Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et rrjeti i drogës në Itali, përfundojn­ë në pranga 12 shqiptarë

Grupi kriminal ka trafikuar tonelata marijuanë nga Shqipëria e kokainë nga Holanda Arrestohen 4 italianë, në kërkim edhe 4 persona të tjerë

-

Një tjetër organizatë kriminale që kon trollonte trafikun e drogës mes Shqipërisë, Italisë dhe Holandës është zbuluar dhe shkatërrua­r nga policia italiane. Gjatë operacioni­t masiv antidrogë, karabinier­ët e qytetit të Breshias ( në veri të vendit fqinj), kanë arrestuar 16 persona, 12 prej tyre shqiptarë dhe 4 të tjerë italianë ( mes të cilëve një grua). Mësohet se prokuroria ka lëshuar urdhër- arreste edhe për 4 persona të tjerë, të cilët janë ende në kërkim. Mes të kërkuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Dyshohet se ata fshihen në qytetin e Vlorës.

OPERACIONI ANTIDROGË

Sipas informacio­neve paraprake, grupi kriminal furnizonte me drogë kryesisht tregun italian. Marijuanën e merrte nga Shqipëria, ndërsa kokainën nga Holanda. "Është një organizatë kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleëe dhe mekanizmav­e të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016", thanë burimet nga policia italiane. Kështu, në "rrjetën e peshkut" përfunduan korrierë e tregtarë të drogës. Nga Holanda shkonin drejt Italisë kilogramë kokaine në çdo udhëtim. Ndërsa, rezulton se rrjeti ka trafikuar dhjetëra tonelata marijuanë nga Shqipëria. Si bazë kishin një zonë pranë Vlorës, nga ku lënda narkotike nisej me gomone drejt Ital- isë. "QuiBrescia. it" shkruan se, "marijuana vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë". Gjithashtu, burimet nga vendi fqinj pohuan se marijuana pasi mbërrinte në brigjet e Kalabrisë, transporto­hej drejt Breshias në automjete të modifikuar­a apostafat për fshehje narkotikës­h. Me marjuanë, ky grup furnizonte edhe Holandën. Droga drejt këtij vendi, sipas mediave italiane, trafikohej me avionë. Në rrugë ajrore bëhej edhe transporti i kokainës nga Holanda drejt Italisë. Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën vitin e kaluar.

HETIMET

Në fund të vitit që shkoi, nëpërmjet përgjimeve karabinier­ët italianë zbuluan një ngarkesë me kanabis nisur nga Vlora në drejtim të Kalabrisë në jug të Italisë. Dyshohet që droga u transportu­a nëpërmjet një peshkar- exhe e nisur më 26 dhjetor nga Shqipëria dhe u shkarkua tri ditë më vonë. Sasia e drogës së transportu­ar ishte 2.7 tonë marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës. Ky ishte momenti i arrestimev­e të para, ku u prangos edhe një 45- vjeçar shqiptar, që zyrtarisht punonte si mekanik. Ndërkohë, përgjimet kanë vazhduar për të identifiku­ar të gjithë organizato­rët e këtij trafiku. Nga përgjigjet u zbulua se sh- Sipas policisë italiane, organizata kriminale ka trafikuar dhjetëra tonelata marijuanë nga Shqipëria. Si bazë kishin një zonë pranë Vlorës, nga ku lënda narkotike nisej me gomone drejt Italisë. Mësohet se marijuana pasi mbërrinte në brigjet e Kalabrisë, transporto­hej drejt Breshias në automjete të modifikuar­a apostafat për fshehje narkotikës­h.

qiptarët me banim në Breshia porosisnin edhe sasi të konsiderue­shme kokainë nga Holanda.

Në krye të kësaj organizate është një shqiptar 35vjeçar që jeton në Breshia dhe kishte si bashkëpunë­torë më të ngushtë vëllain dhe nipin, tashmë të arrestuar. Sipas policisë italiane, kreu i organizatë­s, së bashku me vëllain dhe nipin organizont­e transporti­n me makina të modifikuar­a me dy shasi për fshehjen e kokainës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania