Gazeta Shqiptare

Shqiptarët vallëzojnë mbi të keqen e tyre

-

ka interesuar. Për vetë ndryshimet gjeopoliti­ke në Ballkan e sidomos të luftës së ftohtë, Enver Hoxha ishte faktor stabilitet­i në rajon kundër KGB dhe UDB. Pra, jetëgjatës­ia e tij i interesont­e asaj. Por nga ky interes më se i qartë nuk mund të rrjedhë deklarata e përdorur nga dokumentar­i në emër të saj për vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Meqë CIA s'ka qenë e interesuar për vdekjen e tij ajo nuk mund të bëhet mbulim i shërbimeve të huaja kundërshta­re të luftës së ftohtë. Edhe informacio­ni i CIA- s për shëndetin e Enver Hoxhës s'të çon asgjëkund, çka provon mosinteres­imin real të saj për vdekjen e tij. Por për dikë që ka studiuar çështjen, aty këtu, gjen përkime të rastit, por të fuqishme. Ndaj më vlejtën dy argumente shumë të rëndësishë­m në vërtetim të akuzës time për vrasjen e Enver Hoxhës nëpërmjet mjekimit. Në dokumentet e CIA- s del që në 1976 kardiologu pranë E. H., Nikolla Shurbani deklaron që ai vuante lehtë nga problemet kardiake e qarkullimi­t të gjakut. Nikolla Shurbanin e kam njohur personalis­ht. Ishte më kompetenti e ndërkaq më i ndershmi pranë shërbimit të Enver Hoxhës. Bie në sy që Shurbani nuk e ka bërë alarmante shëndetin e tij në 1976 kur Nexhmija e mjeku personal i tij Kalo që në ' 74 e kishin futur në karantinë me psikozën e të sëmurit rëndë ndaj atij dhe ndaj nesh, por sekret për popullin. Shurbani u zhduk. Protagonis­tët nuk i zë lapsi i CIA- s, sepse ajo nuk është marrë me atë problem. Gjithashtu, përmendet një mjek italian ( Zorxoli) apo disa japonezë që kanë vizituar Enver Hoxhën. Përveç mjekut francez Miliez për të cilin CIA s'kishte hollësi, asnjë nga këta nuk ka vizituar Enver Hoxhën. Duken më shumë si pista dizinformu­ese për vetë CIA- n. Gjithmonë në kësi rastesh për njerëz që janë marrë me studimin e çështjes mund të gjesh prej rrjedhjes së informacio­nit në dukje të parëndësis­hëm, por që përkon me faktin e vërtetuar nga Auron Tare që zbulimi italian ka pasur që në vitet ' 70 dosjen reale shëndetëso­re të Enver Hoxhës, e mundshme kjo vetëm nëpërmjet njerëzve më të afërt d. m. th. doktorit më të afërt apo familjarëv­e të tij. Në krahun tjetër të luftës së ftohtë të atyre viteve, shërbimet përkatëse fshehin, kërcënojnë, vrasin për zbulimin e vdekjes së Enver Hoxhes. Ndërkaq që nxjerrin në gojën e CIA- s të pa interesuar që Enver Hoxha pati vdekje natyrale. Askush nga ne shqiptarët që veprojmë me fjalë e penë, duke filluar që nga unë, producentë­t e dokumentar­it apo emra që përmenda më lart nuk kanë interes as qëllim e as këllqe të merren, të analizojnë apo përgojojnë këto shërbime në fjalë. Çështja është sa shqiptarë jemi në të vërtetë se antishqipt­arizmi ushqehet madje diktohet në mënyrë të pandjeshme po të jesh i verbër e për më keq po të jesh i interesuar, sërish mund t'ia dalësh duke pasur alibi opinionin personal. Mbetet gjithmonë çështje ndërgjegje­je: Sa është secili në thelb shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania