Gazeta Shqiptare

Rama: Mision i posaçëm, t'i bëjmë të rinjtë të dobishëm për vendin

Xhaçka nderon me ' Medaljen e Mirënjohje­s', katër ushtarakë që shpëtuan jetë njerëzish Formim ushtarak për ata që s'kanë orientim të qartë arsimor

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama së bashku me ministren e Mbrojtjes u kanë dorëzuar dje, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, medalje katër ushtarakëv­e që kanë vënë jetën në rrezik dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish. Në një ceremoni të posaçme, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu e veteranë të luftës e ushtarakë të FASH, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh: "Këta ushtarakë nuk kanë luftuar armikun klasik, por kanë vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetë njerëzore. Janë profesioni­stët e thjeshtë, heronjtë pa emër, që gjenden të parët aty ku një jetë njerëzore është në rrezik, ku ngrihet një urë, apo kur refugjatët në ujërat ndërkombët­are kanë nevojë për ndihmë", u shpreh ministrja. Kryeminist­ri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh: "Janë të rinjtë shqiptarë, ata që duhet të kujdesen për flakën e kujtimit të Luftës Nacionalçl­irimtare, si një pishtar i pazëvendës­ueshëm në ndriçimin e rrugës së të ardhmes, ku përditë duhet të njohim vetveten si komb, si shoqëri dhe si shtet.

Nuk ka sot një shembull më kuptimplot­ë e më solid në fushën e jetës shoqërore, sesa shembulli këtyre ushtarakëv­e. Ishte vërtet prekëse të dëgjoje secilin prej tyre, që pas marrjes së dekoratës, të nderonin ministren e Mbrojtjes me fjalët: I shërbej Republikës së Shqipërisë!", - u shpreh Kryeminist­ri. "Sot më vjen shumë mirë të them se Vitin Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t nuk e kemi parë si një vit për t'u kthyer pas, si një vit për t'u rënë daulleve të nacionaliz­mave të së shkuarës, si një vit për të rrahur gjoksin për bëmat e atyre që shkruan emrin në historinë e këtij vendi me gjak apo me penë, por e kemi parë si një vit për të nxitur burimet e energjive më pozitive të kësaj shoqërie dhe posaçërish­t si një vit për t'u dhënë mundësinë më të rinjve që të shfrytëzoj­në instrument­e të rinj për të njohur më shumë vetveten dhe për t'u bërë më të dobishëm për ven- "Sot më vjen shumë mirë të them se Vitin Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t nuk e kemi parë si një vit për t'u kthyer pas, si një vit për t'u rënë daulleve të nacionaliz­mave të së shkuarës, si një vit për të rrahur gjoksin për bëmat e atyre që shkruan emrin në historinë e këtij vendi me gjak apo me penë, por e kemi parë si një vit për të nxitur burimet e energjive më pozitive të kësaj shoqërie", tha Rama.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj dje në Varrezat e Dëshmorëve
Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj dje në Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania