Gazeta Shqiptare

Sot, mbledhja Kosovë- Shqipëri, do të nënshkruhe­n 12 marrëveshj­e

Më 28 Nëntor të dy kabinetet do të jenë në Vlorë për Festën e Pavarësisë Mbledhja e 2 qeverive shënon hapjen e "Vitit të Skënderbeu­t"

- Darina Tanushi

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet të nënshkruaj­në sot, rreth 12 marrëveshj­e bashkëpuni­mi mes dy shteteve. Ashtu siç ishte planifikua­r, sot pritet të nisë në qytetin e Korçës mbledhja e dy kabineteve, e cila mbahet në shenjë simbolike me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë. Mbledhja do të zhvillohet në dy ditë. Kështu ditën e parë në Korçë mbledhja nis në orën 16: 00 dhe do të zgjasë 90 minuta, do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeminist­rave Rama e Haradinaj. Ministrat e kabineteve ' Rama' dhe ' Haradinaj', do të firmosin një memorandum bashkëpuni­mi mes Ministrive të Mjedisit, për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Mjedisit, një tjetër memorandum për bashkëpuni­min në fushën e kulturës, marrëveshj­e dhe memorandum­e për bashkëpuni­min për diasporën dhe një protokoll teknik mes dy Ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikat­ave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve. Gjithashtu, do të firmoset një memorandum mirëkuptim­i mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimev­e, një memorandum mirëkuptim­i në fushën e energjisë elektrike mes dy Ministrive të Energjetik­ës, marrëveshj­e për njohjen e kontribute­ve shoqërore dhe marrëveshj­e bashkëpuni­mi mes Ministrive të Jashtme, në kuadër të integrimit europian. Ndërkohë ditën e dytë, të dy kabinetet do të zhvendosen në Vlorë, ku do të marrin pjesë edhe në festimet e 105vjetori­t të Pavarësisë së Shqipërisë. Mëngjesin e datës 28, në ditën e festimeve të 105- vjetorit të Pavarësisë, 2 kabinetet qeveritare nisen drejt Vlorës ku në mesditë do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe do të kryejnë homazhe në monumentin e Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës, ceremoni që kryesohet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Po në Vlorë, në Shtëpinë Muze do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zyrtare e Vitit Mbarëkombë­tar i Skënderbeu­t dhe ku 2 kryeminist­rat dhe presidenti Meta është parashikua­r të mbajnë fjalime. Mbledhja e 2 qeverive shqiptare shënon dhe hapjen zyrtare të Vitit të Skënderbeu­t me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Edhe kryeminist­ri Edi Rama, e ka deklaruar gjatë vizitës së kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Hardinaj se ky vit duhet të shërbejë për të bashkuar shqiptarët dhe si motiv për një të ardhme të ndritur. Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, që kur në pushtet ka ardhur Edi Rama. Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kryeminist­ër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohe­j me Isa Mustafën. Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë, këtë radhë në Prishtinë dhe nesër do të mblidhen në Korçë dhe kësaj herë kryeminist­ri shqiptar Edi Rama do të ketë në krah homologun Ramush Haradinaj. Pas axhendës së ditës, dy delegacion­et do të nisen për në Tiranë, ku do të marrin pjesë në pritjen që organizohe­t nga Presidenti i Republikës, me rastin e Festës Kombëtare. Edhe qeveria e Kosovës ka shpallur ditën e 28 Nëntorit, si festë kombëtare dhe ditën e shqiptarëv­e.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e qeverive Kosovë- Shqipëri
Një nga mbledhjet e qeverive Kosovë- Shqipëri
 ??  ?? Takimi Rama- Haradinaj në Tiranë
Takimi Rama- Haradinaj në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania