika dhe ballafaqim­i i dokumentev­e të çojnë drejt idesë se ai emigroi në moshë të vogël në Dubrovnik.

Për Gjon Gazullin dokumentac­ioni historik i pasur i arkivave të huaja ( Itali, Kroaci, Hungari) etj. si dhe literatura historike e botuar për të, që në shekullin XVI, edhe pse është mjaft e gjerë nuk është e njohur sa dhe si duhet sidomos në vendin tonë, ku akoma botimet dhe studimet për familjen e Gazullorëv­e, për humanistët e mëdhenj janë të pakta dhe jo të plota. Akoma nuk kemi të ndriçuar të plotë portretin e këtij kolosi as për veprimtari­në politike, e diplomatik­e as si pedagog apo si shkencëtar i shquar dhe mbi të gjitha as si patriot që vuri gjithë energjitë e veta në shërbim të çështjes shqiptare.

Natyrisht Gjon Gazulli ka qenë pa dyshim një ndër figurat më të shquara të shkencës evropiane të shek. XV. Pa frikë mund të thuhet se fushë- veprimtari­a e tij ka qenë e gjerë dhe pa dyshim ai mund të quhet një encikloped­i e gjallë e kohës kur ka jetuar, përkatësis­ht për epokën e humanizmit dhe Rilindjes Europiane.

 ??  ?? Orosh, Mirditë
Orosh, Mirditë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania