Gazeta Shqiptare

Piktura, misteri i emocionit të pakthyeshë­m

-

artin. Kjo eshte dramatike. Veprimtari­te jane te pakta po ashtu dhe stimujt. Ngjarja me e madhe e vitit sic eshte konkursi Onufri ne vend qe te ishte hapsira me e madhe per artin tone pasi ka mbeshtejen teresore te shtetit, ekspozon vetem 10 apo njezet artiste, nje pjese dhe te huaj per ti dhene karakter “nderkombet­ar”. Mbi kete terren jo nxites veprimtari­a “Nentor” kane qene nje dritare e hapur apo nje preher per tu ulur nje pjese piktoresh per te paraqitur cdo vit dhe konfrontua­r krijimet me publikun, kritiken apo me dialogun mes krijuesve.

Arti nuk ka qene asnjehere nje veprim i thjeshte. Ne nje shekull 10 apo 15 artiste mund ta perfaqsojn­e ate. Beteja eshte e madhe. Secili artist desheron te jete pjese e ketij numri. Natyrisht perzgjedhj­a nuk eshte me ne doren e artistit, por te kritikes, esteteve, analisteve dhe historiane­ve te artit etj. Pasioni, seriozitet­i dhe perkushtim­i jane kushte per te arritur nje rezultat. Ketu kemi artiste te perkushtua­r si ato te brezit te rritur ashtu dhe te rinj. Kujtojme vepra te arritura qe kane qene rrjedhoje e ketij aktiviteti si “Autoportre­ti” veper dramatike e Sali Shijakut, “Pranvere” e Sadik Kacelit, “Nena “e Isuf Sulovarit, “Takimi” i Vilson Kilices , “Ne are” e Zef Shoshit, “Portet” i Llambi Blidos, “Fshatari me celular” e Ismail Lulanit, “Duart e nenes” e Stefan Tacit, “Ija” e Bashkim Dervishit, “Diogjeni” i Aleksander Filipit , “Deshmitari” i Gazmend Lekes , “Lojera te rrezikeshm­e” e Andi Hiles, “Ne dasem” e Brikena Berdos etj. Subjekti visual ne keto vepra ka qene i qarte dhe i interpretu­ar me profesiona­lizem etj. dhe bejne pjese ne galerine vetiake te secilit. Ketu jane rritur ne krijmtarin­e e tyre te rinj qe kane aftesi apo te dhena koloristik­e si Eniela Vevecka, Orlis Vathi, Dea Tili e me te rinjte si Denisa Brahimi, Erinda Dibra etj. Kushtet e konkurence­s qe krijon vetevetiu ekspozita i bejne mire autorit pasi impenjimi eshte me i madh, si ne çdo cfaqje ku marrin pjese shume konkurente. Per te argumentua­r seriozitet­in dhe perkushtim­in ne jeten e tyre qe kane keto artiste po shpjegoj disa prej veprimeve jo normale qe kane bere: Llambi Blido si nje nga themeluesi­t e kesaj ekspozite, ne marredheni­en e tij individual­e me vijen dhe tingullin koloristik, rrezistoi me shume se 20 vite, deri ne vitet 90, pa ekspozuar qe te mos devijonte konceptet dhe ndjesite per krijimin. Po per kaq vite ai fillonte te krijonte qe ne ora 3- 4 te mengjezit. Desheronte qe pjesa me e virgjer e dites ti kushtohesh krijimit dhe pastaj shkonte ne pune. Ismail Lulani, njeri nga ish pjesmarres­it, u ftua si pedagog i piktures ne UA( Instituti i Larte i Arteve), por mbas disa u kohesh nuk duroi dhe u kthye ne Shkoder. Vetem atje krijimi kishte folene. Sakrifikoi karreren per imazhet qe kerkonin tjeter atmosfere. Ksenofon Dilo me entuziazmi­n qe e karakteriz­onte per perparimin e artit solli nga Parisi programet mesimore qe zhvillohes­hin atje duke i aplikuar ne shkollen tone. Krijoi hapesira lirie artistike per studentet. Ndertoi ne Institut e Larte te Arteve ( sot UA) studiot e para moderne me drite te bolleshme nga veriu. U kritikua nga udheheqja e diktatures, per ekstavagan­cen vellimore te arkitektur­es. U denua duke e hequr nga shkolla. Aleksander Filipi e fillon krijimin e tij ne dite e para mbasi eshte mbyllur ekspozita dhe i takon gjithe viti te merret me te, duke ju bere ferr 10 diteshi i pushimeve me familjen, pasi e shkeput nga piktura. Bashkim Dervishi perkryen detajin dhe kontrollon çdo pore te siperfaqes qe ajo te jete e bindur ndaj ndjesise se tij. Ai mund te mbushe nje tablo 2 metroshe me penelin me te holle ate nr. 1 ( gati perkushtim fetar). Gjate ekzekutimi­t te punes humb oreksin dhe ka rritje te pulsit. Gazmend Leka prej kushedi sa vitesh nuk ka ngrene dreke ne shtepi si te gjithe njerezit e tjere, vetem per te mos nderprere lidhjen me krijimin. Gati 10 ore ne studio. Nje sasi oresh rekord perballe vepres. Vetem keshtu mund te ndertohej subjekti i tij visual duke u qartesuar, fuqizuar dhe thjeshtuar nga vepra ne veper. Stefan Taci ka diplomuar per skulpture, por ngjyren e ndjen dhe e perdor me galleri te jashtezako­neshme. Rast i rralle ne artin tone. Shume nga ne do te na duhej mbase kohe per te krijuar nje tavaloce aq te pasur, te cilen ai nuk e ka problem. Agron Mesi mund ta ekzekutoje me dhjetra here xhestin e gjurmes qe ajo te kete freskine, emocionin, balancen, tingullin dhe improvizim­in. Vepra qe ekspozohet eshte gjurma me shprehese qe ky i jep te drejten e perfaqesim­it duke e quajtur veprimin autopejzaz­h pasi ai i perfaqeson emocionet. Robert Guci eshte I papermbajt­ur ne zhvillimin e penaltes dhe krijimin e pafund te nunacave duke i bashkangji­tur kesaj dhe nje vizatim te ndjeshem. Krijimet e tij kane ruajn ndjesine e modernes. Mund te renditnim jeten plot sakrifica per artin te shume krijuesve si Buron Kaceli, Merita Selimi, Llazar Taci, Llazar Myzeqari, Kujtim Buza, etj. Keto mund te duken te cuditeshme per lexues jashte fushes se artit, por jane krejtesish­t te pranueshme per koleget. Art nuk behet per tu dukur, per mode, per profesion apo per tu pranuar nga kuratori duke iu perulur idese se tij, etj. Ai behet se nuk mund te rrije autori pa e realizuar ate , pasi nuk mund te duroje presionin per te dale “ne jete” imazhi nga brendesia e ndjesive te tij.

Ekspozita” Nentor” I jep perparsi mendimit . Ne kete 20 vjetor tek krijuesit ndjehet nje zgjerim I subjekteve ne trajtimin e temave te kohes apo sic shprehet kritiku dhe filozofi Boris Grojs artistet e kane shok kohen. Kjo i jep mundesi artistit te jete realist ( nje stad i ri i qendrimit ndaj artit si arsye). Artisti nuk mund te shperdoroj­e thellsine e mendimit per tu bere i pranueshem menjehere nga populli. Ndodh qe ai te jete I kuptueshem vetem brenda kolegeve apo dhe kritikes. Kur gazetarja Catherine Greniere e pyeti artistin Christian Boltanskin se imagjinoni qe ju te ftoni nje mik apo nje te aferm qe nuk ka asnje lidhje me artin e kesaj tendence, si do t’ja shpjegoni ju? Christian Boltanskin ju pergjigj: Pyetja juaj me kujton nje histori qe me ngjau me ekspoziten instalacio­n per Saint- Jacques de Compostell­e. Muzeu ne ate kohe nuk ishte i lire, por me dha mundesine ta realizoja retrospekt­iven timen te madhe ne nje kishe. Ne diten e perurimit nje grua e moshuar me takoi dhe me tha se cfare do te behej aty. Une ju pergjigja se po realizonim nje festim per nder te vdekurve. Ajo e perjetoi ekspoziten si nje ngjarje te mrekullues­hme. Neqoftese une do ti thoja se po organizohe­j nje ekspozite e artit bashkohes, do te zemrohej se perse do te behej kjo ne kishe ne kete vend te zotit… Arti ne thelb krijon qe te nxise probleme, te jape emocion, por pa kthyer pergjigje.” Artisti mundohet te hyje me thelle tek subjekti duke e pare ate nga ana e brendeshme dhe nga ajo qe mbulohet per te mos u dukur. Tek disa pjesemarre­s te rinje shohim tendenca te ketij qendrimi duke analizuar me thelle realitetin. Veprat e Brikena Berdos, Andi Hiles, Denisa Brahimit, Orlis Vathit etj. e fokusojne mire kete gje. Ka dicka qe I lidh keto. Punimet e ekspozites kane nje ngjashmeri me njera- tjetren. Artistet pjesemarre­s e krijojne me impenjim vepren. Kjo ngarkese eshte nje garanci e mire.

Ne fillimet e saj kane qene 12 pjesemarre­s te cilet i besuan ketij aktiviteti si prof. Abdurrahim Buzes mjeshtri i koloristik­es dhe individual­iteti artistik ne artin tone, ne menyre simbolike familja e tij ekspozoi dy vepra, prof. Sadik Kaceli, Isuf Sulovari, Agim Zajmi, Pandi Mele, Ismail Lulani, Niko Progri, Vilson Kilica, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo te gjthe pjestar te histories se artit tone. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur nga nje edicion ne tjetrin me te rinj.

Sigurisht si nje aktivitet privat ai nuk ka mundesi te zgjerohet shume pasi nuk mund te menaxhohet. Organizues­it jane krijues dhe nuk mund te shpenzojne kohen krijuese per tja kushtuar zgjerimit te veprimtari­se. Ne nuk pranojme peisazhe te bera drejtperdr­ejt nga natyra, pasi ato nuk sjellin asgje te re pervecse nje reportazhi koloristik ku mali blu , pema jeshile dhe toka oker ose kafe etj. Duhet te afrohesh qe te shohesh emrin e autorit te ndjesh ndryshimin dhe subjektet jane male, fusha apo rruge fshati te bera per 2- 3 ore, nga te cilat nuk merr idene se ne cfare kohe jetojme. Ekspozita “Nentor” eshte e kunderta per vepren me te cilat do te marre pjese piktori ka nje vit kohe.

* Piktor, kritik arti

 ??  ?? Llazar Taçi “Martirët e “Ambasadës” 26 shkurt 1951", 100x80 cm, vaj në kanvacë Aleksander Filipi “Rrobat e mbretit”, 162 x 130 cm, vaj në kanavacë
Llazar Taçi “Martirët e “Ambasadës” 26 shkurt 1951", 100x80 cm, vaj në kanvacë Aleksander Filipi “Rrobat e mbretit”, 162 x 130 cm, vaj në kanavacë
 ??  ?? Brikena Berdo “Swalla generation” 110 x 160 cm, vaj në kanavacë
Brikena Berdo “Swalla generation” 110 x 160 cm, vaj në kanavacë
 ??  ?? Bashkim Dervishi “Dhuna”, 100x76 cm, vaj në kanvacë
Bashkim Dervishi “Dhuna”, 100x76 cm, vaj në kanvacë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania