Gazeta Shqiptare

Dhuna ndaj grave në Shqipëri fshihet pas privatësis­ë familjare

- “ZËRI I AMERIKËS”

( vijon nga faqja 1)

... e për të frenuar këtë dukuri mbizotërue­se.

Aktivizmi dyjavor kundër dhunës me bazë gjinore nisi ndërkohë që një tjetër nënë humbi jetën në një fshat të Kavajës, e goditur me thika nga bashkëshor­ti.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në burg Sami Metushin për vrasjen e bashkëshor­tes së tij, Sose Metushi, në fshatin Karpen të Kavajës. Ai i mori jetën pas disa goditjeve me thika nënës së 5 fëmijëve të çiftit, për grindje të rëndomta shtëpiake, duke tronditur rëndë opinionin publik me këtë ngjarje tragjike. “Gjendja është vërtet e rëndë dhe masat e deritanish­me janë të pamjaftues­hme, si nga gjykata, policia dhe organizata­t e të drejtave njerëzore. Një tjetër zonjë humbi jetën në Kavajë dy ditë më parë dhe një mori rastesh dhune regjistroh­en në të gjithë vendin”, – tha Fabiola Egro nga rrjeti i Qendrave Komunitare “Sot për të ardhmen”.

Bujku nga Kavaja goditi bashkëshor­ten me thika, ndërsa fëmijët e shtangur në oborr mbetën jetimë për një minutë dhune tragjike të babait ndaj nënës së tyre, e cila mbante familjen dhe kujdesej për të ta. Pendesa dhe tronditja e rëndë psikologji­ke nuk kthen më në jetë bashkëshor­ten dhe as shton kujdesin për 5 fëmijët e mbetur tani pa asnjë mbrojtje, edhe me probleme të ngjashme sociale.

“Vrasjet janë pjesa më tragjike e një dhune të fshehur gjithandej në familjet shqiptare. Ato nisin zakonisht me gjeste të vogla dhune e diskrimini­mi dhe përfun- dojnë shumë keq. Edukimi dhe ndërgjegjë­simi duhet të nisë në mosha sa më të vogla”, – tha Ines Xhelilaj, nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas.

Dhuna në familjet shqiptare është e përhapur në fshat dhe në qytet, në të gjitha shtresat dhe profesione­t. Pak kohë më parë një gjyqtare humbi jetën nga plumbat e revolverit të ish- bashkëshor­tit, pasi doli nga burgimi i shkurtër po për dhunë.

Ai e priti gjyqtaren pranë parkimit të makinës dhe shtiu kundër saj pas një historie të gjatë dhune mes tyre, një vrasje e pritshme dhe e paralajmër­uar nga vetë gjyqtarja e ndjerë.

“Pjesa më e vështirë e dhunës në familje është se ajo fshihet pas privatësis­ë së familjes. Nuk është e lehtë të përfshihes­h në këto konflikte, që mbyllen pas derës së banesës. Sa më shumë të flitet për to dhe sa më shumë të hapet familja për to, aq më mirë do të jetë”, – tha Erjona Mulellari nga Aleanca Gjinore për Zhvillim. Organizata­t e grave nisën sot një seri veprimtari­sh dyjavore ndërgjegjë­suese në Ditën Ndërkombët­are për Eliminimin e Dhunës kundër Grave, që po rrëmben jetë grash e vajzash shqiptare çdo muaj.

Veprimtari­të po zhvillohen në kryeqytet dhe në periferi problemati­ke si këneta e Durrësit dhe zona të tilla të largëta, ku dhuna ndaj grave vazhdon të mbahet e fshehur. Shqipëria po zhvillon dy javë ndërgjegjë­simi për të ndaluar dhunën ndaj grave, për më shumë punë, demokraci dhe të drejta njerëzore në shoqëri. Dhuna në familje ka mbërthyer shoqërinë shqiptare. Sipas sociologëv­e, në krimin në familje kanë ndikuar një sërë faktorësh si ato ekonomikos­hoqërorë, kushtet e banimit, papunësia dhe emigracion­i. Gjatë këtij viti gjykatat trajtuan 2100 çështje penale, nga të cilat mbi 1/ 3 janë për dhunë ndaj grave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania