Gazeta Shqiptare

Provim certifikim­i për mjekët që s'kanë përmbushur detyrimet

QKEV: Sot afati i fundit i regjistrim­it, dokumentac­ioni që nevojitet Shpallen datat sipas specialite­teve

- Voltiza Duro

Brenda ditës së sotme, të gjithë mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikim­it 2010- 2014, sipas specialite­teve përkatëse, duhet të paraqiten pranë QKEV për t'u regjistrua­r në provim. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, e cila ka shpallur datat e provimit të certifikim­it, bazuar në fushat përkatëse. "Regjistrim­et për provim bëhen pranë QKEV- së deri më datë 30 nëntor 2017, duke paraqitur dokumentet: fotokopje të kartës së identiteti­t; fotokopje e lejes së ushtrimit të profesioni­t."- citon QKEV. Ditën e testimit, pjesëmarrë­sit duhet të jenë të pajisur me mjetin e identifiki­mit, të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikim­it dhe të paraqiten të paktën 30 minuta para provimit. "Më datat 7,8,12,13,14 dhjetor 2017, ora 9: 00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet provimi i certifikim­it për mjekët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikim­it 2010- 2014, sipas specialite­teve përkatëse."- thuhet në njoftim. Respektivi­sht, më datën 7 dhjetor do të zhvillohet provimi në degët Anestezi Reanimacio­n, Endokrinol­ogji, Hematologj­i, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, dhe Obstetrike Gjinekolog­ji. Një ditë më pas do të kryhet testimi në specialite­tet Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, e Neurologji. Ndërsa më 12 dhjetor të gjithë të specializu­arit në Ky testim do të cilësohet i kryer me sukses nëse profesioni­sti ka marrë të paktën 50% të pikëve maksimale. Ndërkaq, profesioni­sti pjesëmarrë­s në provim ka të drejtë të përsërisë provimin e certifikim­it në një kohë të dytë, jo më shumë se 5 herë.

fushat Neurokirur­gji, Okulistike, Gastrihepa­tologji, Alergologj­i, Pediatri, Imazheri, dhe Psikiatri do i nënshtrohe­n testimit. Më tej, një ditë më pas do të zhvillohet provimi në specialite­tet Reumatolog­ji, Kardiologj­i, Pneumologj­i, Mikrobiolo­gji, Anatomi patologjik­e dhe Mjekësi ligjore, Shëndet publik, e Urgjenca mjekësore. Dita e fundit e testimit për mjekët, do të jetë 14 dhjetori i këtij viti në degët Imunologji, Dermatolog­ji, Toksikolog­ji, Hipertoni dhe mjekësi interne.

Provimi i certifikim­it kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetenca­ve të profesioni­stëve që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli certifikim­i për të garantuar përputhjen me kërkesat bashkëkoho­re të praktikës profesiona­le. Ky testim do të cilësohet i kryer me sukses nëse profesioni­sti ka marrë të paktën 50% të pikëve maksimale. Shpallja e rezultatev­e do të bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të

DATAT E PROVIMEVE:

profesioni­t dhe jo të emrit të profesioni­stit. Ndërkaq, profesioni­sti pjesëmarrë­s në provim ka të drejtë të përsërisë provimin e certifikim­it në një kohë të dytë, jo më shumë se 5 herë.

 ??  ?? Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim
 ??  ?? Renditja e Shqipërisë sipas statistika­ve të ILO
Renditja e Shqipërisë sipas statistika­ve të ILO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania