Gazeta Shqiptare

Arrestohen 2 vëllezërit hajdutë, u gjenden armë e municione dhe fenelina policie

-

DURRËS - Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen të jenë autorë të disa vjedhjeve. Bëhet fjalë për vëllezërit Hamid Bala 28 vjeç, dhe E. B. 16 vjeç nga fshati Karpen i Maminasit. Gjatë kontrollit policor, atyre u janë gjetur dhe sekuestrua­r armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie si dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme. Sipas bluve të qytetit bregdetar, vëllezërit Bala u prangosën në flagrancë gjatë operacioni­t të koduar "Rakordimi". Hetuesit e çështjes pohuan se Hamid Bala ka qenë i dënuar më parë për veprat penale: "Plagosja", "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Vjedhje të energjisë elektrike". Gjithashtu, edhe vëllai i tij 16- vjeçar ka qenë i dënuar më parë. Mësohet se grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentua­r me prova shkencore dhe procedural­e se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z.; vjedhjes së servisit së shtetasit M. N., ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë si dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S. B.. Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale: 1 armë zjarri pistoletë tip "Ecol" së bashku me një krehër me 9 fishekë; 1 armë gjahu tipi "Shutgan", ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë; 1 armë gjahu me grykë, e cila kishte të stampuar PBERETTA; 1 pushkë sportive, 1 dorezë arme gjahu "Shutgan", 169 fishekë kal. 7.62 mm mod 56, 1 automjet tip "Benz CLK 230", kompresor së bashku me dokumentac­ionin dhe të instaluara një palë fenelina policie, 6 palë targa. Sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E. Z. dhe M. N.; 1 palë dylbi, 3 telefona smartphone, 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare dhe 1 kamera e markës ' JVC COMPACT VHC'. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vjedhja" në bashkëpuni­m, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania