Gazeta Shqiptare

Emergjenca­t Civile: Shirat mund të shkaktojnë përmbytje, më të rrezikuara Fieri dhe Vlora

Reshjet, prezente nga 30 nëntori deri më 4 dhjetor

-

TIRANË - Emergjenca­t Civile paralajmër­ojnë se mund të ketë përmbytje në disa zona të vendit, për shkak të reshjeve të shiut, që priten të nisin mëngjesin e ditës së sotme. Përmes një njoftimi për mediat, EC bëjnë me dije se janë marrë masa emergjente për situata të pritshme të parashikua­ra nga IGJEUM dhe institucio­net ndërkombët­are të monitorimi­t të përmbytjev­e për Evropën, të cilat parashikoj­në reshje shiu me intensitet të lartë.

Sipas Institutit të Gjeoshkenc­ës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ( IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorolog­jike që bashkëpuno­jnë me Emergjenca­t Civile, informohem­i paraprakis­ht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 nëntor deri më 4 dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësim­it dhe priten reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe me intensitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjev­e. Përgjatë këtyre ditëve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritje­t paraprake, këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjev­e urbane në varësi të gjendjes së kanalizime­ve në qytetet kryesore ( Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastë­r). Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu, edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte. Efektet e rëndësishm­e të përmbytjev­e në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier parashikoh­et se mund të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë, 2 dhjetor 2017. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet ( Gjirokastë­r, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së premte, 1 dhjetor 2017.

Për sa më sipër, Drejtoria e Përgjithsh­me e Emergjenca­ve Civile udhëzon në mënyrë të veçantë të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucio­neve qendrore rajonale dhe vendore për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komuniteti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania