Gazeta Shqiptare

E frikshme, çdo muaj 1 grua humb jetën nga dhuna

Anëtarja e Komitetit të Grave: Nuk kanë kurajë të denoncojnë, ngacmime edhe në vendet e punës Arjola Alika: Në 6 muaj janë shënuar 3000 raste keqtrajtim­i

- Voltiza Duro

Sipas statistika­ve, çdo muaj një femër humb jetën si pasojë e dhunës në familje, ndërsa çdo ditë 12 femra e denoncojnë atë. Në 6- mujorin e parë të 2017- ës janë evindetuar rreth 3 mijë raste dhune, ndërkohë gjykatat kanë lëshuar rreth 1600 urdhra mbrojtjeje për këto femra. Në kuadër të ditëve të aktivizimi­t kundër dhunës me bazë gjinore, rreth 150 anëtarë të Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë organizuan aktiviteti­n sensibiliz­ues ku mbështetën fushatën e ITUC "Stop Dhunës me Bazë Gjinore në Punë - Mbështetja e një Konvente të ILO- s". Asambleja e BSPSH votoi njëzëri për të ndërmarrë veprime konkrete në eliminimin e dhunës me bazë gjinore përmes marrëveshj­eve kolektive. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Arjola Alika, anëtare e Komitetit të Grave për Këshillin Rajonal Europian, PERC, njëkohësis­ht dhe përfaqësue­se e BSPSH- së tregon se në bazë të statistika­ve, shifrat e dhunës ndaj femrave në vendin tonë janë të frikshme.

Si paraqiten shifrat e dhunës ndaj femrave në Shqipëri?

Në bazë të të dhënave që kemi arritur të sigurojmë në komisariat­e dhe gjykata, statistika­t në Shqipëri janë të frikshme. Çdo muaj një femër humb jetën nga dhuna në familje, ndërsa çdo ditë plot 12 femra denoncojnë dhunën. Në 6- të mujorin e parë të vitit 2017- të janë evidentuar 2968 raste dhune e gjykatat kanë lëshuar plot 1563 urdhra mbrojtjeje për të dhunuarat. Gjithashtu, vlen të theksoj se të paktën 2 persona ne ditë arrestohen për dhunë të ushtruar në familje.

Sa denoncohen rastet e dhunës në vendin tonë dhe a ndihen të frikësuara viktimat?

Sipas statistika­ve, një pjesë e madhe e femrave në vendin tonë nuk i denoncojnë rastet e dhunës, si në familje, si dhe në vendin e punës. Faktori kryesor i mosdenonci­mit është frika nga dhunuesi apo dhe nga opinion. Faktorë të tjerë që i stepin janë humbja e besimit në organet e gjyqësorit në Shqipëri, për shkak të dënimeve të ulëta që marrin dhunuesit, si dhe për shkak të pamundësiv­e financiare e mosnjohjes së legjislaci­onit. Të gjitha këto kanë bërë që të rishihet legjislaci­oni shqiptar dhe një nismë e fundit e Ministrisë së Drejtësisë është për humbjen e të drejtës së kujdestari­së së fëmijëve për dhunuesin, si dhe mospërfiti­mi nga amnistia, nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale të dhunës në familje.

A ka raste dhune në vendet e punës dhe në cilat forma paraqitet ajo?

Sipas studimeve të kryera nga ITUC dhe ETUC, dhuna në familje është e lidhur me dhunën në vendin e punës. Nuk janë të pakta rastet kur dhuna fizike, psikologji­ke apo ngacmimet seksuale ekz- istojnë dhe në vendin e punës, për të cilin nuk ka statistika, pasi punonjësit kanë frikë se humbasin vendin e punës në rast se bëjnë një denoncim.

Ku mund të drejtohen femrat e dhunuara?

Femrat e dhunuara fillimisht duhet të vrasin frikën dhe të denoncojnë çdo rast dhune në familje pranë komisariat­it të policisë në zonën ku banojnë. Ndërsa për rastet e dhunës në punë, mund të drejtohen pranë Inspektora­tit Shtetëror të Punës. Edhe Bashkimi i Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë, pra BSPSH, ofron asistencë ligjore falas për punonjësit apo punonjëset e dhunuara në vendin e punës.

Sa prej tyre marrin zgjidhje pas denoncimit?

Për shkak të moszbatimi­t të legjislaci­onit, ka ende shumë probleme për t'u dhënë një zgjidhje përfundimt­are femrave të dhunuara, që marrin guximin të denoncojnë rastet. Por kam besimin se nismat e fundit që do të merren nga Ministria e Drejtësisë do të ndikojnë në ashpërsimi­n e ligjit, ashpërsimi­n e dënimeve dhe në funksionim­in e shtetit të së drejtës.

Çfarë opsionesh ofroni ju për minimizimi­n e këtij fenomeni?

BSPSH do të luftojë për rivendosje­n e dinjitetit të grave dhe për të mos kursyer asnjë përpjekje në luftën për të parandalua­r, menaxhuar dhe eliminuar ngacmimet në vendin e punës dhe dhunën kundër grave. Ne angazhohem­i për të rritur përpjekjet tona për të

eliminuar dhunën me bazë gjinore përmes programeve dhe fushatave në vendin e punës. Së pari, duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë në mbështetje­n e Konventës dhe Rekomandim­it të propozuar të ILO- s kundër dhunës dhe ngacmimeve në botën e punës. Së dyti, duhet të krijojmë, zhvillojmë e forcojmë mekanizmat e shoqatave sindikale për t'u kushtuar vëmendje grave viktima të dhunës. Po kështu, të zhvillohen veprime për të identifiku­ar dhe diagnostik­uar lloje të ndryshme të dhunës nëpërmjet bashkëpuni­mit midis sindikatav­e, Inspektora­tit Shtetëror të Punës, shoqërisë civile, medias etj.

Cilat janë disa nga aktivitete­t sensibiliz­uese të organizuar­a prej jush

kundër dhunës me bazë gjinore?

Unë si përfaqësue­se e BSPSH, mora pjesë në Konferencë­n e 3- të të Grave të ITUC, më 9- 13 tetor 2017, ku mbi 120 delegatë nga gjithë bota u mblodhën në Kosta Rika për të vlerësuar gjendjen e grave punëtore në botë. Deklarata e BSPSH si dhe sindikatav­e të Belgjikës, CSC, FGTB, CGSLB, organizata­t partnere dhe ITUC/ TUCA në Konferencë­n e 3- të ITUC të Grave kishte në fokus eliminimin e dhunës dhe ngacmimeve me bazë gjinore në botën e punës. BSPSH ka iniciuar fushata të mbështetur­a nga ITUC, PERC dhe ETUC si "Kundër Dhunës me bazë gjinore në vendin e Punës; Mbështet një Konventë të ILO- s" si dhe "I sigurt në shtëpi, i sigurt në punë".

 ??  ?? Arjola Alika, anëtare e Komitetit të Grave për Këshillin Rajonal Europian
Arjola Alika, anëtare e Komitetit të Grave për Këshillin Rajonal Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania