Gazeta Shqiptare

Gomonia me 1.6 tonë kanabis, gjykata e Pireut në Greqi lë në burg 3 skafistët

Policia e Shtetit nis kontrollet e banesave, ja emrat e tre trafikantë­ve shqiptarë Shqiptari: S'kam lidhje me drogën, isha ngarkues

- Ina Allkanjari Arbër Sulo

Pesë ditë pas kapjes së gomones me 1.6 tonë drogë, e nisur nga Himara dhe arrestimit të 11 personave në kuadër të këtij operacioni, gjykata e Pireut në Greqi, dha dje masën e sigurisë për tre nga trafikantë­t. Gjykata la masën arrest me burg pa afat për tre të pandehurit të përfshirë në trafikun e drogës. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë për dy shqiptarë dhe një italian. Gjithashtu, televizion­i publik grek, ERT njoftoi se dje tre nga trafikantë­t që u kapën brenda gomones 12 metra, një shqiptar, një italian dhe një bullgar janë dërguar në prokurorin­ë e Pireut për t'u marrë në pyetje. Bëhet me dije se dëshmitë e tyre do të jenë vendimtare për të zbardhur më shumë detaje nga kjo ngjarje. Mësohet, gjithashtu, se ditën e sotme dhe nesër do të dërgohen në prokurori për të dëshmuar edhe 8 persona të tjerë. Sakaq autoritete­t policore shqiptare kanë kryer kontrolle në banesat e gjashtë shqiptarëv­e të arrestuar në Greqi si të përfshirë në trafikun e drogës.

SEANCA GJYQËSORE

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar dje në gjykatën e Pireut në Greqi, u dha masa e sigurisë arrest me burg pa afat për tre nga trafikantë­t e përfshirë në organizatë­n kriminale të drogës. Përpara trupës gjykuese një nga shqiptarët ka mohuar të ketë lidhje me drogën, pasi sipas tij ishte marrë në punë për ngarkim- shkarkim, pa pasur dijeni se çfarë ngarkese ishte. "Më thanë: Eja të shkarkosh disa gjera nga një skaf,nuk kam lidhje me drogën",ka thënë ai. Ndërkohë sipas prokuroris­ë së Pireut, italiani i përfshirë në trafikun e drogës ishte në rolin e organizato­rit. Akuzë e cila u mo-

hua nga ky i fundit. "Kisha marrëveshj­e thjesht për drejtimin e skafeve Skipper nga Greqia në Itali"- ka thënë italiani në seancën gjyqësorë. Pasi dëgjoi palët, gjykata e Pireut ka lënë në burg 2 shqiptarët dhe italianin. Ndërkohë gjykata e Pireut pritet të japë sot masën e sigurisë për një italian dhe dy shqiptarë të tjerë dhe të premten për pjesën e mbetur.

KONTROLLET E BANESAVE

Në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar. Mediat greke, referuar burimeve nga

hetuesit, kanë publikuar emrat e 3 shqiptarëv­e, të cilët kanë rënë në pranga. Bëhet fjalë për Arban Baxheri nga Saranda, Ervis Çaushaj nga Përmeti si dhe Emiliano Kola nga Vlora. Gjithashtu, dyshohet se pjesë e grupit është edhe një person tjetër me inicialet B. K. nga fshati Zhepovë i Përmetit. Për këtë të fundit ende nuk ka të dhëna të sakta, por mësohet se policia është vënë në kërkim të tij. Ndërkohë burime konfidenci­ale bëjnë me dije se për rastin në fjalë është informuar policia e Sarandës, e cila ka kryer kontrolle në banesat e gjashtë shqiptarëv­e të ar-

restuar në Greqi. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit Emiliano Kola, nuk janë gjetur të dhëna komprometu­ese. Ndërsa policia ka konstatuar se familja e Ervis Çaushti, nuk jeton në Përmet prej kohësh dhe nuk kishte asnjë banesë në pronësi. Ai dhe familja e tij rezultojnë të jenë larguar në Greqi pak vite më parë. Sakaq mësohet se i pandehuri Arban Baxheri, 32 vjeç është i martuar dhe ka një fëmijë dhe njihet në qytetin bregdetar si pronar i një dyqani celularësh, por aktualisht në emër të tij nuk rezulton asnjë biznes. Ndërkohë, Baxheri është një emër i njohur për policinë e Sarandës. Ai është shoqëruar disa herë për dyshime që lidhen me përfshirje­n e tij në trafikun e drogës, por më pas është lënë i lirë. Në 18 gusht 32- vjeçarit iu bë pritë afër banesës në Sarandë nga tre persona që e goditën në sy të djalit të tij, me shkop bejsbolli dhe thikë pranë zemrës. Baxheri mori plagë të rënda dhe pasi u mjekua në Sarandë u transportu­a në Janinë. Dyshimet për këtë rast kishin të bënin me konfliktet për pazaret e drogës. Tre autorët, të cilët plagosën Baxherin u lanë të lirë nga gjykata.

 ??  ?? I arrestuari Arban Baxheri
I arrestuari Arban Baxheri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania