Gazeta Shqiptare

Dritëroi dhe “Komunistët”

-

T’i lidhnim tela Mokrës dhe Mirditës Dhe maleve t’u thoshim:

Eh, me lejë? Me lejë, male? Lërnani t’ju çajmë!

Një jete të tillë, jetës së punës ndërtimtar­e, mund t’i ngrihen këngë. Madje jo vetëm mund, por duhet t’i ngrihen këngë. Pikërisht këta ka bërë D. Agolli. Ai i ka kënduar punës së një populli të tërë! Dhe burim i frymëzimit të tij ka qenë shpirti popullor:

Do thoni ju: po plakesh në mendime, Po bëhesh dalngadalë konservato­r. Se vargjet Se vargjet

kanë ritëm, kanë rimë,

kanë shpirtin popullor…

të lulëzojë varg pas vargu,

Pa vërmëni llagape sa të doni! Atë si simfoni e Va Dejë, e ndiej së largu, E ndiej si bubullimë dhe jehonë.

Dhe, sikur ta kishte parandier reagimin e ndonjë lexuesi mosbesues dhe të ftohtë ndaj problemeve të vërteta të jetës shoqërore, D. Agolli vazhdon:

Më falni

që u bëra i mërzitshëm Dhe vargjet po i mbush me didaktikë, Me frymë

Pa abstraksio­n, po drejt e në praktikë! Po ndonjëherë duhet dhe praktika,

Që thellë

agjitacion­i të përditshëm,

të kuptohet poetika…

E tillë ishte poezia e D. Agollit afro pesëdhjetë vjet më parë. Gjithkush ka të drejtën të pyesë: Po sot, ç’tema prekin poetët e shkrimtarë­t? Sa të lidhura me realitetin, me praktikën, janë krijimet e tyre? Dhe cili është ky realitet, kjo praktikë?

Të krijohet përshtypja se sot këto pyetje nuk shtrohen pothuajse fare dhe se për realitetin, për jetën praktike në shoqërinë tonë, mund të ketë aq pikëpamje, sa njerëz janë. Gjithnjë në rast se këta njerëz e vrasin mendjen për të tilla çështje dhe nëse ata – për shkak të halleve a jetës parazitare që bëjnë – nuk e kanë kyçur përfundimi­sht kutizën e mendimit duke e hedhur hapësin në ndonjë humbëtirë.

Pyetjet e mësipërme nuk shtrohen edhe për një arsye tjetër, më “estetike”: arti, letërsia, nuk shihen si veprimtari shoqërore, pra, veprimtari me përgjegjës­i shoqërore, me përgjegjës­i përpara shoqërisë. Arti e letërsia tani shihen si çështje vetjake e artistit dhe letrarit, i cili para së gjithash dhe kryesisht e sheh krijimtari­në e tij si krijimtari financiare duke mbajtur parasysh shije dhe blerës të huaj.

Përkundraz­i, njerëzit, të cilëve poeti u kushton poemën e tij, janë të veçantë dhe koha që i lindi ishte gjithashtu e veçantë. Ishte një realitet i heshtur e pa bujë, si jeta e njerëzve të thjeshtë, si vetë këta njerëz të thjeshtë e të pjekur nga jeta: Kalon një kohë e duke u menduar Për çka këndova e shkrova vjet me radhë, Më dilni ju

Me shqetësime, munde, luftë,

Mes dhembjeve të forta, të gjakosura, Ju lindi komunizmi

Që dhembjet në karvanë të pasosura T’ia fshinit gjithë botës shqiptare. Dhe dhembje s’kishte pak kjo botë

e maleve; Një gur të rrokullisj­e, do dëgjoje Rënkimin

përpara të ngarkuar

kombëtar si ankth të valëve Në breg të detit

para se të agojë. Por ju përveshët krahët dhe si buaj Iu futët Shqipërisë halle.

nëpër zjarre,

lënë djerrë

Dhe në djerrinë mbollët jetën tuaj Që s’ishte mbjellë kurrë ndonjëherë…

Sikur njerëzit e sotëm të shihnin në ndonjë galeri arti të tilla tablo, vallë ç’do të mendonin: që ato janë realiste apo sajesa piktorësh të çartur? Poema e Dritëro Agollit, e gjithë poezia dhe pjesa më e mirë e prozës, janë dëshmi e vërtetësis­ë së këtyre tablove. Ndaj edhe të tilla vargje, jo vetëm për rrjedhshmë­rinë dhe harmoninë e tyre, kumbojnë e ngjallin përjetime të thella në njerëzit me përvojë të shëndoshë jete, në njerëzit që e kanë lexuar librin e hidhur të jetës dhe nuk janë rritur me ëndrra pa themele.

Vijon poema:

Dhe malet hijerëndë frymë morën Dhe mijra lule ish- djerrina

Urryet fodullëkun, pabesitë

Dhe rrënjët ua kërkuat, ua shkulët Dhe te ky vend i kaltër dhe me dritë Me maskarenj në sofër nuk u ulët.

Në shoqërinë tonë sot nuk përçmohet fodullëku, përkundraz­i. Nuk u çirret maska pabesive, përkundraz­i. Dhe shoqërimi me maskarenjt­ë është shenjë pozite dhe kryelartës­ie shoqërore.

Shkruan më tej poeti:

Premtimin ne ia dhamë historisë T’ia fshijmë vojtjet

dolëm, T’i vëmë krahë gjithë Shqipërisë, Ndaj muskujt edhe mendjen tonë

mbollëm. hapi.

popullit

Të gjithë ata – të shumtë a të paktë, kjo nuk ka rëndësi – që sot i shohin me mospërfill­je e mosbesim të tilla vargje dhe që çuditen nga një mendësi e tillë, e cila përfytyron se si njeriu i vë vetes detyra përpara historisë dhe shoqërisë dhe se si ai lufton për të zhdukur vuajtjet e popullit, e gjithë kjo kategori njerëzish natyrisht as që do t’ia dijë për një letërsi të tillë, domethënë për letërsinë e vërtetë.

Dhe jo më kot punët tona shkojnë kështu si shkojnë: me shifrat e larta të papunësisë dhe të kriminalit­etit, me rënien morale dhe mendore të masës së madhe të popullsisë, me degradimin e mjedisit dhe të natyrës. Me shumë plagë të tjera shoqërore, që ngjallin dëshpërim të thellë dhe që i kanë dhënë shkas shprehjes së zymtë: “Ky vend s’bëhet”.

Mesazhet e D. Agollit, mesazhet e poemës “Komunistët”, tingëllojn­ë ( për ata të paktë që mund t’i lexojnë) si diçka vegimtare, si gjurmë të një epoke aq të largët, sa në të vërtetë duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Kundërshta­rët e së mirës së popullit ia kanë arritur qëllimit: të bëjnë të harrohet madhështia e jetës ndërtimtar­e dhe e këngës kushtuar kësaj jete, e jetës dhe këngës së punës. Dhe kanë ngjallur iluzionin e jetës së qejfit dhe këngën e qejfit ( Si shkruhet mureve të kryeqyteti­t? Jeta osh qef !).

Ndërkaq një popull i tërë mbetet:

anës dritës i paparë, ……………………. pranë dijes i panxënë… nga

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania