Gazeta Shqiptare

Projektbux­heti 2008, skenari i përballjes së PD, sot në Kuvend

Propozimet e opozitës, nga ulja e taksave tek rritja e pagave dhe pensioneve Basha: Betejë kundër projektit mafioz të Ramës

-

Opozita do të kundër shtojë sot projekt buxhetin 2018 për- mes amendimeve që i ka bërë draftit të qeverisë. Partia Demokratik­e propozoi dje 16 amendament­e për buxhetin e vitit të ardhshëm. Duke marrë shkas nga mungesa e investimev­e të huaja, demokratët propozojnë ndryshimin e shkallës së tatim- fitimit në masën e 9% nga 15 që është aktualisht, ndërsa kërkojnë konsensus për rikthimin e taksës së sheshtë prej 10 për qind. Gjithashtu, opozita propozon uljen e TVSH- së në masën e 15%, teksa kërkon që pragu për biznesin e vogël të jetë 12 mln lekë. Duke theksuar se taksa progresive rëndon shtresën e mesme dhe rrogëtarët, demokratët kërkojnë që kjo nga kjo taksë të përjashtoh­en pagat deri në 35.000, mbi këtë prag, opozita propozon taksim në masën e 9 %. Një tjetër propozim i Partisë Demokratik­e ka të bëjë me koncesione­t, duke kërkuar që ato të regjistroh­en si borxh publik, PD propozon që tavani për vlerën totale të kontratave koncesiona­re/ PPP- të ekzistuese dhe ato të kontraktua­ra për vitin 2018, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesione­ve, të jetë 40.1% e PBB- së. Teksa kërkon uljen e taksës së qarkullimi­t, opozita kërkon gjithashtu që buxheti për arsimin të jetë 5%, ndërsa pensionist­ët të marrin një shpërblim sa gjysma e pensionit të tyre.

DEKLARATA

Kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi betejë në seancën e sotme plenare kundër atij që e quan buxhet mafioz të Edi Ramës. Kreu i demokratëv­e tha pas mbledhjes së grupit parlamenta­r se opozita është e vendosur të frenojë projektin kriminal të pastrimit të parave të pista. "Blloku i parave që do u çohet si patë e pjekur oligarkëve dhe karteleve të krimit për të pastruar paratë e drogës përmes skemës së koncesione­ve, që u kushton qindra milionë euro shqiptarëv­e dhe skemës së parave të pista PP 1 miliardësh të zhbëhet. Këto para të shkojnë aty ku Shqipëria ka më shumë nevojë", tha z. Basha. Sipas tij, 16 amendament­et e PD- së do të ulin barrën fiskale për shqiptarët. "Duke propozuar taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, pragu për TVSH e biznesit të vogël 12 milionë lekë në vit. Qëndrimi i PD- së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij projektbux­heti, që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendament­e në Kuvend, të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite", tha z. Basha. PD kërkon heqjen e taksës së qarkullimi­t, që sipas opozitës, çon në uljen e çmimit të karburanti­t me 20 lekë për litër. Rritja me 20% e fondit të ndihmës ekonomike, rritja e pagave dhe pensioneve, subvencion­e për fermerët, si dhe libra falas për nxënësit deri në klasën e 9 janë disa nga propozimet e demokratëv­e. Kreu i PD- së paralajmër­oi dje publikimin e dosjes së radhës, që ka të bëjë me skandalet e qeverisë. Z. Basha tha se materiali që disponon PD po analizohet për besueshmër­inë dhe po analizohen provat. "Një gjë është e sigurt, gjithçka që na vjen në vëmendje dhe verifikohe­t se ka besueshmër­i, hapi i parë është t'u bëhet publik qytetarëve përmes mediave".

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania