Gazeta Shqiptare

"Atentati që iu bë djalit s'ka lidhje me dy vrasjet në Vlorë e në Durrës"

"Me ta nuk kontaktoni­m prej vitesh. Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë" Prindërit e Inez Hajrullës: Jemi kushërinj të largët

-

Atentati që iu bë djalit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e dy të afërmve tanë. Me ata nuk kontaktoni­m prej vitesh, jemi kushërinj të largët". Kështu kanë deklaruar në polici familjarët e 25vjeçarit Inez Hajrulla, i cili u gjymtua rëndë pas shpërthimi­t të një sasie prej 300 gr C4 në automjetin e tij tip "Jeep". Ngjarje kjo e ndodhur paraditen e së hënës, në vendin e quajtur "Bishti i Kalldrëmit" në qytetin e Vlorës. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi banorët e qytetit bregdetar, hetuesit e çështjes kanë marrë në pyetje prindërit e të riut, që si pasojë e shpërthimi­t të tritolit humbi njërën këmbë. Mësohet se familjarët e të mbijetuari­t të atentatit kanë dëshmuar në ambientet e policisë së Tiranës, për shkak se ndodhen afër djalit të tyre, i cili është duke marrë ndihmë mjekësore në reanimacio­nin e Spitalit të Traumës. Prindërit e të plagosurit, Inez Hajrulla dyshojnë që autori është në Vlorë, por nuk japin detaje të tjera. Ndërsa, mohojnë kategoriki­sht që atentati ndaj djalit ka lidhje me ekzekutimi­n e Renato Imerit më 31 korrik të këtij viti pranë një lokali në Lungomare dhe me vrasjen Endri Çaushit më 21 dhjetor 2015- ës në një atentat në Durrës.

DËSHMIA E FAMILJARËV­E

Dy ditë më parë, burime të rezervuara nga blutë e qytetit bregdetar konfirmuan për "GSH" se 25vjeçari Inez Hajrulla ( person me precedent penalë) kishte lidhje gjaku me Renato Imerin, që u vra pak muaj më parë në Vlorë dhe me Endri Çaushin, që u ekzekutua dy vite më parë në Durrës. Po të njëjtat burime thanë se të dyja këto ngjarje i janë bashkangji­tur dosjes së hetimeve, për të mësuar nëse atentati i ndodhur paraditen e së hënës ka lidhje apo jo me këto dy vrasje. Ndërkaq, familjarët e të plagosurit nuk pranojnë që atentati që iu bë djalit të tyre të ketë lidhje me këto dy ngjarjeje. Ata u shprehën para hetuesve të çështjes se Inezi lëvizte lirisht në çdo qytet të Shqipërisë dhe se nuk ka pasur konflikte në Durrës. "Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë", pohuan ata. Mësohet se 25- vjeçari që humbi njërën këmbë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Emri i tij i vërtetë është Imer dhe është djali i biznesmeni­t të njohur në Vlorë, Robert Hajrullës. I riu njihet ndryshe edhe si Ini i Çones dhe është kushëriri i Renato Imerit, 36- vjeçarit i njohur ndryshe si "Reni", që u vra disa muaj më parë me armë zjarri në zonën e Lungomares në Vlorë dhe gjithashtu, kushëri me Endri Çaushaj, i ekzekutuar në Durrës.

ARRESTIMI

Dy ditë më parë, policia e Vlorës arrestoi Inez Hajrullën, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij tip "Jeep" u gjet një çantë supi, brenda së cilës kishte një pistoletë tip "Glock", me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër. Të njëjtat burime pohuan se edhe një vit më parë, i riu Hajrulla është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të: "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit". Po ashtu, policia e qytetit bregdetar bëri me dije se 25- vjeçari që u plagos në atentat është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

 ??  ?? 25- vjeçari i plagosur, Inez Hajrulla
25- vjeçari i plagosur, Inez Hajrulla
 ??  ?? Makina ku shpërtheu tritoli
Makina ku shpërtheu tritoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania