Gazeta Shqiptare

Dita e Çlirimit, Rama e Meta bashkë në homazhe para memorialit "Nënë Shqipëri"

Të majtët nderojnë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, mungon PD LSI e ndarë nga PS, Kryemadhi: Të reflektojm­ë

- Darina Tanushi

Tre krerët e lartë të sh tetit, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeminist­ri Edi Rama nderuan dje, së bashku dëshmorët e vendit, më rastin e 73- vjetorit të çlirimit. Rama, Ruçi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ministrat kanë pritur për pak momente deri sa t'u bashkohej Meta në Varrezat e Dëshmorëve dhe më pas kanë vijuar sipas protokolli­t me vendosjen e kurorave me lule dhe përkuljen përpara memorialit "Nënë Shqipëri". Në këtë ceremoni munguan përfaqësue­sit e opozitës, të cilët prej vitesh e festojnë Ditën e Çlirimit në 28 Nëntor, bashkë me festën e Pavarësisë. As Rama dhe as Meta nuk folën pas homazheve për mediat, ndërsa më herët në mëngjes secili prej tyre uroi 29 Nëntorit. "Të dashur miq! Sot është dita e mirënjohje­s për të gjithë partizanët, dëshmorët e heronjtë e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare që sakrifikua­n gjithçka për çlirimin e Shqipërisë",- shkroi dje, Meta në rrjetin social. Edhe kryeminist­ri Rama duke njoftuar për aktivitete­t që do të ndodhnin në Tiranë gjatë ditës tha se "73- vjetori i Çlirimit të Atdheut është mundësi e rrallë për të reflektuar mbi sensin e angazhimit dhe solidarite­tit për të tjerët, për Shqipërinë!"

LSI

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim u shkëput sot, nga opozita me Partinë Demokratik­e. Por, drejtuesit e kësaj partie nuk iu bashkuan ceremonisë shtetërore, ku ishte edhe Partia Socialiste, por erdhën më pas për të kryer respektin ndaj dëshmorëve të rënë. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamenta­r, Petrit Vasili si dhe kryetarja e LRI- së, Floida Kërpaçi zhvilloi homazhet në varrezat e "Dëshmorëve të Kombit". Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi tha se 29 Nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Kryemadhi duke iu referuar betejës së madhe të popullit shqiptar tha se nuk ka rëndësi numri, por dëshira, përkushtim­i, vullneti dhe zemra për të fituar beteja të rëndësishm­e. "Ne sot nderojmë sakrificën e 28 mijë dëshmorëve, të cilët aspironin për një Shqipëri moderne, aspironin për një Shqipëri të begatë edhe pse jo të gjitha dëshirat e tyre janë të realizuara, motivimi ynë mbetet që këto dëshira dhe këto ëndrra të tyre t'i çojnë më tej brezat e rinj",tha kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. "Historia e vjetër e botës, por edhe historia jonë e re tregon edhe njëherë që mjafton të kesh dëshirën dhe përkushtim­in në zemër për të arritur atë që do",- tha kryetarja e LSI- së. "Besoj te dëshira, përgjegjës­ia, reflektimi i secilit nga ne që këto data të shënuara si 28- 29 Nëntori të jenë ditë reflektimi për klasën politike shqiptare për të çuar deri në fund amanetin e të gjithë atyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe mbi të gjitha për të krijuar atë Shqipëri të cilën kanë ëndërruar me qindra dhe mijëra vite shqiptarët",- tha ajo. Nën moton "Rrugëtojmë nën një flamur", Bashkia e Tiranës mblodhi dje në bulevardin e ri, me rastin e festës së Ditës së Pavarësisë, motoristë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët dhuruan një shfaqje për të gjithë të apasionuar­it pas mjeteve sportive. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se bashkimi mes njerëzve është më i rëndësishm­i dhe nëse shqiptarët bashkëpuno­jnë, atëherë asgjë nuk mund t'i ndajë ata.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Varrezat e Dëshmorëve
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Varrezat e Dëshmorëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania