Gazeta Shqiptare

Olta Xhaçka: Një mijë jetë të shpëtuara nga dora e shqiptarit

Kthehet anija "Oriku" nga deti Egje

-

Anija

"Oriku" pjesë e Flotës Detare Shqiptare është kthyer në atdhe pas një viti qëndrimi në detin Egje, pjesë e operacioni­t të NATO- s "AEGEAN SEA". Nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri tani, gjashtë ekuipazhet e anijes "Oriku", P- 132, kanë marrë pjesë në dhjetëra operacione në detin Egje, në kuadër të përpjekjev­e ndërkombët­are për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. Rezultat i këtyre operacione­ve është dhënia e ndihmës dhe shpëtimi i rreth 1 mijë personave të moshave, gjinive e shtetësive të ndryshme, siriane, nigeriane, irakiane, somaleze, jemenase, kongoleze etj., të cilat nga brigjet e Turqisë do kalonin për në brigjet greke apo vende të tjera të BE. Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, prania e anijes "Oriku" në detin Egje është shembulli më i mirë i lënies pas të çdo retorike, kur vjen fjala për të shërbyer në një mision NATO. "Dhe çfarë suksesi! Njëmijë jetë të shpëtuara gjatë këtij viti, një mijë njerëz që falënderoj­në flamurin e kuq me shqiponjën dykrenore. Falënderoj­në e kujtojnë të gjithë ju, ushtarakë të Forcës sonë Detare, se u zgjatët dorën e shpresës dhe dritën e jetës, aty ku terrori i luftës dhe mungesa e së ardhmes, detyroi një kolonë të madhe njerëzore drejt eksodit larg nga Siria e Iraku",- tha ministrja në fjalën e saj. Ajo ka vlerësuar kontributi­n e të gjithë efektivëve shqiptarë në të gjitha misionet paqeruajtë­se ku Shqipëria merr pjesë, siç janë ato në Afganistan e Kosovë, të cilat ministrja Xhaçka i vizitoi gjatë javës që kaloi. Shqipëria do të zgjasë me një vit qëndrimin e saj në detin Egje dhe së shpejti drejt operacioni­t do të niset anija "Butrinti" me 17 anëtarë të ekuipazhit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania