Gazeta Shqiptare

Rikthimi i Tomorit në destinacio­n turistik, Klosi: Koha e shkatërrim­it ka marrë fund

Ministri i Mjedisit e të rinjtë mbjellin 300 pemë

-

shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorit në një destinacio­n turistik dhe historik, ditën e djeshme është bërë mbjellja e 300 pemëve në këtë zonë. Vetëm një javë pas aksionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave për ndalimin e shkatërrim­it të malit të Tomorit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së bashku me një grup të rinjsh, realizuan një ecje sportive drejt këtij mali. Kjo nismë vjen pasi ky vend përveç bukurive natyrore, ofron edhe

BLENDI KLOSI

"Një javë më parë erdhëm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grupe barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është më shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanë parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë, sepse të rinjtë do u bëjnë një guitë të mrekullues­hme"

turizmin historik për të huaj e vendas. "Jemi me një grup të rinj nga qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror të Tomorit. Jemi në

kalanë e Tomorit, vend që sipas legjendave është një vend i mrekullues­hëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik."- tha ministri Klosi. Më tej ai theksoi se koha e shkatërrim­it dhe shfrytëzim­it të malit të Tomorit ka marrë fund dhe se tani vendi do t'i kthehet zhvillimit të turizmit duke bërë ftesë për ta vizituar. "Një javë më parë erdhëm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grup barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është më shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanë parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë sepse të rinjtë do u bëjnë një guitë të mrekullues­hme",- tha Klosi në fjalën e tij. Ndërkaq, në kuadrin e zhvillimit turistik të vendit, edhe fshati Qafë- Dardhë, pranë Malit të Tomorit, do të jetë pjesë e "100 fshatrave turistikë",nismë që ka marrë tashmë mbështetje­n buxhetore të qeverisë.

 ??  ?? Blendi Klosi, me një grup të rinjsh në malin e Tomorit
Blendi Klosi, me një grup të rinjsh në malin e Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania