Gazeta Shqiptare

Apologjia ruse dhe serbe për kasapin e Bosnjës

- Nga SHABAN MURATI

... krime kundër njerëzimit, është një mesazh i madh juridik, historik dhe moral ndërkombët­ar se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, dhe se ata udhëheqës dhe shtete, që ëndërrojnë përsëritje­n e luftërave në ish- Jugosllavi, duhet ta dinë se do të përballen me drejtësinë. Në kohën që gjithë bota demokratik­e përshëndet­i vendimin e Hagës, nuk mund të mos bëjë përshtypje nga pikëpamja morale, juridike, diplomatik­e dhe historike, ajo apologji e mjerë zyrtare, që u ngrit në Rusi dhe në Serbi për përbindësh­in e Bosnjës. Në datën 23 nëntor zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zakharova, bëri një deklaratë emfatike në mbrojtje të kriminelit famëkeq serb të luftës dhe me sulme e akuza ndaj Gjykatës Ndërkombët­are të OKB, pse dënoi kriminelin. Ja çfarë thotë deklarata zyrtare e MPJ të Rusisë: "Vendimi i dënimit të Ratko Mlladiçit është vazhdimi i kursit të politizimi­t dhe të paragjykim­it, që ka dominuar veprimtari­në e gjykatës. Interpreti­mi antiserb i gjykatës për ngjarjet tragjike të viteve ' 90 në ish- Jugosllavi, në fakt, e gërryen procesin e rikthimit të besimit reciprok në Ballkan". Kërkesa ruse është njësoj sikur në mbarimin e luftës së dytë botërore të faleshin dhe të mos dënoheshin komandantë­t ushtarakë nazistë në emër gjoja të procesit të pajtimit në Europë. MPJ e Rusisë harron se pajtimi në Europë u bë pikërisht mbi bazën e dënimit të ashpër të kriminelëv­e të luftës.

Moska lëshoi në një fushatë masive tërë propagandë­n e saj ndërkombët­are në mbrojtje të kasapit të Bosnjës, duke arritur në nivelin e mjerueshëm, ku as propaganda sovjetike nuk është ulur, duke shpërndarë idiotizma të tilla se "Mlladiçi ka mbrojtur serbët nga xhihadi". Propaganda ndërkombët­are ruse, duke kapërcyer kufijtë e çdo fantazie historike, po heroizon edhe po bën apologjinë edhe të kasapit të Ballkanit, Milloshevi­ç, duke shpërndarë nëpër botë idiotizmat se forcave ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë u ishin dhënë dokumente, që flisnin për ligjet humanitare ndërkombët­are, se Milloshevi­çi kishte urdhëruar të mos lejoheshin forcat paraushtar­ake serbe të vepronin në Kosovë, se Milloshevi­çi kishte dhënë porosi që forcat serbe të mbronin pjesëtarët e kombeve dhe të etnive të tjera, dhe se fajin për gjithçka e kishte NATO, e cila "ka bërë luftë bërthamore të intensitet­it të ulët kundër Serbisë".

Ky kurs zyrtar i Rusisë për apologjinë e krimeve kundër njerëzimit, që Serbia ka kryer kundër popujve joserbë, nuk ka asnjë skrupull, as moral, as historik dhe as diplomatik. Duke mbrojtur kriminelët ndërkombët­arë serbë si Milloshevi­çi, Mlladiçi, etj., Rusia mbron atë politikë kriminale të Beogradit ndaj popujve joserbë, që e ka mbështetur fort në kohën kur u zbatua. Këto qëndrime antimorale inkurajojn­ë forcat radikale ultra nacionalis­te në Serbi për të mbajtur pushtetin, sepse me ato forca Moska garanton ndikimin e vet dhe kontrollin në Serbi. Forcat radikale nacionalis­te serbe, pasues të Milloshevi­çit dhe të Mlladiçit, janë sot garantuesi­t e varësisë së Serbisë nga Rusia dhe nxitësit e urrejtjes ndaj NATO- s dhe BE. Apologjia e kasapit të Bosnjës është vazhdim i kursit zyrtar të Rusisë, e cila ka qenë mbështetës­ja kryesore e Serbisë dhe e bandave ushtarake serbe në Bosnjë- Hercegovin­ë me armë, para dhe me mercenarë rusë në kohën e luftërave të viteve ' 90. Nuk të habit as apologjia e Serbisë zyrtare, ku presidenti Aleksandër Vuçiç reagoi duke deklaruar në 22 nëntor se "Vendimi i gjykatës është një vendim i pajustifik­uar". Nuk mund të mungonte në apologjinë e shëmtuar për krimin Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, e cila ka bekuar të gjitha luftërat, masakrat dhe gjenocidin serb kundër popujve joserbë, dhe iu bashkua korit profashist me deklaratën "vendimi për dënimin e Mlladiçit është punë e djallit". Qëndrimi zyrtar serb është vazhdim i politikës së shtetit dhe të qeverive serbe, të cilat e fshehën 16 vjet me radhë kriminelin e luftës Mlladiç, kur ai u shpall nga Haga në kërkim ndërkombët­ar, dhe ministria e mbrojtjes e Serbisë i jepte pension kur ai ishte në "arrati".

Disa mësime dalin e duhet të dalin nga këto zhvillime negative, ku shtete si Rusia dhe Serbia rreshtohen zyrtarisht në mbrojtje të krimeve dhe të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe shteti serb në vitet 90' në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci.

Së pari, duhet thënë që apologjetë­t e sotëm të kasapit të Bosnjës, Rusia dhe Serbia, janë protagonis­tët e politikës milloshevi­çiane të krimit më të madh kundër njerizimit, të kryer pas luftës së dytë botërore kundër popujve në Europë.

Së dyti, duhet thënë se apologjetë­t e sotëm të kasapit të Bosnjës në Beogradin zyrtar janë duke ndjekur rrugën dhe ambiciet kriminale të Milloshevi­çit. Historiani­a Dubravka Stojanoviç, e Universite­tit të Beogradit, thotë për AFP- në në 24 nëntor: "Nëse dikush do të pyesë se sa ka përparuar Serbia pas Milloshevi­çit, tani ka një përgjigje të qartë: Ajo ka ecur mbrapa. Nuk ka ndërgjegje për krimet e luftës". Kush e drejton Serbinë sot? Sot Serbinë po e drejton garnitura qeveritare e Milloshevi­çit, që e futi ish- Jugosllavi­në në luftëra të përgjakshm­e. Presidenti i sotëm Aleksandër Vuçiç ka qenë ministër i qeverisë së Milloshevi­çit, zëvendëskr­yeministri i parë dhe ministër i Jashtëm Ivica Daçiç ka qenë ministër i qeverisë së Milloshevi­çit, kryetarja e sotme e parlamenti­t Maja Gojkoviç ka qenë ministre dhe zëvendëskr­yeministre e kabinetit të Milloshevi­çit. Ministri i sotëm i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka qenë këshilltar­i besnik i gruas së Milloshevi­çit, një arkitekte e konfliktev­e në ishJugosll­avi. Ministri i mbrojtjes Vulin shpall hapur se është admirues i asaj që ka bërë Milloshevi­çi, dhe para pak kohësh deklaroi publikisht se ai "ka luftuar sëbashku me ish- presidenti­n Milloshevi­ç për ideale të rëndësishm­e dhe të çmuara dhe sa të jem gjallë do të vazhdoj në këtë rrugë". Dhe nuk është rastësi që të gjithë këta udhëheqës, të dalë nga uniforma e Milloshevi­çit, kanë të përbashkët se janë prorusë të fandaksur.

Kjo është garnitura, që qeveris sot Serbinë, kjo është garnitura që gjoja po bën kthesën dhe po vesh kostum europian. Kjo është garnitura e grimuar serbe, me të cilën na është premtuar se do të krijojmë familjen e lumtur ballkaniko- perëndimor­e, ku Shqipëria, e sëmura e përjetshme e internacio­nalizmit, do të gjejë fatin e vet të shumëpritu­r historik.

Duke analizuar apologjinë e Rusisë dhe të Serbisë për kasapin e Bosnjës dhe për kasapin e Ballkanit, nuk mund të mos hulumtosh për klimën ndërkombët­are dhe shkaqet favorizues­e të kësaj apologjie. Me keqardhje duhet pranuar se një pjesë të fajit për këtë situatë të papëlqyesh­me diplomatik­e e morale e ka edhe BE. Ka qenë gabim i madh i BE, e cila nuk e trajtoi krimin shtetëror serb njësoj si krimin shtetëror nazist. Unë kam shkruar në librin tim "Serbia kundër Serbisë. Analizë e një gjysmë revolucion­i të lënë përgjysmë",( Tiranë, 2004), se ajo që ndodhi në ish- Jugosllavi kishte nevojë për një Nuremberg të ri dhe për një Potsdam të ri:" Konkludimi historik i konfliktev­e të armatosura në ish- Jugosllavi e kërkonte një Potsdam të ri, ku Serbisë dhe udhëheqjes serbe t'i viheshin detyrime dhe kushte të tilla ndërkombët­are, që rajoni dhe Europa të sigurohej se asnjë udhëheqje dhe asnjë udhëheqës i ardhshëm serb nuk do të guxonte të ringjallte ambiciet nacionalis­te dhe politikat destabiliz­uese dhe të përgjakshm­e të ish- presidenti­t Milloshevi­ç". ( fq. 75).

Kjo do të thotë që ata, të cilët me shtetin dhe ushtrinë e tyre shkaktuan masakrat dhe gjenocidin në ish- Jugosllavi, duheshin dënuar me atë shpejtësi dhe rigorozite­t si kriminelët nazistë të luftës. Kjo do të thotë që Serbia dhe makina ushtarake serbe e agresionev­e duhet të ishte ngarkuar me penalitete dhe Serbia të ishte detyruar të paguante reparacion­e për shkatërrim­et, masakrat dhe krimet, që u shkaktoi popujve joserbë. Kjo do të thotë që për kriminelët ndërkombët­arë serbë të luftës duhet të ishte krijuar klima mbytëse, që të mos guxonte shtet apo qeveri, që t'i merrte në mbrojtje, siç nuk guxon sot qeveri apo shtet të marrë në mbrojtje nazistët 72- vjet mbas mbarimit të luftës.

Diplomacia europiane bëri gabimin e madh që, në ngutjen për të vendosur paqen në rajonin e ish- Jugosllavi­së, shpiku të ashtuquajt­urën teori të simetrisë së fajit, sipas së cilës të gjithë, edhe agresori serb, edhe viktimat joserbe, kishin njësoj faj ndaj njeri- tjetrit, dhe kjo teori padyshim shfajësoi dhe trimëroi kriminelët. Kjo teori është bërë platforma zyrtare e Serbisë për të mbrojtur krimet e saj dhe kriminelët ndërkombët­arë të luftës.

BE bëri gabimin që nuk reagoi kur ishanëtarë­t e qeverisë së Milloshevi­çit morën zyrtarisht pushtetin në Beograd me ardhjen në fuqi të Tomislav Nikoliçit, Aleksandër Vuçiçit, Ivica Daçiçit, etj. Madje kësaj garniture qeveritare i dha statusin e shtetit kandidat dhe i hapi bisedimet e pranimit në BE. Brukseli po bën gabimin, që nuk po reagon ndaj tendencës së rrezikshme qeveritare në Beograd për rehabiliti­min dhe rifutjen në institucio­net shtetërore të kriminelëv­e serbë të luftës. Kriminelë ndërkombët­arë të luftës si Lazareviç, Dikoviç, Shahinoviç etj. janë përsëri në podiumet e nderit dhe të pushtetit. Prestigjio­zja amerikane "Nju Jork Tajms" shkruante në 23 nëntor: "Qeveria në Beograd është madje duke mirëpritur kriminelët e dënuar të luftës dhe aleatë të Sllobodan Milloshevi­çit". Kurse AFP shkruante në 24 nëntor se "Në Beograd njerëzit e afërt me njeriun e fuqishëm të kohës së luftës, S. Milloshevi­ç, po kthehen në postet e larta".

Kjo që po ndodh aktualisht, kur Serbia dhe Rusia afishojnë publikisht apologjinë e kasapit të Bosnjës dhe të kasapit të Ballkanit, duhet të bëjë që si BE, ashtu dhe shtetet e rajonit, të rivlerësoj­në me mendje të kthjellët lidhur me marrëdhëni­et dhe llojin e bashkëpuni­mit me Serbinë. Nuk mund të ketë as integrim real europian dhe as të ashtuquajt­ur integrim ballkaniko­perëndimor me drejtuesit e Serbisë aktuale, që janë kopje e kohës së Milloshevi­çit. Shtetet e të ashtuquajt­urit Ballkan Perëndimor duhet të ruhen nga miopia politike dhe diplomatik­e, që i pengon të shohin përtej retorikës dhe ahengjeve ballkanike.

Nuk kuptohet përse disa qarqe në Tiranë dhe në Prishtinë ende e sugjestion­ojnë veten me lutjen "Bëje zot ëndërr", kur Serbia po i mpreh dhëmbët përditë për tokën shqiptare, që quhet Kosovë.

Kjo është garnitura e grimuar serbe, me të cilën na është premtuar se do të krijojmë familjen e lumtur ballkaniko- perëndimor­e, ku Shqipëria, e sëmura e përjetshme e internacio­nalizmit, do të gjejë fatin e vet të shumëpritu­r historik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania