Gazeta Shqiptare

Luftë me policinë greke, kapet gomonia me 1.6 tonë marijuanë

Mjeti lundrues me fuqi motorike 350 kuaj dhe 12 metra e gjatë, fotot Aksion në ajër dhe det, në pranga 6 shqiptarë

- Ina Allkanjari Arbër Sulo

Shkëmbim zjarri mes policisë e trafikantë­ve, motoskafë, helikopter­ë e snajperë, në këtë situatë pas mbi 24 orë ndjekje, policia greke ka arritur të kapë një gomone transoqean­ike të mbushur me 1.6 tonë marijuanë e cila ishte ngarkuar në Shqipëri. Gjatë këtij superaksio­ni ranë në pranga 10 pjesëtarë të organizatë­s ndërkombët­are të drogës, mes tyre 6 shqiptarë, përfshi dhe 3 drejtuesit e gomones. Një prej skafistëve u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe u dërgua në spital. Vetë mediat e shtetit fqinj e quajtën këtë ngjarje si "Operacioni më i madh në historinë e policisë kufitare greke". Në një deklaratë zyrtare për shtyp pasditen e djeshme, policia greke dha detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria. Gjatë deklaratës, policia greke theksoi se operacioni erdhi pas grumbullim­it të informacio­nit mbi një organizatë ndërkombët­are të trafikut të drogës me mjete të shpejta ujore, e cila vepronte në mënyrë sistematik­e. Policia kishte informacio­n mbi emrat e pjesëtarëv­e të organizatë­s, veprimet e tyre, të dhëna mbi gomonen etj., dhe për këtë organizoi operacioni­n ku morën pjesë skafe të policisë, avion i FRONTEX, helikopter dhe snajperist­ë.

OPERACIONI POLICOR

Organet policore dhe informativ­e greke kishin siguruar informacio­n prej disa javësh për një grup të strukturua­r ndërkombët­ar droge në linjën Shqipëri- Greqi- Itali dhe kanë marrë informacio­n për nisjen e një ngarkese në orët e para të së premtes nga jugu i Himarës për në Greqi. Policia greke ka pritur mjetin lundrues në veri të Korfuzit me disa skafe të saj, por është përballur çuditërish­t me një gomone të gjatësisë 12 metra

 ??  ?? Nga operacioni i policisë greke
Nga operacioni i policisë greke
 ??  ?? Droga dhe sendet e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t
Droga dhe sendet e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania