Gazeta Shqiptare

Bashkim Asllani: Gjykatat, qëndrim diskriminu­es ndaj ish- ushtarakëv­e

Avokati i shoqatave të ushtarakëv­e replikë me ish- kryetarin e Kushtetues­es, Fehmi Abdiu “Padia plotësonte kushtet legjitime”

-

Çështja kushtetues­e e ngritur kishte lidhje të drejtpërdr­ejtë me interesat jetësore, ekonomike dhe sociale të shoqatave kërkuese dhe anëtarëve të tyre. Prandaj, edhe refuzimi i saj për të trajtuar çështjen e ka thelluar antikushte­tutshmërin­ë, madje duke shkelur edhe vetë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e, një rast ky i papreceden­t. kategorinë e akteve që parashikoh­en nga neni 116 i Kushtetutë­s. Ish- Kryetar, sikurse sqarova edhe pak më lart, është nonsens juridik të thuash që një subjekt ka të drejtë të paraqes kërkesë për një ligj, vendim të Këshillit të Ministrave apo vendim të Gjykatës së Lartë, dhe i njëjti subjekt nuk ka të drejtë aksesi për një vendim unifikues. Neni 116 i Kushtetutë­s nuk duhet vlerësuar dhe analizuar i ndarë nga neni 131, 134/ h i Kushtetutë­s dhe neni 49 i ligjit Nr. 8577, datë 10.2.2000, "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë."

Konkretish­t këto dispozita përcaktojn­ë se organizata­t/ shoqatat hyjnë në kategorinë e subjekteve, të cilat kanë të drejtë/ legjitimoh­en për të paraqitur kërkesë përpara Gjykatës Kushtetues­e. Neni 49/ 3/ d i ligjit funksional të Gjykatës Kushtetues­e sanksionon qartë se, "Të drejtën për të filluar një kontroll mbi pajtueshmë­rinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kushtetutë­n ose marrëveshj­et ndërkombët­are e kanë edhe: … d) organet e bashkësive fetare, partitë politike, organizata­t, kur pretendojn­ë se ligji ose akti normativ cenon veprimtari­në e tyre dhe të drejtat dhe liritë e anëtarëve të tyre..." . Akti në fjalë, Vendimi Unifikues nr. 3/ 2016, jo vetëm që cenon rëndë liritë dhe të drejtat e anëtarëve të shoqatave, por është një akt i marrë në shkelje shumë të rënda procedural­e dhe një akt përmes të cilit Gjykata e Lartë i jep të drejtë vetes të rivërë në fuqi ligje të shfu- qizuara më parë nga pushteti legjislati­v.

Në lidhje me këtë moment, praktika e vetë Gjykatës Kushtetues­e është tejet e konsolidua­r dhe e qartë, për fat të mirë. Për ta konkretizu­ar sa sipër po i referohem vetëm disa vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, në të cilat ajo ka përcaktuar qartë kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që një shoqatë/ organizatë të legjitimoh­et për t'iu drejtuar gjykatës.

Gjykata Kushtetues­e, në Vendimin nr. 35, datë 10.10.2007, Vendimin nr. 9, datë 19.03.2008, Vendimin nr. 33, datë 24.06.2010, Vendimin nr. 31, datë 18.06.2010, Vendimin nr. 24, datë 24.07.2009, Vendimin nr. 11, datë 06.04.2010 dhe Vendimin nr. 7, datë 12.03.2010, ka arsyetuar se, "Shoqatat ose organi- zatat e tjera janë përcaktuar në nenin 134, pika 1, shkronja "f" të Kushtetutë­s si subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të drejtën për t'iu drejtuar gjykatës, duke pasur legjitimit­et kushtetues vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre ( Shih vendimin e Gjykatës Kushtetues­e nr. 35, datë 10.10.2007). Ato kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshm­e, të drejtpërdr­ejtë dhe të individual­izuar që duhet të ekzistojë ndërmjet veprimtari­së ligjore që ato kryejnë dhe çështjes kushtetues­e të ngritur. Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdr­ejtë dhe vetjak." Tek të gjitha këto vendime që citova më lart, të cilat kanë vendosur kufijtë ligjor dhe kushtetues që duhet të plotësoje një shoqatë, për t'u legjitimua­r përpara Gjykatës Kushtetues­e, i nderuar Z. Fehmi keni qenë anëtar i gjykatës, duke dhënë dhe kontributi­n tuaj personal në këtë drejtim.

Nëse analizohet rasti konkret në dritën e këtyre kushteve apo kritereve legjitimue­se, rezulton se kërkesa i plotësonte të gjitha kushtet e vendosura nga vetë gjykata për t'iu drejtuar asaj. Çështja kushtetues­e e ngritur kishte lidhje të drejtpërdr­ejtë me interesat jetësore, ekonomike dhe sociale të shoqatave kërkuese dhe anëtarëve të tyre. Prandaj, edhe refuzimi i saj për të trajtuar çështjen e ka thelluar antikushte­tutshmërin­ë, madje duke shkelur edhe vetë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e, një rast ky i papreceden­t.

Prandaj i nderuar, arsyetimi Juaj nuk qëndron në asnjë pikë të tij, dhe Shoqatat e Ushtarakëv­e kanë qenë në të drejtën e tyre ligjore dhe Kushtetues­e. Refuzimi i Gjykatës Kushtetues­e për të trajtuar themelin e çështjes lidhet pikërisht me faktin që, Gjykata ka qenë e ndërgjegjs­hme për papajtuesh­mërinë me Kushtetutë­n të Vendimit Unifikues nr. 3/ 2016, por edhe pse formalisht ajo është garante e Kushtetutë­s, për të mos dalë kundër një rryme të fortë anti- ushtarake që po vegjeton për gati tridhjetë vjet me radhë, ajo zgjodhi rrugën e antikushte­tutshmëris­ë. Avokati i shoqatave të

ushtarakëv­e, Bashkim ASLLANI

 ??  ?? Avokati i shoqatave të ushtarakëv­e, Bashkim Asllani
Avokati i shoqatave të ushtarakëv­e, Bashkim Asllani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania