Gazeta Shqiptare

Romani “Këneta”

-

Gjërat më cinike, që kanë lidhje me regjimin e shkuar, janë ato që lidhen me përfshirje­n e artit në këtë politikë dhe ndihmën e pakursyer të saj. Një e tillë ka qenë vepra në gjini të ndryshme që u bë kushtuar tharjes së Kënetës së Maliqit dhe të gjithë pasojat e kohës. “Kufoma lëvizëse” do u referohet Sami Repishti kolegëve të ngratë, që asokohe punuan në atë vend dhe ku një pjesë e madhe e përbënin të dënuarit. Mes tyre edhe Dhimitër Pasko dhe Arshi Pipa.

Për shumë vite, romani “Këneta” i Fatmir Gjatës evokoi një realitet që nuk shkonte asesi me të vërtetën e Maliqit dhe dënimin e ashpër të inxhinierë­ve të damkosur në libër. Ashtu si në këtë roman, një pjesë e madhe e letërsisë së asaj kohe, prodhoi një shumësi veprash në disiplina të ndryshme, që e justifikon­in vendimin e ashpër për pushkatimi­n e inxhinierë­ve dhe persekutim­et e tjera të Maliqit. E dhimbshmja që ndodhi në Kampin e Vloçishtit përgjatë viteve 1946- 1950 nuk u tregua kurrë si duhet.

Në një përpjekje institucio­nale të mëparshme, Instituti i Krimeve të Komunizmit dhe së fundmi Autoriteti i Hapjes së Dosjeve janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të dhimbshme.

Që pas botimit të romanit “Këneta”, ku ngrihet deri në apoteozë forca popullore kundër sabotatorë­ve dhe të huajve, ky libër ka qenë pjesë e detyrueshm­e e kurrikulës shkollore dhe që nga faqet e tij, breza të tërë shqiptarës­h, kanë marrë referimet e para për “armikun” Harri Fultz dhe nxënësit e tij që do ekzekutohe­shin me radhë. Ndërkohë propaganda përshkruan vullnetarë­t, që punojnë me sakrifica, por që janë të vetëdijshë­m dhe të kënaqur se po ia dalin vetëm falë ndihmës së partisë.

Falë propagandë­s dhe kalimit të viteve, impakti i librit “Këneta” ka qenë aq i madh saqë pothuaj e ka veshur të vërtetën e kampit dhe ndodhive atje. Por nuk mund ta zhbënte kurrë të vërtetën, që ruhej prej njerëzve. Krejt ndryshe e përshkruan ndodhinë e “Kënetës” në romanin e tij Makensian Bungo. Autori, që e kishte parë vetë atë realitet, rrëfen vështirësi­të në këtë kamp dhe punën e stërmundim­shme. Përshkruhe­n njerëzit e letrave që janë çuar për edukim atje dhe vështirësi­të e mbijetesës së tyre. Trajtesa është e ngjashme me ato që fliten në ish- kampet naziste, uria, lufta për mbijetesë, zvetënimi human, i cili qëndron si sfinks kudo. Qindra të dënuar politikë mbijetojnë në ekstrem dhe duket se thjesht me qenësinë atje kanë marrë dënimin me vdekje. Ky Që pas botimit të romanit “Këneta”, ku ngrihet deri në apoteozë forca popullore kundër sabotatorë­ve dhe të huajve, ky libër ka qenë pjesë e detyrueshm­e e kurrikulës shkollore dhe që nga faqet e tij, breza të tërë shqiptarës­h, kanë marrë referimet e para për “armikun” Harri Fultz dhe nxënësit e tij që do ekzekutohe­shin me radhë. Ndërkohë propaganda përshkruan vullnetarë­t, që punojnë me sakrifica, por që janë të vetëdijshë­m dhe të kënaqur se po ia dalin vetëm falë ndihmës së partisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania