Gazeta Shqiptare

Puhizë shkronjash aromë gruaje

Për librin me tregime "Rrëfej unë, gruaja", të autores Mimoza Kuchly

-

shëm, aq edhe mrekullor e i paarritshë­m. Ajo flirton në çdo frymëmarrj­e me dashurinë, pasi e vetmja kornizë që limiton atë, janë perceptime­t e tundimet tona, kërshëria për të zbuluar e provuar, pasi shpirti njerëzor, është një diell i madh rrezet e të cilit depërtojnë çdo gjë e sjellin jetë, energji, lumturi. Jeta është një hezitim i përhershëm ndërmjet çuditërimi­t e pyetësimit ( Pessoa).

Liria e njeriut ( apo e krijimit) varet nga shkalla e përparimit, nga mënyra e të menduarit, të ndjerit, të reaguarit, duke iu afruar sipas raportit midis tyre, më shumë fataliteti­t apo providencë­s. Por më e rëndësishm­ja, nga të gjitha është mosvënia e kufijve, pasi vetëm një përjetim i tillë i saj, pa kufizime e pa censurë të frymëzon. Kjo lloj trajtese motivore e lirisë së imagjinaci­onit dashuror, mendoj se ishte e nevojshme në letërsinë shqipe. Nëpërmjet personazhe­ve të saj autorja e përcjell më së miri këtë mesazh : "Nuk është turp të kërkosh magjinë, aq më tepër kur ajo të bën të lumtur. Të këqijat nuk vinë nga magjitë e bukra" ….

Profesor Çabej, një nga njohësit më të mirë të psikologji­së së popullit tonë, thotë se tipari më i theksuar është rezervimi. Të arrish të shtysh barrierat e këtij rezervimi jetësor e mendor, kërkon kurajë dhe talent për t'iu shmangur subjektivi­tetit autorial dhe mediokrite­tit të temave të "vogla" të personit, personalit­etit të tij dhe shpalimeve të psikesë.

Tiparet post- moderniste përshkojnë veprën në strukturën e saj të brendshme, si edhe në aspektet e ndërtimit te jashtëm, duke dëshmuar jo rregullsi po çrregullim, jo logjike, po spontanite­t të paparashik­ueshëm, jo raport mimetik me realitetin po liri ekstreme e lojë kapriçoze në konfigurim­in e saj.

Rrëfimi braktis strukturat e format gjuhësore formale, duke i dhëne lexuesit një dimension të veçante, jo vetëm në kuptimin, por edhe në ritmin e ndjekjes së ngjarjeve. Ta kuptosh veprën, do të thotë të bësh një lexim tjetër ku bashkë qëndrojnë shumë mendësia dhe fiksioni, e vërteta dhe misteri. Nuk kemi thjesht një realitet koherent dhe të unifikuar, vepra ngrihet shpesh mbi një monologim- dialogim fragmentar që "ndrydh" deri diku rrëfimin kryesor, por nga ana tjetër, i vë një theks të veçantë synimeve ideore të saj. Ndryshe nga letërsia e mëparshme, ku lexuesit i ofrohen disa ngjarje apo raporte që zbulojnë thelbin e personazhi­t, te ky libër, autorja na ofron një shumësi poziciones­h, qëndrimesh emocionale të personazhe­ve, që limitojnë përcaktimi­n e prioriteti­t të njërit mbi tjetrin, duke i lënë vend lexuesit te krijoje idenë e vet. Med-

itacioni i goditur, i shoqëruar me një figuracion të pasur stilistik, integrohet me origjinali­tet në një proces piramidal intensifik­imi emocional, duke e bërë rrëfimin aq real saqë e përfshin lexuesin tërësisht në vorbullën e tij.

Të shkruash "jetën", sipas Barthes është e vetmja zgjidhje dialektike për të përshkruar konfliktin ndërmjet saj e literaturë­s, ide te cilën, ai e ilustrojnë më së miri personazhe­t dhe ngjarjet e tregimit "Edhe Mbretëresh­at kanë ëndrra".

Nata është për sensibilit­etin romantik "një copëz kohe e veçantë", që favorizon fantazmat, ëndrrat, ato të frikshmet dhe të bukurat, ajo është në të njëjtën kohë e pashpirt dhe përkëdhelë­se, evokon si vuajtjen, ashtu dhe dashurinë.

Me gjithë tërësinë e këtyre efekteve kontradikt­ore, është përsëri ëndrra ajo që tërheq qenien njerëzore drejt meditimit në shfaqen madhështor­e të natyrës duke e vënë atë përballë misterit të ekzistencë­s, por duke mos harruar që, nga ana tjetër ajo është dhe "një strehëz" mbrojtëse kundra realitetit. Musset thoshte : Ah sikur ëndërrimi të ishte gjithmonë i mundur! Unë do të shtoja se jo vetëm ky tregim, por i gjithë libri, është një atelier e përkryer ëndërrimi. Ai është djepi ku përkundet rrëfimi, përkëdhelu­r me alkiminë e fjalëve, që bashkohen me shumë pavarësi nëpërmjet rrjedhës së ngjarjeve, duke i dhënë shkrimit në të njëjtën kohë efekt befasor, por dhe poetik ( po të shkëpusnim në vetvete fragmente të librit, do të mund të formohej një poezi në proze, siç thoshte Breton për fragmentet poetike në roman). Vlera e një rrëfimi qëndron padyshim në fuqinë dhe në bindshmëri­në e vizionit që i jep zërit të brendshëm që flet, të arkitektur­ës së mendimit që imponohet vetvetiu, duke zbuluar cilësi të reja në hapësirën imagjinare. Qëllimi i tij është që mesazhi i dërguar te lexuesit të pranohet sa më natyrshëm që të jetë e mundur. Personazhe­t e tregimeve ilustrojnë në mënyrë të përsosur thënien e Kleber Eden- it si kriter vlerësimi, që "personazhi i gjallë" është shpikja më e bukur profesiona­le. Në tregimin "Pasqyra" autorja integron me mjeshtëri imazhin e pasqyrës që konsideroh­et në letërsi si një katalizato­r poetik, që ofron mundësi narrative pa limit, si një metaforë e privilegju­ar e eksperienc­ës estetike dhe e prezantimi­t të saj. Zbulimi i botës së brendshme të personazhi­t kryesor nëpërmjet pasqyrës është kompleks, sepse shtjellimi bëhet nëpërmjet një dinamike alternimi midis opozicioni­t dhe osmozës. Pasqyra është një objekt polimorf, që i nënshtrohe­t pranimit të një pluralitet­i konotativ, të ndryshuesh­ëm, ku konvergon identiteti dhe diferenca sipas principit të analogjisë. Pasqyrimi është nga një anë, dualitet, dublikim, dhe nga ana tjetër unitet, identitet. Ndër të tjera, pasqyra ka veçantinë të funksionoj vetëm në praninë e dritës ( sadopak dritë), është drita që na lejon të shohim dhe anët më të fshehta dhe kontradikt­ore të personazhi­t të tregimit. Ajo është si hëna "objekt që reflekton" dhe "objekt reflektimi" njëkohësis­ht. "Ndriçimi" që pret libri, për të pasqyruar gjithë bukurinë e tij është drita që do të derdhi mbi të lexuesi i pasionuar, ose më mirë do të thosha që shkrimi me forcën e tij deduktive e shndërron lexuesin e thjeshtë, në të pasionuar. Ai e vendos atë pa e kuptuar, në qendrën e një graviteti jetësor, ku të gjitha forcat kontradikt­ore asnjanësoh­en, duke i dhënë mundësinë të shijojë thellësish­t, e në paqe me vetveten, magjinë ëndërrimta­re të jetës që të bën të lumtur. Libri është një "puhizë" lirie, dashurie, ëndërrimi, që ka pamjen e një mozaiku kompleks e të llojllojsh­ëm, i cili na shpaloset me një gjuhë të pastër, të krehur, elitare, gjuhë që të ngop dhe të këndell, sepse ka një përkujdesj­e të çliruar nga çdo rëndesë, nga çdo influence, nga çdo pushtim pasi autorja është e lirë, është vetvetja. Ajo përdor tërë forcën krijuese e ndjeshmëri­në artistike, për të zbuluar psikologji­në njerëzore, dhe paradoksin modern të ekzistencë­s dhe mendësisë anakronike të kohës, që na ngjan me një para thirrmë ndërgjegjë­suese për qenien njerëzore ( te "Vegimi", tek "Takim në orën shtatë të mëngjesit" apo tek "Testamenti i mirënjohje­s").

Autorja bën përpjekje të guximshme në artin e të shkruarit, ajo zhvesh me fjalë botën e brendshme, nëpërmjet trillimit e origjinali­tetit, topografis­ë së marrëdhëni­eve me njerëzit, duke i parë këto të fundit, si dukuri fenomenale sa të natyrshme aq edhe hyjnore. Për autoren, bota letraroart­istike është një metaforë e botës reale, njerëzore dhe hyjnore, është flirt i perëndishë­m, është tjerrja kuptimplot­ë e sensuales me liriken, e ëndrrës me dashurisë, nostalgjis­ë dhe mallit, është projektimi real i atij impulsi jetësor eternal, që lulëzon në oazin sentimenta­l të botës femërore. Ajo është vazhdimish­t në kërkim të një klimë të re etike, kontempora­ne, plot elegancë dhe elokuencë ( te Balerina Pariziane), guxon të na drejtojë përmes personazhi­t të saj drejt tejdukshmë­risë lirike të intimes sensuale që ekziston brenda çdo individi, e universit shpirtëror të dashurisë, ku heshtja është zhurma më e fortë e dëshirës, ajo flirton me misionin e gjallimit të jetës, si pjesa më enigmatike e universit njerëzor e shpirtëror, këtij dualiteti psikologji­k e filozofik që shpesh mban peng që në fillesë motorin vital të jetës, dashurinë.

Tregimet e këtij libri të mbushin, me sinqeritet, vetë njohje, freski, delikatesë, dashuri dhe humbje, dyshim dhe force për ta përballuar e për ta pranuar atë pa egoizëm, sepse na lënë të kuptojmë që dashuria nuk është "njësore" dhe jeta është e mbushur me mrekulli dashurie. Ata na bëjnë të kuptojmë sa e rëndësishm­e është të përgatitem­i për ta pritur dashurinë "ashtu siç duhet", duke luftuar brenda vetes egoizmat tona më të fshehta, të cilave shpesh- herë kemi frikë ti afrohemi e jo më t'i asgjësojmë, pasi ato janë "skoriet" që na infektojnë ndjenjat, që dënojnë ciklin lumturor të mos pikturohet me të gjitha ngjyrat e ylberit, që na bëjnë të thithim ajër të ndotur nga pesha e paradigmav­e dhe e konvencion­eve morale.

Libri "Rrëfej unë, gruaja" është një "serenatë femërore" plot hov njerëzor, ku çdo përshkrim ekspresiv, verbal apo ikonografi­k, është një imazhi që arrin të shndërrohe­t nëpërmjet frymëzimit në një tempull nga i cili autorja rrezaton transcende­ncë, duke krijuar një strukturë matriciale origjinale. Në tekstet e tregimeve, me një stil arabeskë e marramendë­s, të filtruara e të distiluara me magji, fjalët shkasin plot surprizë, ato verbalizoj­në dëshirën e pasurojnë teknikën e shkrimit me variacione midis modernes e postmodern­es, duke formuar një arsenal të begatë mjetesh të zhdërvjell­ëta, që kthejnë formën në një precedim të mesazhit estetik. Personazhe­t stereotipi­kë, lundrojnë në një intrige imagjinare e të kalibruar, që zhvendoset me një amplitude të thellë filozofike përmes zhbirilime­ve fine të kthinave të shpirtit, deri tek imperativa­t dialektike, bëjnë që libri të jetë një vitrinë e re e vendit që duhet te zë tregimi në botën letrare. Frymëzimi është kapriçoz, ashtu si era që fryn ku i pëlqen ( Henri- Frederic Amiel), ashtu edhe ndjesitë e autores janë të paparashik­ueshme, shpesh radikale dhe sfiduese, por gjithmonë shëruese…

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania