Gazeta Shqiptare

“Këneta e Maliqit”, zhbërja e tragjedisë duhet filluar nga arti

-

është një realitet krejt ndryshe nga ai i përcjellë. Një ish- dëshmitar tjetër Arshi Pipa në një poemë të tij e përshkruan në formë poetike te “Kanali” i tij këtë dhimbje të madhe. Dhe dëshmi të tëra, falë Institutit të Krimeve të Komunizmit iu kushtuan dhe dolën në 27 vitet e fundit edhe nga ana e Beqir Ajazit, At Zef Pllumit, Ejëll Çobës, Sulejman Xhixhës e pak të tjerëve. Repishti gjen metaforat më të përshtatsh­me për njerëzit e kënetës: “kufoma lëvizëse” ose “leckamanë të mbuluar me baltë”, që mos mjaftonte puna e rëndë, por duhet të mbaheshin të gjithë kohën të lidhur me zinxhirë.

Megjithatë publiku i gjerë për dekada të tëra u mbajt me propagandë­n e filmit, romanin “Këneta” dhe dokumentar­ëve kushtuar kësaj kohe, që e bëri tragjedinë të ngjante si një shfaqje të domosdoshm­e të kohës kundër armikut të klasës.

Sot, për hulumtimin e kësaj ngjarje ka të kushtuar faqe të tëra, por duket se institucio­nalizimi i Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, do të hedhë dritë profesiona­le për paradokset e asaj kohe. Autoriteti, prej muajsh, në mënyrë shumë sistematik­e e profesiona­le po sjell materialet arkivore që gjenden për gjyqet e kohës. Ndërkohë, këtë javë, ajo ka sjellë ngjarjet e Maliqit përmes një CDje me materialet e digjitaliz­uara dhe ka plotësuar për publikun një dosje të plotë me lëndë arkivore, foto, studime për ngjarjen dhe madje edhe pjesë filmike për të.

Ditët e fundit ngjarjes iu kushtua prej Autoriteti­t edhe një aktivitet, që tregoi staturat e vërteta të njerëzve të Maliqit. E ashtuquajt­ura “organizatë teknikosab­otatore” kishte në përbërje të saj Abdyl Sharra, 35 vjeç, kryeinxhin­ier në ndërmarrje­n për tharjen e kënetës së Maliqit, njeriu që mori akuzën kryesore si “iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrje­t e mëdha që bënte pushteti popullor”; Kujtim Beqirin, 30 vjeç, pinjoll i një familje patriotike, medalje e artë në inxhinieri civile në Universite­tin e Vjenës, drejtor në punimet e Maliqit; Vasil Manon, inxhinier në kënetë, që i akuzuar bashkë me të shoqen Zyrikën ( e cila u pushkatua shtatzënë), për lidhjet e tyre dhe kontakte të herëpasher­shme me agjentët e UNRRA- s, por edhe të denigruar në letërsi dhe në dokumentet që do silleshin më vonë; Pandeli Zografin dhe Mario Guarnierin, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërd­hën, Anastas Riston dhe Jani Vasilin.

Fati i tyre do ishte nga lajmet kryesore, kur filli gjyqi më 8 nëntor 1946 dhe përfunduan pas 10 ditësh. “Grupi i sabotatorë­ve të kënetës së Maliqit” ndiqej direkt nga procesi, që transmetoh­ej publikisht me altoparlan­t, e që u zhvillua në kinema “Nacional”, me skenar të parapërgat­itur në detajet më të vogla. Grupi i dënuar me vdekje u ekzekutua në Maliq, më 19 nëntor 1946 dhe pas kësaj iu dha dërrma rreth 80 ishnxënësv­e të shkollës teknike të Harry Fulzit duke bërë shkëputjen e gjatë të marrëdhëni­eve me SHBA- në e Britaninë e Madhe, për t’u bërë pjesë e familjes së Lindjes Komuniste. Në të ardhmen, Autoriteti, mund të shërbejë dhe si një vend ku mund të frymëzohen artistët që duan të flasin për artin.

Letërsia dhe arti i viteve të para të pasluftës të gjithë këtë kalvar, që pësuan njerëzit e Kënetës së Maliqit, e ndihmoi në favor të propagandë­s së kohës, duke i dhënë një dënim të dytë edhe më të ashpër me anë të krijimtari­së letrare. Një dënim, që sot nuk ka çmim, sepse mori jetë njerëzish, teksa paradoksal­isht arti i dënoi edhe njëherë tjetër viktimat e vdekura me... turp. Ndaj tragjedia e tyre duhet filluar duke e zhbërë që nga arti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania