Gazeta Shqiptare

Nderim për vizionin e Shtrausit dhe një stacion që ne e humbëm

- Nga Ilir Meta

( vijon nga faqja 1)

... modeste në kujtim të 30- vjetorit të vizitës së parë në Shqipërinë komuniste të kryeminist­rit bavarez, Franz Josef Straus.

Sot jam edhe më shumë i gëzuar që në cilësinë e Presidenti­t të Republikës t’i jap në emër të qytetarëve shqiptarë një vlerësim të posaçëm, këtij personalit­eti të madh e të shquar politik jo vetëm për gjermanët, por edhe për shqiptarët.

Franz Josef Straus zë një vend të veçantë në memorien tonë kolektive si i vetmi politikan perëndimor, që vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste para rënies së perdes së hekurt.

Kjo vizitë ngjalli shumë shpresë në rrethin e atyre që kuptonin atipizmin e saj për rrethanat e kohës. Dhe sot, ende flasim për ndryshimet epokale që do të kishte sjellë, nëse do të ishte kuptuar si duhej mesazhi që ai përcolli në Tiranën zyrtare.

Sot ne e dimë, se guximi dhe vizioni i Shtrausit për të vizituar Tiranën shoqërohej me një oportunite­t të jashtëzako­nshëm, që do të kishte transformu­ar krejt historinë dhe marrëdhëni­en tonë me Europën dhe botën.

Sot ne e dimë se autori i librit “Projekti i Madh” europian kishte vizionin largpamës për ta parë kufirin e Europës të shtrirë edhe në Lindje të saj. Pavarësish­t këtij stacioni të humbur prej nesh, vizita e Shtraus në Tiranë padyshim që përbën gurthemeli­n e 30- vjetorit të marrëdhëni­eve diplomatik­e të rivendosur­a ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ndaj, kjo ceremoni në 105- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është shprehje e vullnetit më të sinqertë jo vetëm për të vlerësuar një mik të shqiptarëv­e, por edhe për të rikonfirmu­ar perspektiv­ën e shkëlqyer të marrëdhëni­eve që kanë vendosur dy vendet tona.

Gjermania është konsolidua­r tashmë si partner kyç e strategjik për Shqipërinë, por edhe për sigurinë, paqen dhe begatinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjermania është sot shtëpia e shumë shqiptarëv­e, të cilët janë integruar më së miri dhe e përfaqësoj­në denjësisht imazhin e vendit të tyre.

Ne jemi mirënjohës për mbështetje­n që Gjermania ka dhënë e na jep, për integrimin evropian, për të gjithë atë ndihmë të jashtëzako­nshme në ekonomi, infrastruk­turë, energji dhe në të gjithë sektorët e tjerë jetikë për një zhvillim të qëndrueshë­m social dhe ekonomik dhe për një arsimim profesiona­l, veçanërish­t për rininë tonë.

Presidenti Steinmeier më siguroi gjatë vizitës që zhvillova në Berlin se marrëdhëni­et me Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të një rëndësie të veçantë për Gjermaninë, si marrëdhëni­e tepër të rëndësishm­e për të gjithë stabilitet­in dhe perspektiv­ën evropiane të rajonit tonë.

Ne jemi me fat që kemi rreth vetes miq të mirë e të çmuar dhe simbol i kësaj miqësie gjermanosh­qiptare është edhe familja Shtraus. Jam veçanërish­t i prekur, që vajza e mikut Shtraus, Monika, që na nderon sot me prezencën e saj, është anëtare e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Parlamenti­n Europian.

Jam i sigurt në përpjekjen e sinqertë të saj për të hapur negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, duke iu afruar gjithnjë e më shumë vizionit të babait të saj, për ta parë edhe rajonin tonë brenda familjes europiane.

Duke ju falënderua­r edhe një herë për prezencën, dëshiroj ta mbyll me urimin që e kishte për zemër Josef Straus: “Për një miqësi më të gjatë, edhe për shumë vite!”.

Pagëzuesit të kësaj miqësie kam kënaqësinë dhe nderin t’i akordoj sot dekoratën më të lartë të “Flamurit Kombëtar”.

* Fjala me rastin e dekorimit të ish- kryeminist­rit bavarez, Franc Jozef Shtraus, medalje që iu dorëzua vajzës së tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania