Gazeta Shqiptare

Në kujtim të 25- vjetorit të ndarjes nga jeta

Rasti “Martin Camaj”, romani “Dranja” përballë detit

-

( Fragment) apo Në breg të detit djali kafshon në curr E deti me vala lëpin bregun në gjumë. ( Idilë vere)

Por vepra tipike, të cilën kam marrë më gjerësisht në shqyrtim është proza e tij “Dranja”, krejt atipike si krijimtari dhe përfaqësue­se e kuotave të larta për nga vlerat. Nga pikëpamja formale e një proze kjo vepër shmang simetritë e pritshme. Së pari sepse ajo cilësohet madrigal - një formë muzikore vokale kjo e zgjedhur jo rastësisht nga autori, por si entitet polifonik i përshtatur për atë formë narrative që Camaj ka zgjedhur për ta pasuruar veprën e tij në prozodi, duke mbetur sekular dhe e shenjtë njëherazi. E tillë tingëllon edhe vepra – e këndueshme, jo thjesht e lexueshme, por plot regjistra komunikimi dhe me shumëllojs­hmëri zhanresh në të.

Në një studim mbi veprën Arshi Pipa e cilëson atë si një hibridizim të zhanrit letrar ( prozë që i përafrohet poezisë së shkruar si prozë) si dhe të vetë personazhi­t Dranja si persona poetica ( gruaja e shndërruar në breshkë).

Paraqitja e botës totemike shqiptare, e botës ktonike, me gjarprin dhe breshkën, është përcaktimi i arealit- truall ku këto toteme e ruajnë ende fuqinë vepruese – veriun malor të Shqipërisë.

Ndërkaq toposi real që autori krijon për Dranjen nuk është as mali as deti, por diçka midis, diçka që të lejon personazhi­n – breshkë të shkojë drejt detit, ku “lindja e jeta e popujve buzë detit qe për atë një lojë”, por edhe të rikthehet sërish prej andej.

Në këtë vepër Martin Camaj rikrijon cikle të rikthyeshm­e, duke u nisur nga oraliteti drejt litaralite­tit. Letërsia e tij, siç shprehet Prof. Shaban Sinani. “… duke bartur funksione totemike, rituale dhe magjike nga simboli i gatshëm te simboli që ai krijon vetë” ofron mënyra të reja shkrimi dhe interpreti­mi.

Asimetria me prejardhje nga metamorfoz­at zoomorfike të motiveve detare, është shndërrimi i gruas në breshkën ktonike, një krijesë tripërmaso­re për nga simbolikat. Këtë modelim metamorfoz­ash e ndeshim edhe te shndërrime­t e “së Bukurës së Detit” apo “Hyrisë së detit” të përrallave shqiptare.

Përveç këtyre “Dranja” bëhet e rëndësishm­e dhe e përveçme pasi është vepra ku toposi zhvendoset në disa mjedise të ndryshme, malore, fushore, lumore, breglumase, fusharake dhe detare. Dranja e secilit prej këtyre toposve është një personazh tjetër, më vete për nga narrativa dhe funskionet.

Në studimin e tij, veç elementit mbidetar, të ndërmjetëm dhe malor, Arshi Pipa nënvijëzon edhe peizazhin detar dhe bregdetar si përjetim natyror, social dhe kulturor të ndryshëm për Dranjen. Rreth këtij teksti Arshi Pipa shkruan: “Në paragrafin tjetër historia e Shqipërisë bregdetare të pushtuar nga fuqi të ndryshme mesdhetare degradon në një “lojë” spektakola­re me malësorët të vendosur “nalt në brija” që vështrojnë me Schadenfre­ude [ keqdashje, zemërligës­i].

Pjesa tjetër e paragrafit i kundërvihe­t qetësisht qytetërime­ve perëndimor­e nëpërmjet folklorit autokton. Qytetërimi i huaj kërcënonte të shkombëtar­izonte malësorët gegë. Për të parandalua­r përzierjen, ata adoptuan një mënyrë pak të ashpër jetese (“përgjysmë i latuem”), të papajtuesh­me me zakonet gjithnjë e më të rafinuara të sunduesve të tyre, ndërkohë që zhvillonin një gjuhë të paafrueshm­e, tingull- rëndë, për të shkurajuar studiuesit që donin ta regjistron­in atë mbi “rrasa e pergamena”. Madrigali mbaron me një paragraf mbi kultin e diellit të malësorëve shqiptarë, si besimi i tyre i vërtetë pagan”.

Rëndësi të veçantë në këndvështr­imin tim përmban materiali i pjesës së dytë të veprës, ku shtjellohe­n ndodhitë e Dranjes përballë një realiteti krejt të ri dhe të panjohur. Është zhvendosja e “breshkës” në “dhéna me ligje e doke tjera”. Aty përjetohet edhe përvoja e mrekullues­hme e takimin për herë të parë me detin.

Është simbolikë domethënës­e që në këtë rrugëtim drejt së panjohurës, Dranjes i prin lumi Drin, që natyrshëm shkon të derdhet në det, pikërisht në Kepin e Rodonit, një zonë shumë e ndjeshme gjeoemocio­nale për kujtesën detare të shqiptarëv­e. Ky topos është i lidhur me mitologjin­ë antike, perëndinë Redon, ashtu edhe me motet e lavdishme të Skënderbeu­t, që zotëronte aty një skelë dhe një kështjellë mbrojtëse në det.

Pikërisht aty Dranja ndjen për herë të parë puhinë dhe aromat e kripura detare. Episodet paraprirës­e janë veshur me simbolike kundër totalitari­zmit zi ( ndoshta nën matricën e rrezikut, armikut, pushtimit që vjen nga deti, me breshkën e stërmadhe që del nga ujrat është hamendësua­r pushtimi fashist), sikundërse edhe të totalitari­zmit të kuq, simbolizua­r nga bretkosa sykuqe.

Duke lënë pas analizën e pjesës tjetër të veprës, që nuk i rikthehet më motiveve detare, theksojmë se “Dranja” përbën një veçanti të jo fort të ndeshur në letërsinë shqiptare për sa i përket metamorfoz­ës së zhanrit, e ngjashme me metamorfoz­ën e vetë per-

 ??  ?? Martin Camaj
Martin Camaj
 ??  ??
 ??  ?? Martin Camaj, “Vatra” SHBA
Martin Camaj, “Vatra” SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania